KPA le në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e “çuditshëm” të ish kreut të prokurorisë së Gjirokastrës, Arben Pasho

Rovena Cerka

Kolegji i Posaçëm i Apelit ka vendosur mbrëmjen e së mërkurës të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e ish kreut të prokurorisë së Gjirokastrës.

Arben Pasho, pas verifikimeve të kryera nga organte e vetting-ut rezltoi se nuk u konstatuan problematika për secilin komponent si pastërtia e figurës, pasuria dhe aftësia profesionale. Argumenti i dhënë në vitin 2019 ishte si më poshtë:

“Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në vlerësimin e përgjithshëm të tri kritereve arrin në përfundimin se pavarësisht se nuk u vlerësua që problematikat e konstatuara për secilin komponent përbëjnë më vete shkak për shkarkim nga detyra, duke u analizuar në tërësinë e tyre, në vlerësim të Komisionit, konsiderohet se subjekti i rivlerësimit ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia”.

 

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.48/2019, datë 09.10.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Arben Pasho, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 147, datë 16.05.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 147, datë 16.05.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Arben Pasho.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.03.2021.

 

Arben Pasho ka shërbyer në sistemin e drejtësisë për 30 vite.

c.r / dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *