Rama: Arjani do shpallet Dëshmor i Atdheut, presim nga Prefekti propozimin

Rovena Cerka

Kryeministri Edi Rama ka propozuar që Arjan Salës t’i jepet titulli Dëshmor i Atdhet.

Ai eshte shprehur se pret propozimin nga prefekti Besim Murataj për ta firmosur.

Trupi i Arjan Salês u gjet sot pas 50 orë kêrkimesh dhe lufte me zjarrin në magazinën e qendrës tregtare Casa Italia.

Arjani, përgjegjës sigurie i kësaj magazine hyri brenda kur nisën flakët dhe nxorri jashtë të gjithë punonjësit e magazinës.

Më pas, në pritje të mbêrritjes së zjarfikësve, ai ka tentuar të shuajë flakët me mjetet e objektit, por zjarri e ka bllokuar brenda.

 

c.r / dita

Share This Article
10 Comments
  • Nderkohe,politikanet zihen per karige……i riu dashamiresi , flijoi jeten per njerezit….
    Te tille jane vetem deshmoret !.

  • Gjithashtu edhe pergjegjesit e katastrofes. Mbase duke filluar qe nga arkitektet, inxhinieret qe kane ndertuar ne ate fare feje, Deri te pergjegjesit e magazines qe ,me mentalitetin e tyre “hajd mo, se nuk na gjen gjo”.Bejini edhe ata Deshmore te Atdheut.
    E dime qe fatkeqesira te tilla ndodhin ne te gjithe boten, ama pergjegjesit mbajne pergjegjesi.

  • Ngushellime familjes per ARJAN SALEN, i cili qendroj ne krye te detyres sa dha jeten duke shpetuar jete njerezisht.
    Per kete qeveria duhet te mblidhet sa me shpejt qe ti beje nderimet e duhura dhe familjes se tij, bashkeshortes, djalit te tij te vogel qe nuk e gezoj babain e vet ti sigurohet jeta ne te gjitha drejtimet.
    Ne gjithe kete periudhe shkerllatokracie jemi mesuar te ndigjojme prej 30-te vitesh si vidhet, si grabitet, si vritet, si behet korruspsion.
    Ky person dha jeten ne krye te detyres.
    Por repartet e ndihmes se shpejte, si jane zjarrfikesit duhen te jene me te shpejte dhe me materiale te kompletuara. Tung.

  • Te behen hetimet, te gjendet shkaku, pastaj propozimet per deshmor. Mos e nisni nga Zh-ja per te dale te A-ja.

  • E bejne apo jo deshmor kjo ka pak rendesi.Rendesi ka te gjenden se kush e ka fajin per kete dhe te vihen para pergjegjesise si ata qe kane bere ndertimin dhe ata qe kane firmosur per kushtet E dyta qeq te demshperblehen dhe tu sigurohet jeta familjareve.

  • Hipokrite…e neveritshme…deshmor eshte ai qe ben dicka per vendin e vet…jo nje njeri qe u vra gabimisht nga policia..

    • Anda nuk eshte ai qe u vra nga policia. Eshte ai qe vdiq duke u perpjekur te shpetonte njerez te tjere nga zjarri. A eshte per deshmor apo jo nuk e di, por nuk eshte ai qe u vra gabimisht nga policia.

  • Loja me Jeten ne vendin ku jeta kushton lire ose fare, ne Shqiperi eshte norme. Njesoj post mortum ku cdo makabritet shfrytezohet me paturpesi e cinicizmin me ekstrem te politikes nga S.Berisha deri ne diten sot.

    Deshmoret Nuk Shpallen nga Partite e Politika, qeverite dhe kr.ministrat – si/ kur tu teket. Ka vendime parlamenti, akte normative, struktura e studime serioze ku bazohet kjo; jo se Arjanin do e zhvendosin nga varri te ata qe akoma s’jane dakort ne Zogu ishte hajdut cizme a patriot por shtetet funksionale nuk sillen keshtu.

    Edi Rama si te gjithee politikanet, do sinkron me sentimentin popullor per te ngelur relevant, vazhduar lojen BUKE e CIRK, shprehur sa human eshte dhe ne fund si e ka gishtin ne puls te opinionit publik.

    Sqarim.

    Hero e akt heroik ne te folmen e perditshme e mediatike nuk jqne gjithmone njesoj me nje titull dhe formalizim kombetar e institucional. Hero quhet dhe Lenjani kur ben gol me Andoren (thote media) por e kuptojme ekzagjerimin.

    Hero dje ulej e ngrihej Sajmir Tahiri me cunat…Akte Heroike se PO BENIN SHTET, me mbyllje bastesh e arrestime peer mos pagim dritash. Te pakten tentuan te na I shesin te tille. Sot jemi nr.1 per kanabiss ne Europe. Eksportojme kriminele e droge, prostituta dhe te burgosur ne Perendim, emigrante dhe te drobitur.

    Shteti nuk filloi ne 2013′
    As behet te EdiRama & Elisa 3
    sa here nderrohen Partite.

    Na kane bere sibshtetet me tifoze ku Institucionet nuk ekzistojne. Kur jane, prishen. Ku nuk prishem fare, injorohen. Praktikat boterore dhe ne Shqiperi ndajne Heronjte ne Lufte dhe Paqe.

    llogarite nuk jane ne nr viktimash as akt por kontekst. Lufte e Paqe. Ne kohe paqe vleresohet Guximi Civil/ Sakrifica dhe Kurajo qytetare, zjarr, mbytje, aksidente, shpetime ne mal etj. Ne lufte dhe me/ uniforme e flamur e kom; ka te tjera specifika. Dhe titujt e medaljet jane te ndryshme. As. je oficer I Policise ne perballje e kriminele nuk merr te njejtat tituj/ medalje ne paqe dhe te varroset me Deshmoret e Kombit.

    Po luhet me emrin e kujtikinmin nje viktime.
    Djale, bashkeshort dhe baba.

    Po keqperdoret nje akt ne te cilin perfundimi ligjor nuk ka dale akoma. GODINA ESHTE E NXEHTE E.Rama pret Prefektin ne “propozim” se aq I mjafton sipas tij (qe tashme e ka vendosur)

    1. Sherbimet zjarrfikese nuk kane dhene faktet e plota.

    2. Nuk dihet shkaku zjarrit, aksidental a me qellim.

    3. Nuk ka percaktim te burimit te zjarrit.

    4. Nuk dihet kohezgjatja e zjarrit, perhapja, ne ka pasur akcelerante (mjete shtese) pajisje qe nuk duhet te ishin aty, si ka ndikuar paniku, ajri, arkitektura, perberesit e tjere, mallrat dhe cdo gje. NE BOTE investiguesit e zjarreve jane nder njerezit me me eksperience e te pergatitur ne disa disiplina – nuk jep kush konkluzione pa folur ata.

    5. Pasi gjindet shkaku, faji e fajtoret, percaktohet reagimi njerezor per rastin. Protokollet e inst a biznesit.

    6. Si ka qene gjendje e sigurise teknike, materialet (flamable, per te tilla ka siguri ekstra) tranjimi dhe alarmet prove qe ka biznesi e kompania; kush eshte personi pergjegjes aty ne rast zjarri (fire marshall) qe zakonisht jane rojet, suguria. etj.

    7. Pajisjet e siguria kunder-zjarrit. Si dhe ku jane alarmet e aktivuara nga tymi, dioksid karboni etj. Nese ka sprinklers (dushe, spray me uje/substanca nga lart) si ndodhi? U aktivuan a jo? Nese po pse nuk rezultuan funksionale. Nese jo, pse jo. Nese nuk ka fare ne nje vend me mbi 5-20 persona, pse nuk ka. Kush/ si ka dhene Certifikate Sigurie ZJARRI ne kete biznes aktiv? Te verifikohenbte gjitha, dhe datat e personat.

    8. Ne bote per kushtet ne pune primare jane Siguria dhe SHENDETI (Organizate kontrolli) dhe inspektoret e zjarrit. Nuk ka biznes, shkolle, spital, rajon, institucion, restorant a kompani
    qe qendron hapur ligjerisht, te mund te operoje pa CERTIFIKIMIN E TYRE. SI ka ndodhur ne kete rast. Si ndodh ne cdo rast.

    9. Konkluzionet jepen shpejt ne ka prova e deshmitare e kamera por mund te keerkojne jave e muaj. Po ashtu behen konsulta dhe ndoshta kerkohen partnere te huaj. Duhen modele kompjuterike, analiza ne laboratore, prova etj.

    10. Nderhyrjet nga shteti, patosi kolektiv, shpalljet heronj apo deshmore shume shpejt, ndikojne hetimet dhe demtojne proceset.

    Nese ka prova qe biznesi eshte treguar I pakujdeshem, ka bere kursime ku nuk duhej, nuk ka bere cfare duhej, ka vepruar ne forma ilegale duke vene ne rrezik jeten e punonjesve; fillon stadi nr.2. Policia dhe prokuroria hapin hetime, shkojne e nga neglizhenca (neglizhent mund te kete qene dhe roja ne nje faze a tjeter, sot se dime!) vrasje pa dashje e me rradhe. Po nese eshte me dashje – kush e di kete qe sot?

    Ne moment qe hapet nje hetim kriminal dy deget e tjera (legjislativi dhe ekzekutivi heshtin, I lene te mbarojne punen) Me pas flet gjykata.

    “”””

    Edhe nese Arjani ka bere akt heroik duhen sqaruar veprimet e tij me cdo prove te mundshme duke pyetur dhe ri-pyetur deshmitaret.

    Ai ka lene dy familje pas. Prinder dhe vellezer e motra dhe kusherinj. Gruan dhe femijet. Me 5vite nese ata femije ngelen pa Buke a. nje semuret nga kanceri sinjalizimet e Ditmir BUSHATIT ne facebook dhe mallengjimet e RAMES su hyne ne pune. As keta nuk I ndihmojne neser.

    Pas konkluzioneve dhe nese ka hetime kriminale, familja dhe shteti duhet ta ndeshkojne e te marrin demshperblim nga ky biznes. Ne sasine me te larte monetare te mundshme qe lejon ligji shqiptar. NUK jane te pakta rastet ne bote kur disa kompani si kane perballuar demshperblime – gjobat dhe nga sekuestrot ligjore kane shkuar ne FALIMENT.

    Si dhe, familja duhet te udhezohet e perkrahet disi ne procese civile kompensimi nga demi. Shteti me fonde per VIKTIMAT ne raste te jashtezakonshme dhe kompania per cfaredo veprimi gabim apo mosveprime. Kjo familje nuk dobvetem vleresim social dhe nje medalje e titull, keta femije pa baba dhe grua pa burre ndoshta nga kjo humbje fundosen ne nivel urie. Nje pension qesharak neser apo lavderimet nuk u japin Buke.

    Nese nuk veprojme sakte, si dhe te jepen sinjale per te tjera biznese e individe tragjedi te tilla do perseriten. Po ashtu, ky Zjarr duhet ti sherbeje sherbimit Zjarrfikes dhe Shtetit (ketu flet Edi Rama…jo si cun lagje vend e pa vend, ec e ha fara) per nje Kontroll Total te Sigurise ngaa ZJARRI ne te gjithe Shq. dhe tragjedine e kthejme ne mesim. rishikohen praktikat dhe potencialisht parandalojme tragjedite e neserme.

    Media ka rol kryesor ketu. Analizon rreziqet nga zjarri. Edukon qytetaret. JEP KUJTESA. Gjen njerezit adapte. Ne keto raste nuk publikohen fjalet bajate dhe pa kuptim te D.Bushatit as nismat populiste dhe pa kuptim te E.Rames!!

    Intevistohen ekspertet. Zjarrfikes, kimiste, inxhiniere, doktore, te sigurise etj, per kohen e shkaqet, elementet dhe perberesit, strukturat dhe materialet, efektet e tymit/ zjarrit e me rradhe.

    Nese duam te jemi serioze e korrekte, te vleresojme tragjedite dhe Jeten, te presim siguri dhe te marrim masat perkatese, menyra si sillemi dje dhe sot nuk eshte ideale per progresin neser.

    Ne fund, skujtese per te gjithe ne ne forcen dhe dobine e RASTIT, PRECEDENTIT DHE TRAGJEDISE .

    Bukuresht 2015,

    ne klubin Kolektiv bie zjarr fatal qe rezulton me 64viktima. Ku shumica nuk u vrane nga zjarri por infeksionet spitalore. Nje investigim rigoroz dhe I jashtezakonshem nga media zbuloi korrupsione vrastare ne spitale (dizinfektantet holloheshim, probleme me barnat etj) praktikisht elemente gangsterizmi kriminal ku edhe krimbat jane filmuar ne plaget e pacienteve. Qeveria mundohej ti largohej pergjegjesise. Deri sa arriti ne kercenime jete per gazetaret (sherbimet sekrete) pasi asetet kombetare po vidheshin deri ne nivele ministrash. Kjo ka sjelle pergjigje masive dhe ndryshime te medha ne vend. Nga siguria/ kodet e ndertimit, pergjigjet ndaj zjarrit, te tenderat, praktikat dhe manaxhimi shendetesor.

    Kush do mund ta shohe dokumentarin qe u perhap ne bote ne 2020, Collectiv nga Alexander Nanau..

    @Media nese nuk ka analiza dhe raportim serioz gjithmone kalohet nga lajmi ne lajm pa asnje vlere per individe, familje dhe shoqerine; ne raste te tilla (me shume po se jo) nese germohet zakonisht ka nje neglizhence, nje abuzim dhe ose KORRUPSION. Dhe kur ka aksidente krejtesisht faj, Ju pergatisni opinionin dhe I beni presion Pushtetit te veprojne me cdo menyre te parandalohen aksidente te ngjashme dhe te tjera.

    Ose?
    Kopjojme FB e nje anonimi medioker si D.Bushati dhe bertasim per heronj akoma kur godina eshte e nxehte dhe kalojme ne tregjedine tjeter pa vene mend kurrre.

  • I dashur Dino.
    Nisma për ta shpallur Dëshmor atë djalë, pavarësisht se nga vjen, bazohet – së paku për ato që po dëgjojmë e lexojmë – tek vepra e mirë e një njeriu të mirë: të paktën nga ç’na raportojnë mediat, ai burrë shkoi të bëhet fli në emër të detyrës profesionale dhe, ç’ka më shumë vlerë akoma: asaj njerëzore…
    Një punëtori të sigurisë së një ndërmarrjeje, punonjësve dhe/ose të objektit që ka për detyrë të ruajë dhe mbrojë, ia lejon detyrimisht ligji që ai vetë të mos vëjë në rrezik kokën e vet, përpara se t’ia shpëtojë doemos qytetarit. Ai është i detyruar të veprojë për të vënë në zbatim masat e sigurisë në rast emergjence e njëkohësisht, sipas mundësisë, ai ose vetë shefi i tij të njoftojnë organet e specializuara dhe kompetente.
    Ai vetë, Arjan Sala, mund t’i ketë anashkaluar një ose dy nga këto detyrime profesionale, por kjo, me ç’kuptohet fare qartë, ka ndodhur ngaqë AI ZOTËRI ka dashur të shpëtojë ca jetë njerëzish.
    Nuk ishte, me siguri, e shkruar në kontratën e tij të punës, se ai kishte bërë BETIMIN për të lënë dhe jetën, siç ndodh psh me truprojat e Presidentëve ose Gardën Kombëtare apo Ushtrinë në përgjithësi.
    E këtu s’mbetet tjetër veçse ta quash atë një HERO e jo thjesht dëshmor; “A”-ja që ju përmendni qëndron pikërisht këtu: tek gjesti sublim i qytetarit për qytetarin.
    Sa për “ZH”-në – atë mirëfilli – nuk më mbetet veçse të jem dakord me ju: PËRPARA DREJTËSISË – E SA MË SHPEJT! – ata që janë përgjegjësit e vërtetë të kësaj tragjedie!
    Mund të jetë sipërmarrësi, projektuesi i godinës, pronari i objektit, ndërtuesi, ndërmarrja që instaloi impiantin elektrik, kompania e sigurisë, entet shtetërore mbikqyrëse e madje dhe SHTETI VETË!
    Ose të gjithë së bashku, përfshirë dhe ne të dy….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *