KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Fierit Marsela Dervishi. Trupa gjykuese përbëhej nga Xhensila Pine, Firdes Shuli dhe Olsi Komici

Rovena Cerka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Fierit, Marsela Dervishi.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Firdes Shuli dhe Olsi Komici.

Gjyqtarja Dervishi u vlerësua pozitivisht për të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmin. Gjatë seancës dëgjimore të martën, KPK evidentoi ankesa për vonesa e zvarritje të proceseve, gjetje të cilat u kundërshtuan nga gjyqtarja Dervishi.

Marsela Dervishi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012 dhe pas një periudhe stazhi në Tiranë, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Aktualisht, ajo është kandidate për t’u promovuar në Apel, pas shpalljes së vendeve vakante nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

 

c.r / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *