E përditshmja gjermane FAZ shpotit presidencën greke të BE-së

redaktor

Marrja e Presidencës së Bashkimit Europian nga Greqia nuk ka shpëtuar edhe pa shpotitje, e madje cinizëm në Europë. Gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka publikuar dje një artikull mbi këtë temë, të cilit i ka vënë një titull që flet vetë: “Kalimera, Kalinichta”. (Mirëdita, natën e mirë”.

Faqja “Greek Reporter” e ka rimarrë artikullin duke nxjerrë në pah mosbesimin dhe pse jo antipatinë e thellë që ndan tanimë një pjesë të madhe të opinionit publik në të dyja vendet. Sipas GR, edhe fotoja shoqëruese e shkrimit të FAZ, luan një rol ironik. Aty jepet një pikturë e Ansel Feuerbacht ku tregohet Alqivjadhi (Alcibiades) i dehur që hyn në shtëpinë e poetit Agathon. Dhe ja sesi autori luan me këtë element: “Është e pasigurtë nëse presidenca greke do t’u kthejë grekëve identitetin e tyre të humbur, do të nxisë vetëvlerësimin, apo  do t’i bëjë ata krenarë, sikurse Soible deklaron. Sigurisht grekët mund të jenë krenarë për të kaluarën e tyre të lavdishme, një e kaluar kur Alqivjadhi i dehur mund të mbante ndonjë fjalim interesant”.

Dhe më tej, në mënyrë thuajse të pamëshirshme, gazeta gjermane e shtyp edhe më shumë plagën. “Gjatë presidencës greke ndoshta nuk do të organizohen simpoziume luksoze si këto në pikturë, por kjo nuk do të thotë që ne të bëhemi sarkastikë, si Çurçilli me Etlin”, të cilin ky i fundit teksa e “vlerësonte” për modestinë shtonte se:  “Në fakt ai ka shumëçka për të qenë modest”.

Ndonëse përfaqëson gjithsesi një gazetë në Gjermani është e qartë se pas saj qëndron edhe një pjesë e opinionit europian. Çka do të thotë se presidenca greke mund të përballet me probleme. FAZ nuk ka lënë pa shtuar edhe faktin se tashmë kundrejt gjermanëve në Greqi  “ka urrejtje”. Po kështu, më datën 30 dhjetor, versioni gjermanisht i gazetës “Wall Street Journal” fliste për një dalje të Greqisë nga Eurozona, pasi kështu mund të kishte një përmirësim real të ekonomisë së këtij vendi. Ndonëse WSJ pranonte se dalja e Greqisë nga eurozona do të trondiste tregjet financiare. (ResPublica)

Më shumë në: http://eu.greekreporter.com/2013/12/31/frankfurter-allgemeine-zeitung-to-greece-kalimera-kalinichta/

Share This Article
9 Comments
  • E kane mire Gjermanet. Grekerve iu kane ra brekushet ne fund te kembeve. Genjyen e genjyen vetvehten tani kakarisin si gjelat e detit qe “fryhen” packa se kembet i kane te holla per ibret. Popull mitoman jane grekerit e sotem. Pika Europes ke po vene te udheheqe unionin, ca palo-greke.

    • Greket jane me breke neper kembe , por politken shqiptare e kane futur ne thes …shyqyr thuaj qe ju ra ekonomia se do na kishin bere gjemen…

    • Shpotit eshte fjale shqipe qe ne e kemi zevendesuar me fjalen “ironi”, sepse na duket me moderne kjo e fundit. “Injorante” eshte fjala qe i ka zene vendin fjales shqipe “te paditur”. Me sa duket nuk jane dhe aq te paditur, thjeshte ne nuk dime gjuhen tone.

  • Per fat te keq ktij populli ju mungon udheheqja !Jan hajdut qe shesin jo vetem atdheun por nese ka dicka me lart tej tij edhe ate e shesin! Jan kta qe e fundosen Greqin ne kte dit halli ! Populli popull esht dhe si ta drejtosh shkon! Nuk esht e mundur qe ai vend me ate klim ,,ate det ,ato ishuj,e ate siperfaqe te katandiset ne kte dit halli ! Te gjith kryeministrat jan shitur dhe vazhdojn te jen te till ! Kan hyr ne sherbim te atyre qe gjith boten po duan te sundojn dhe ju a kan mbushur xhepat paturpesisht Populli kudo vjedh kur qeveria i vjedh e kte se luan topi ! Skandalet qe perdit plasin, qe nga ish ministri mbrojtjes (qe per pak do behej kryeminister) e deri tek gati cdo minister ,me gjith se mundohen ti shmangen ,nuk esht e mundur te mbulohen ! E saper ata gjermanet ,vetem firma SIMENS ka kompromentuar gat gjysmen e administrates shtetrore e deri ne gazetar! Ju ka mbushur xhepat dhe, dhe ato lek i kan mar perseri po nga taksapagusit grek me cmimet qe levrijn ! Tani “trojka”e fameshme po ju a zbath breket dhe Greqin po e xjerin ne ankand qe gjithcka ta blejn per nje cop buk! Prandaj shyqyr qe hoqem qafe qafirin e madh me gjith familje se drejt asaj ruge do shkonim edhe ne ! Shpresoj te ket nxjerr mesim kjo qeveri nga e kaluara dhe nga “komshiu” qe po ngordh !!!!

  • o tironsirefugjat,,,,,mos ja qaj shume hallin greqise ti po qaja vendin tat,,,,,,ose te pakten nderro emrin beje greku refugjat,,,,,,,,,,,,,,,,,,na myten shqipfolesat na myten,,,,,,,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • O ti shqipfoles i ndritur ! Cfar te dogji ne shqipen time ! Cilen nga te dy shtetet te “gudulisa” se hallin e vendit tim e shof dhe nuk bej pjes tek ata qe nderojn fe dhe emer por shof qe ke zgjedh nje emer si ai nvaktit qe i pelqete me u krujt dhe ne qeshnim dikur ! Pra skam ndermen te debatoj me ty o “Hosten” se me kto qe ndodhin e shof nuk po me qeshet mo !!!!!!!!!!!!

  • Mos lehni kot.Greku , i mire a i keq . ka pranuar ne vend te tij qindra mijra shqiptare me pune e paga sa te ministrave tane ndersa me pagat tona as me 100 vjet pune nuk blejme makine vec po te marrim nga … dy paga. pra nje me bordero e tjetren… per ladrare .! . Me hile a pa hile , me cfrytezim ose jo ne qar e kemi perderisa jemi ne zemer e jo ne ane , te Europes por me bithe jashte Viktor Hoti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *