20 vjeçari që përdhunoi dhe la shtatzanë 43 vjeçaren me probleme mendore pranon fajin

Rovena Cerka

20-vjeçari Klavio Karuni që përdhunoi 43-vjeçaren me aftësi të kufizuara mendore dhe e la shtatëzënë në Devoll, ka pranuar krimin e rëndë.

Burime pwr ‘faxweb’ bëjnë me dije se Klavio Karuni, ka pranuar përballë uniformave blu aktin e rëndë. Në prani të avokatit mbrojtës ai ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me 43 vjecaren L.D. Pritet që 20 vjecari të dalë para gjykatës për të marrë masën e sigurisë.

Bilbil Karumi, i afërmi i 20-vjeçarit ka treguar sot për mediat se se kushëriri i tij i arrestuar mbrëmjen e të premtes, ishte një person i rregullt sipas tij dhe dy muaj më parë ishte martuar.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *