87 për qind e adoleshentëve që vuajnë nga dhimbja e kokës nuk kanë nevojë t’i drejtohen farmacisë, por thjesht duhet të mos përtypin më çamçakëz. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga universiteti i Tel Avivit në Izrael.
“Nga 30 pacientëve, 26 prej tyre kanë raportuar për përmirësime të rëndësishme dhe 19 kishin zgjidhur problemin me dhimbjen e kokës plotësisht”, thanë mjekët që kryen studimin.
20 prej pacientëve të shëruar e rinisën përdorimin e çamçakëzit dhe të gjithë nga ta raportuan për kthim të menjëhershëm të simptomave. Dhimbja e kokës është e zakonshme në fëmijëri dhe bëhet edhe më e zakonshme dhe e shpeshtë përgjatë adoleshencës, në veçanti te vajzat.
Shkaktarët kryesorë të dhimbjes së kokës janë stresi, lodhja, mungesa e gjumit, nxehtësia, video lojërat, zhurma, dielli, cigarja, mosngrënia dhe menstruacionet. / Kososvapress

Mua dhimbja e kokës më shkaktohet nga çamçakizi dhe saliu? Mirë nga çamçakizi heq dorë por nga saliu si t’ja bëj? Mbin në çdo ekran!
VR!!! Mua dhimbja e kokës më shkaktohet nga çamçakizi dhe saliu? Mirë nga çamçakizi heq dorë por nga saliu si t’ja bëj? Mbin në çdo ekran!
Saliut ske cfare ti besh por hiq koken tende