Rakacolli: Vaksinat kineze dhe ruse janë të sigurta dhe të certifikuara, jam gati ti bëj edhe vetë!

Rovena Cerka

Në një kohë kur në orën 15:00 të ditës së mërkurë, Kryeministri Edi Rama u nis drejt turqisë për disa takime lidhur me sigurimin e vaksinës kineze, zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, tha se vaksina kineze, por dhe ajo ruse janë të sigurta dhe të certifikuara në vendet ku ato përdoren.

Rakacolli tha në “Repolitix” se vaksina kineze është e certifikuar në Turqi dhe ka paraqitur kërkesën e saj në OBSH për përdorim.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve siguroi shqiptarët se ajo vaksinë është e sigurt, efektive, ndërsa tha se ajo është gati të bëjë vaksinën ruse apo kineze.

“Vaksina është e certifikuar në vendet që është prodhuar në Kinë në kinë dhe në atë vende të tjera që  e përdorin edhe në Turqi. Ajo ka paraqitur dokumente tek OBSH për certifikim dhe nga ajo. Procesi i sigurimit të vaksinave merret nga komiteti i ekspertëve të vaksinimit i krijuar para pandemisë dhe është i përhershëm. Rendësi ka ku janë marrë certifikatat e sigurisë dhe dokumentacioni i tyre kalon dhe nga agjenci e barnave dhe është e siguruar se ajo vaksinë që bëhet është e sigurt. Jam gati ta bëj vaksinën kineze apo atë ruse. Brenda pak ditësh do të vaksinojmë deri në 15 mijë veta në ditë”, tha Rakacolli.

c.r / dita

Share This Article
2 Comments
  • Po ku ishe moj Zoje me e thane kete oara se te vdesin 2000 njereze?!
    Apo ishit to prit vendimin e Njishit?!
    Turp i mjekesise jeni se keni lejuar nje tragjedi me kete zbulim shume te vonuar po arsye jo mjekesore!
    Mernni shembull pak perreth : slovakia testoj gjithe popullin! Eshte sa shqiperia…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *