Dita ndërkombëtare e teatrit: “Zotohem se krimi i 17 majit, mes errësirës në periudhë pandemie, nuk do të amnistohet”

Rovena Cerka

Sot në ditën ndërkombëtare të teatrit, Presidenti Ilir Meta ka risjell në vëmendje ngjarjen e 17 majit. Shembja e Teatrit Kombëtar u kritikua rëndë nga shumë aktorë politikë për mënyrën se si u bë dhe për shkak se ishte në fuqi vendimi i shpalljes së vendit ” Gjendja e Jashtzakonshme”

Meta shkruan se zotohet se  “krimi” i 17 majit nuk do të amnistohe.

 

Sot, me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, zotohem se krimi i ndodhur në zemër të Tiranës më 17 maj 2020, mes errësirës dhe në periudhë pandemie, nuk do të amnistohet kurrë dhe se mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, do të rivendoset njëherë e përgjithmonë Drejtësia, që do të shembë Tiraninë.

Mirënjohje të gjithë artistëve dhe qytetarëve, të cilët për mbi dy vjet, me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, i dhanë zë kauzës së Teatrit dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore e kombëtare.

Pas 25 prillit, Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte!

KOHA PËR DREJTËSI PO AFRON!

 

c.r / dita

Share This Article
2 Comments
  • Teatri do të lartësohet më shumë, duke u bërë më i bukur e funksional, por halli tij si do bëhet që nuk do gjejë derman.

  • Nje bandit hipokrit ne krye te presidences , i nje mendje me Neritan Alibalin qe ben thirrje publike ” Vdekje Edi Rames ” ! A mund te gjendet ne gjithe boten president me idjot se ky ?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *