Petro Koçi, i dyti në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Fier, në një intervistë për Report Tv tha se socialistët kërkojnë një mandat të tretë për të çuar përpara punët e nisura.
Ndërkohë që premtimet e kundërshtarëve për Koçin janë premtime piramidale më të rrezikshme se ato të Sudes. Koçi tha se përballë alternativës së PS, është çifti Meta dhe Berisha, të cilët i cilësoi si rrezik për shtetin.
Koçi u shpreh se PS e meriton një mandat të tretë pasi ka treguar se mund të përballet me sfidat si ato të tërmetit apo pandemisë.
Koçi: PS meriton një mandat të tretë. Qeveria Rama ka përballuar me sukses objektivat që ka marrë përsipër por është shquar për përballimin e sfidave që ka sjellë natyra siç ishte sfida e tërmetit dhe më pas pandemia.
Qeveria Rama ka treguar se ka shpirtin e punës, e vendosur për të ecur përpara me reforma të rëndësishme, ku veçojmë reformën në drejtësi, një reformë e cila në procesin e vetting-ut nxori jashtë sistemit dhjetëra prokurorë e gjyqtarë të korruptuar.
Nga ana tjetër përballë nesh është një çift individësh Berisha-Meta që mbartin në kurriz përgjegjësi të mëdha për shkak të ngjarjeve kriminale që kanë pasur për autor PD dhe LSI që kurorëzuan një martese politike me krimet e 21 Janarit dhe një sërë veprimesh kundër shtetit dhe institucioneve. Meta dhe Berisha janë rrezik për shtetin, për kushtetutën dhe vetëm PS është garanci për stabilitetin shoqëror dhe integrimin e vendit.
Basha ka premtuar se do hamë me garuzhde të florinjtë, skena e premtimeve të tij është piramidale më e rrezikshme se e Sudes dhe duhet bërë kujdes me politikanë të tillë se e çojnë vendin si në ’97.
c.r / dita

Ky Koçi i teta Olges ta mbush mendjen!!
Po po ia kane vu syrin sidomos gjithe zonave te mbrojtura: i kemi mbrojtur me mot vetem qe Rama edhe oligarket e tij t’i grabidin per veti!
Koçi ka shume te drejte per ato qe thote dhe ka te drejte qe mbas mandatit te trete te kerkoje dhe te katertin dhe te pestin e me radhe per te çuar perpara reformat qe ka lene pas dhe keto reformat nuk mbarojne kurre.Un mendoj qe per nje periudhe te gjate te mos kete zgjedhje deri kur Rama te mbaroje reformat(qe me sa duket s’mbarojne kurre ) te pakten te kursejme leket.