COVID – 19 / Ukraina regjistron rekord viktimash. 342 vdekje në 24 orë, 30773 jetë të humbura nga fillimi i pandemisë

Rovena Cerka

Ukraina ka raportuar një numër rekord ditor të vdekjeve të lidhura me Covid-19 për të dytën ditë radhazi. Po ashtu dhe numrin më të lartë ditor të shtrimeve në spital.

342 viktima u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit, nga 333 në 24 orët e mëparshme. Duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 30 773, tha ministri i shëndetësisë Maksym Stepanov.

Ndërkohë një shifër kulmore prej 5 438 pacientësh Covid u pranuan në spital gjatë ditës së kaluar, tha Stepanov në Facebook. Shifra e mëparshme rekord ishte 4 887 e regjistruar në 11 Mars.

Rritja i është atribuar variantit më të transmetueshëm të virusit të zbuluar për herë të parë në Britani.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *