Pas suksesit minimal 1-0 në transfertë, ndaj Andorrës, dhe rikthimit në Shqipëri, kuqezinjtë të drejtuar nga Edy Reja do të përballen ditën e dielë përballë Anglisë,ndeshja e dytë për kualifikueset e Botërorit Katar 2022. Vetëm një ditë para ndeshjes, trajneri i përfaqësueses Edy Reja dhe portieri Etrit Berisha folën në lidhje me kundërshtarin.
“Anglia është një kundërshtar shumë i fortë dhe ka një organikë me shumë kampionë. Pjesa më e madhe e futbollistëve të Anglisë kanë treguar cilësi të rëndësishme që mund të bëhen lojtarë të mëdhenj”.
Duhet përqëndrim, maturim, duhet të ketë edhe aspekte taktikë, nuk të japin referime sepse edhe anësorët marrin pjesë në sulm. Më shumë se motivimi, duhet përdorur mendja, nuk duhet t’i japim hapësirë dhe duhet ta përgatisim në mënyrën më të mirë dhe jo vetëm në aspektin difensiv, por do të kërkojmë edhe t’i vendosim në vështirësi”. Përfundoi tekniku Italian.

Mos te kemi asnje shorese nga arkaiuku Reja!Nuk ka specialist futbolli qe e shpjegon qe mbrojtesi i djathte i Napolir ,te rreshtohet allo i djathte ndaj Andores.I mjeri Hysaj sillej ne fushe,si pula pa pry.
Ndaj Anglise ky do fitoje 3:0
Lojtaret dhe ekipi kane per detyre te mobilizohen 100%. Nuk eshte fjala se do fitojme kundra Anlise apo jo, se dihet se kush eshte Anglia, por edhe humbja pertypet me kollaj kur humbet me dinjitet.
Mendimi im eshte se Anglia nuk ka interes per tu angazhuar maksimalish keshtu qe mund te meret barazimi me nje mbrojtje perfekte, dhe kundrasulme sporadike sa per ta mbajtur kundershtarin ne tension.