Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion policor në disa komuna. Sipas Telegraf, lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.
Ai ka bërë të ditur se operacioni po kryet për parandalimin e trafikimit të armëve dhe veprimeve kriminale.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale. Operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin kompetente,” tha ai
Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se ditën e djeshme gjatë operacionit të policisë janë kryer 12 arrestime në Prishtinë. Po ashtu, ai ka shtuar se në kontrollet e kryera janë gjetur pajisje për falsifikimin e dokumenteve, pasaportave, patentave, kartave të identifikimi të gjitha këto nga më shumë 16 shtete të ndryshme të BE-së.
“Janë arrestuar tre persona të dyshimtë në operacionin e sotëm që ka filluar në orët e hershme të mëngjesit dhe janë kontrolluar 12 lokacione dhe janë ndalur 9 persona të dyshimtë. Në të dy këto operacione janë gjetur laboratorë të pajisur me aparatura dhe materiale për prodhimin e dokumenteve të ndryshme të falsifikuara si pasaporta, patentë shoferi, kartela identifikimi të gjitha këto nga më shumë 16 shtete të ndryshme të BE-së. 12 persona janë arrestuar dhe të tjerët në paraburgim. Hetimet janë kryer në bashkëpunim me Europol-in, Shqipërinë dhe me disa shtete të BE-së. Janë sekuestruar aparatura materiale, dokumentet,”-ka thënë ai.
c.r / dita
