Kandidatja e LSI e di arsyen pse Rama e vendosi Ballën të tetin në Elbasan

Rovena Cerka

Kandidatja për deputete e LSI për qarkun e Elbasanit, Miranda Rira në një intervistë për ‘FaxNews’ komentoi ngjarjen e Ditës së Verës, ku militantët u përleshën me njëri-tjetrin.

Sipas Rirës këto gjëra ndodhin dhe do të ndodhin për sa kohë politikanët shoqërohen me ‘çunat e fortë’.

Sipas saj fajin për gjendjen në Elbasan e ka Tailant Balla, i cili sic u shpreh ajo “vendos për të gjitha vendet bosh, për të gjitha vendet vakante të punësimit në sektorin e shëndetësisë, arsim, etj”

“Është e ditur tashmë që ai i cili ka drejtuar Elbasanin me një ‘dorë të hekurt’, ai i cili ka dirigjuar të gjithë tenderat në Elbasan, ai i cili ka vendosur kë do të punësojë e kë jo, ai i cili ka qeverisur dhe ka abuzuar është ai i cili deri ditën e fundit ishte ‘numri 1’ në Elbasan, por që tashmë fatkeqësisht është ‘numri 8’ – thotë Rira për Ballën.

“Lëvizja e Partisë Socialiste pak minuta para se të shpallte listën e saj, të gjithë mendonin se kryetari ose Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla do të ishte ‘numër 1’ edhe pse kishte zëra se vetë kryetari i PS-së donte që ta largonte zotin Balla dhe këtë e dha duke e vendosur në numrin 8, siç dihet ky është një vend dhe një pozicion në listë që është jo fitues” – thotë kandidatja e LSI.

Prisja që PS-ja të përfshinte në lista zotin Musa Ulqini i cili është një njeri i papërlyer nga korrupsioni, ndryshe nga Taulant Balla që të gjithë e njohin dhe ja dinë bëmat në Elbasan”, u shpreh Rira.

 

c.r / dita

Share This Article
4 Comments
  • Kryehadutja e leshitlikes , monstra e leshelis qe beri tender per stadiumin e Prrenjasit kur Prrenjasi nuk ka fare ekip futbolli, sot e pandehur. Kjo eshte Miranda Rira , keshtu jane gjithe drejtoret , dhe bashkiaket e leshelise, tip Elona Guri qe ne Durres e therrasin Drandja e Mirdites ,qe kandidon ne Durres per Nafije dybekun. A nuk ngjan si Drande kjo Elona, as mashkull, ad femer taman Aliene , si Floida surratufoja. Me 25 prill leshelija per skrap.

  • ce @….

    Ke shume te drejte per kete te lesh e lise ,por mos haro Ballen ,qe i qethi qeros komplet pyjet e Librazhdit ,pervec korrupsionit qe merr perqindje nga disa monopole , ne rrang republike e jo vetem ne Elbasan .Dhe ti o ce ,mos e barazo Ballen me kete femren ,se eshte turp ,por barazoje me shefen e kesaj Moniken e Like Meten ,se si dihet si dalin kush ka me shume para .Nuk komentoj kot .

  • Shume mire i ditka punet e ps po ato te lesh e lise ai i po keshtu, apo flet hava. Nje cope hajdutje e lesh e lise komenton ato gjera qe jo vetem nuk i di por kerkon te fuse edhe percarje midis ps-isteve. Hajde librazhdaxhie e zgjuar hajde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *