“Me plagë të thella nga djegiet”, gjendet trupi i pa jetë i Arjan Salës. Ishte bllokuar në afërsi të derës së mbyllur, e identifikon xhaxhai

Rovena Cerka

Trupi i pajetë i Arjan Salës është gjetur mbrëmjen e djeshme nga forcat zjarrëfikëse në magazinën në qendrën tregtare ‘Casa Italia’.

Këtë lajm e ka bërë të ditur policia e shtetit e cila me anë të një njoftimi shkruan se trupi i pajetë i përket të riut.

Tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandëprera, nga zjarrëfiksit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrëfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.’-shkruhet në njoftim.

Ka qënë xhaxhai i të riut ai i cili ka bërë të mundur identifikimin e trupit, e më pas është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Sala kishte djegie të thella në disa pjesë të ndryshme të trupit.

Pas më shumë se 48 orësh kërkime nga forcat zjarrëfikëse, forcat vullnetare, qentë e shpëtimit, trupi i 32-vjeçarit u gjet në orën 03:00 të mëngjesit.

Punonjësi i magazinës kishte mbetur i bllokuar në katin e nëndheshëm të magazinës e cila shërbente për të mbajtur furnizimet me rroba që vinin për qendrën tregtare.

Gazeta dita mëson se në tentativë për të hapur derën, Sala ka mbetur brenda saj.

Trupi i tij u gjend në afërsi të derës së kyçur.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *