Një dëshmi dhe një intervistë për tritolin

anazapta

Qeveria e re duhet të përgatitet për t’u përballur me “çmenduri” të reja dhe duhet të mobilizojë të gjitha institucionet investiguese, Shërbimi Informativ Kombëtar, sipas detyrave që i ngarkon ligji i tij organik, duhet të jetë në krye – mendon ish-shefi i Shërbimit Informativ i pyetur në këtë intervistë për DITA rreth kuptimit të hedhjes në erë të shtyllës së tensionit të lartë në Milot, shoqëruar me mesazhe politike. Zoti Klosi që ka drejtuar Shërbimin Informativ, pikërisht në kohën kur akte të tilla u shfaqën në Shqipëri për herë të parë gjatë opozitës së Sali Berishës pas rrëzimit në 1997, thotë se me akte të tilla “kërkohet të destabilizohet vendi nga pikëpamja e sigurisë”

 

 

Fatos Klosi: Rama të përgatitet për t’u përballur me “çmenduri” të reja

– Zoti Klosi ka pasur një ngjarje të veçantë më datën 31 Djetor 2013. Në një shtyllë të tensionit të lartë në Milot është vendosur një sasi eksplozivi dhe si rrallë herë autorët kanë lënë dhe dy “mesazhe të shkruara” ku shprehnin revoltën për taksën progresive të qeverisë. Çfarë menduat kur dëgjuat për këtë ngjarje?

– Pa u menduar shumë, në fillim mendova se paskan mbetur akoma në Shqipëri “koka të nxehta”, të tilla që mendojnë se nëpërmjet aksioneve të tilla, shprehet “opinioni i popullit” për Qeverinë. Më erdhi shumë keq, që 15 vjetët e kaluara nga veprime të ngjashme, nuk paskan bërë asgjë për t’i “ftohur” këto koka. Më pas, m’u kujtua fjala e urtë për zakonet e ujkut dhe e zgjidha problemin duke buzëqeshur pak me hidhërim.

Paskam shpresuar kot që veprime të tilla absurde, që dëmtojnë ekonominë dhe imazhin e vendit, të mos ishim më instrumente të aksioneve të luftës kundra Qeverisë. “Mesazhet” e shkruara janë akoma më absurdë, pasi dëshmojnë arkaizmin e mesazhe-dërguesve, të cilët  mendojnë se kështu do trembin Qeverinë por dhe popullin, që t’i bëjë presion Qeverisë që “të sillet më mirë”. Nuk kam dëgjuar për ndonjë vend tjetër të botës ku protesta ndaj bëmave të qeverisë shprehet me anë të hedhjes në erë të shtyllave të tensionit të lartë. Aksione të tilla klasifikohen thjeshtë si aksione sabotazhi në territorin armik. Sigurisht, ne ju bëjmë qejfin atyre që i vunë “mesazhet” kur flasim për ta, ata as këtë nuk e meritojnë, ata meritojnë qëndrimin normal që duhet mbajtur ndaj armiqve të këtij vendi.

– Ju keni qenë kreu i Shërbimit Inteligjent pas vitit 1997. Në vitet 98-2000 këto ngjarje kanë qenë të shpeshta. Si ish-funksionar i lartë çfarë keni zbuluar ju asokohe për personat apo grupet e interesuara në kryerjen e akteve të tilla?

– Natyrisht, nuk do doja që në vlerësimin e këtij akti kriminal të udhëhiqem nga eksperienca të mëparshme për dy arsye: sepse ka kaluar shumë kohë që atëherë dhe se situata në vend është shumë e ndryshme. Megjithatë, një gjë është e përbashkët, qeverisjen e vendit prej pak kohësh e kanë marrë socialistët dhe “kokat e nxehta ” paskan mbetur po ato.

E thashë dhe më parë, kanë kaluar 15 vjet, mendoj se janë shumë për të ndryshkur dhe hekurin e jo më për të europianizuar aksionet e luftës politike. Nga ana tjetër, pa dashur të justifikoj veprimet e atëhershme, duhet të kujtoj se ankoheshin atëherë se ja u kishin marrë pushtetin me anë të “revolucionit komunist”, ndërkohë, që normalitetin e zgjedhjeve të fundit e quajnë meritë të tyren.

– Ka një logjikë të thjeshtë në vlerësimin paraprak lidhur me autorin e një krimi: kush është përfituesi nga pasojat e krimit? 

– Duhet të kemi parasysh se një krim i tillë nuk është aq i thjeshtë për t’u realizuar, duhen njerëz të organizuar për ta planifikuar dhe realizuar, për të zgjedhur vendin, për të siguruar materialet, për të siguruar aksionin etj. Një aksion i tillë kërkon pra njerëz, para dhe nerva. Asnjë njeri normal, të cilit s’i pëlqen çmimi i ri i naftës apo që s’i pëlqen që bizneset do të paguajnë edhe 5 % më shumë nga fitimi i tyre (nga fitimi,  jo nga ndonjë zë tjetër), nuk do të kuturisej të blinte dinamit, të kacavirrej në një shtyllë të tensionit të lartë për ta vendosur dhe me të ta hidhte shtyllën në erë, për të treguar se nuk është dakord më çmimin e ri të naftës dhe me “vuajtjet” e reja të biznesit. Ka plot forma të tjera për t’i shprehur vërejtjet për qeverinë. Pra, një aksion i tillë ka objektiva më të mëdha, që të paktën të justifikojë “shpenzimet”. Kërkohet të destabilizohet vendi nga pikëpamja e sigurisë dhe që në konditat e krizës së rëndë ekonomike që po kalojmë, do të krijonte atë “mjegull”, që ujku gjithmonë pret.

Ç’qëllim tjetër do të kishin “protestat”, që po ndillen kaq fort, vetëm pak muaj pas fillimit të punës së qeverisë së re? Ne i mbajmë mënd mirë se si bëheshin “protestat” e 98-s, me shtylla në erë, me bomba molotov e deri me antitank. Thirrje të tilla janë absurde, ato e dëmtojnë biznesin shumë më tepër se rritja me 5% e tatimit mbi fitimin.

– Ka pasur disa replika dhe kundër-replika nga palët pas kësaj ngjarje. Ministri i Brendshëm Tahiri ftonte opozitën të jepte informacion(nëse kishte) mbi autorët. Ndërsa ish-kreu i qeverisë Berisha duket se nuk ka dilema për autorësinë pasi e quajti një skenar të orkestruar nga vetë qeveria. Si i shikoni këto qëndrime? Janë të denja këto deklarata për funksionarë kaq të lartë shtetërorë në raport me një akt të rëndë?

– Problemet që lidhen me sigurinë në vend nuk zgjidhen me deklarata të natyrës politike. Aksione si ky i fundit, sajohen për qëllimin e kundërt, për të cenuar sigurinë në vend, për të destabilizuar situatën , për t’i hedhur benzine zjarrit të luftës politike dhe asnjeri nuk pret nga ata që janë të interesuar për këtë destabilizim, që të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve. Zgjidhja e problemeve të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar duhet kërkuar nga organet e specializuara të shtetit, që ai i ka me shumicë, nga shkëputja e tyre prej politikës dhe rritja e nivelit profesional të tyre.

– Mund të jenë veprime të skenarizuara nga shërbime të huaja? Nëse po, çfarë motivesh mund të kenë, ku duan të arrijnë?

– Për zgjidhen e këtij rebusi, shteti paguan institucione të specializuara, ata duhet t’i përgjigjen kësaj pyetje dhe të tjerave të ngjashme. T’i lëmë të punojnë.

– Cili duhet të jetë roli i Shërbimit Inteligjent shqiptar në lidhje me këto ngjarje, çfarë duhet të bëjë më mirë shërbimi aktual?

– Shërbimi Informativ Kombëtar, sipas detyrave që i ngarkon ligji i tij organik, duhet të jetë në ballë të punës investiguese të shtetit lidhur me këto ngjarje, të koordinojë punën me institucione të tjera të shtetit në mënyrë që të zbulohen sa më parë organizatorët dhe ekzekutorët e ngjarjeve të tilla. Këto ngjarje përcaktojnë sektorët ku duhet forcuar puna dhe përpjekjet e shërbimit, ku duhet zgjeruar rrjeti informativ dhe si duhet kualifikuar ai.

– Çfarë këshilloni për qeverinë e re në lidhje me qëndrimin dhe kundërveprimin ndaj këtyre akteve?

– Qeveria e re duhet të përgatitet për t’u përballur me “çmenduri” të reja dhe kjo nuk bëhet me debat politik. Monologun lidhur me këto probleme le ta bëjë kush të dojë, Qeveria duhet të mobilizojë të gjitha institucionet investiguese, të cilat të gjitha varen prej saj, për një punë më efikase në këtë drejtim dhe në drejtimet e tjera që u përcakton ligji.  Kjo bëhet duke i vënë secilit institucion (kryesisht Shërbimit Informativ) detyra dhe afate konkrete dhe sidomos duke u kërkuar llogari konkrete lidhur me realizimin e tyre. Këto janë rastet për të cilat duhen vlerësuar këto institucione  dhe nga zgjidhja e tyre duhet të përcaktohet efikasiteti i institucioneve.

 

* * *

Artan Hoxha: Historia e tropojanit që minonte shtyllat për Berishën

Intervistë më gazetarin Artan Hoxha i cili në vitet 1998-2002 ka ndjekur dhe hetuar rastet e shpeshta të hedhjes në erë të shtyllave të tensionit të lartë. Hoxha sjell si shembull tipik emrin e Riza Malës një personi të besuar të Berishës dhe mbështetës i flaktë i PD-së në Tropojë, i cili i ka pranuar gazetarit autorësinë e këtyre ngjarjeve…

 

Artan ju keni ndjekur si gazetar i kronikës disa raste të përsëritura të minimit dhe dëmtimit të shtyllave të tensionit të lartë pas vitit ’97. Çfarë kujtoni nga ajo kohë?

Unë aktualisht jam në udhëtim dhe e kam të pamundur të sjell me detaje ngjarjet pasi disponoj një arkiv të detajuar të këtyre ngjarjeve dhe statistika shumë të sakta mbi to. Janë gjithsej 34 atentate dhe minime të shtyllave të tensionit të lartë të regjistruara në ato kohë.

 

Në çfarë harku kohor janë regjistruar këto akte?

Pas 14 Shtatorit filluan dhe kanë zgjatur deri nga viti 2001 dhe ndonjë akt sporadiK që mund të jetë regjistruar nga viti 2002 mendoj.

 

Cila ishte harta E kryerjes së këtyre akteve?

Shumica e akteve kanë qenë në zonën e Mamurrasit, në Milot në Malësinë e Laçit, në Tropojë, Pukë por ka pasur dhe 3-4 raste dhe në Fushë-Krujë. Duhet të mbani parasysh se aktet janë kryer gjithnjë në moment të agravimit dhe të tensionimit të marrëdhënieve të atëhershme mes qeverisë socialiste dhe opozitës së drejtuar nga Berisha. Gjithnjë objektiv kanë qenë shtyllat e tensionit të lartë sidomos ato kryesoret që kryenin dhe importimin e energjisë për shembull nga Mali i Zi. Pra pika strategjike. Madje në të gjitha rastet nuk synohej asgjësimi total i objektivit por dëmtimi i tij, pra e dëmtonin pjesërisht. Shpërthimet kanë qenë profesionale të kontrolluara.

Me siguri që autoritetet kanë hetuar asokohe mbi autorët e këtyre akteve. Gjatë kontakteve me autoritetet  çfarë informacionesh merrje. Ku dyshonin ata?

Po ata e kishin bindje se grupet që i kryenin këto akte frymëzoheshin nga Berisha. Hetuesit nuk kishin dilema në këtë pikë.

 

Po a ka pasur persona të arrestuar apo të dënuar për këto akte?

Në mos gabohem ka pasur në dy raste persona që janë shoqëruar si të dyshuar në zonën Milot-Mamurras.

Dakord, po përse shkonte direkt dyshimi tek Berisha si arkitekt i këtyre akteve? Ka vërtetuar në ndonjë moment hetimi lidhjen direkte mes autorëve dhe ndonjë zyrtari të lartë në PD?

Mendoj se nuk ishte shumë e vështirë të kuptoje se kush kishte interes për të nxitur këto akte dhe më pas për të mbrojtur dhe publikisht autorët e tyre. Kush tjetër mund të ishte i interesuar ta bënte këtë gjë?

 

Po ekziston mundësia e kryerjes së akteve nga ndonjë shërbim i një tjetër shteti me qëllim krijimin e paranojës mes palëve politike në Shqipëri dhe destabilizimin e situatës, pse jo?

Atëherë i bie që Berisha ka qenë në sinkron me këto shërbime dhe sikur të jetë siç thoni ju. Menjëherë porsa ndodhnin aktet ai dilte dhe akuzonte SHISH-in e Fatos Klosit, njëherë akuzonte Fatos Klosin dhe Pandeli Majkon, njëherë akuzonte Fatos Klosin dhe Ilir Metën. Berisha akuzonte menjëherë palën shtetërore duke amnistuar dhe duke i krijuar mbrojtje politike dhe ombrellë autorëve të vërtetë, kushdo qofshin ata. Por ju po këmbëngulni për raste konkrete që lidhin Berishën apo PD-në me këto grupe që realizonin këto atentate. Po ju sjell në vëmendje rastin e Riza Malës që është tregues i drejtpërdrejtë i kësaj lidhje.

 

Çfarë përfaqëson Mala në këtë histori?

Mala është personazhi ndoshta më tipik i përfshirë në këto akte terrori(nëse i referohem përkufizimit që bënin asokohe hetuesit). Ai në një prononcim që i kam marrë në vitin 2003 më deklaroi pa të keq se kishte në plan shumë shpejt hedhjen ne erë të hidrocentralit të Fierzës. Kini parasysh se Riza Mala në 29 Nëntor të vitit 2000 ishte pjesë e grupit që sulmoi me antitank komisariatin e Tropojës dhe është implikuar në disa incidente më forcat Renea duke i sulmuar ata. Kur policia zhvilloi disa aksione për rrethimin dhe kapjen e tij, Berisha ka dalë publikisht dhe e ka mbrojtur. Në vitin 2005, kur Berisha erdhi në pushtet ai pësoi një aksident pasi i shpërtheu dinamiti në dorë. Riza Mala tha se kishte dalë për të peshkuar por mund të mos jetë tamam kështu historia. Në vitin 2007 ai u arrestua nga policia e Berishës pasi u gjet fajtor për gjobëvënie ndaj biznesmenit Ramë Geci. Në kohën që u arrestua ai kishte ftohur shumë marrëdhëniet politike me PD-në madje unë kam një histori të çuditshme që ka ndodhur natën e arrestimit të tij, pasi është arrestuar në një moment tepër të rëndësishëm për zbardhjen e këtyre ngjarjeve.

Çfarë ka ndodhur natën e arrestimit të tij?

Bëhet fjalë për vitin 2007. Kam komunikuar në telefon me Riza Malën dhe më ka thënë: “Eja të bëjmë intervistë se t’i them unë të gjitha se kush i orkestronte ato shpërthimet në shtyllat e tensionit të lartë që më pyet ti prej vitesh”. Unë isha i qartë se Riza Mala në atë kohë ishte shumë i pakënaqur nga PD-ja dhe Berisha dhe kishte vendosur të bënte presion ndaj qeverisë nëpërmjet intervistës. Jam nisur natën me kolegun dhe operatorin tim Ervin Dajën për në Bujan të Tropojës. Sapo kemi mbërritur në Fierzë, shikojmë autokolonën e Reneas që po kthehej nga Bujani, pra në drejtim të kundërt me ne. Lidhem me ta dhe më thonë se kishin arrestuar Riza Malën në shtëpi. Pra i kishin hedhur prangat vetëm pak minuta përpara se të niste intervista që kishim planifikuar. Me pak fjalë e neutralizuan në kohë. Më pas e futën në burg dhe nuk ekzistonte më mundësia për të realizuar intervistën. Rasti i Riza Malës është tregues tipik i një personi të implikuar në ngjarje të tilla të hedhjes në erë të shtyllave të tensionit të lartë dhe të lidhur ngushtë me lidershipin e Partisë Demokratike. Dikur kam botuar në gazetë dhe një foto të tij të shumë-komentuar me Besnik Mustafajn dhe Fatmir Mediun. Pra ishte  njeriu që priste e përcillte drejtuesit më të lartë të PD-së dhe opozitës së asaj kohe. Grupet e implikuara në këto ngjarje kanë qenë gjithnjë të përbëra nga kontingjente kriminalë të skeduar si të tillë dhe nga policia, por që sa herë kishte aksione për kapjen e tyre nga policia merreshin në mbrojtje me deklarata politike, publikisht dhe drejtëpërdrejtë nga Berisha.

 

Edhe Riza Mala vepronte me grup i bie?

Sigurisht që ishin grup. Por ka pasur dhe çudira se Rizai ishte më euforiku dhe tepër i ekspozuar por të tjerë kanë nxjerrë dhe përfitime nga këto akte. Mos u çudisni që ndonjë anëtar i grupit të Rizait pasi hidhte në erë shtyllën e tensionit të lartë bashkë me të, ca ditë më vonë të fitonte tenderin për rikonstruksionin e asaj shtylle. Pra ka pasur dhe persona të implikuar që e kanë parë si biznesmenë ngjarjen por që sigurisht kishin luksin të përfitonin se kishin ombrellë dhe mbrojtje të fortë politike nga krahu i Berishës.

 

Ju keni paralajmëruar disa ditë më parë ri-nisjen e këtyre akteve. Keni pasur ndërmend Berishën dhe ashpërsimin e marrëdhënieve të opozitës me qeverinë kur keni bërë publikisht këtë “predikim”, që rezultoi i vërtetë?

Patjetër që këtë kam pasur parasysh. Madje nuk e kisha parashikuar të ndodhte kaq shpejt pasi mendoja se do nisnin këto akte kur të ashpërsohej dhe ca moti dhe të ishte më ftohtë dhe efekti i ndërprerjes me energji elektrike të ishte më i ndjeshëm në popullatë.

 

* * *

Intervista e Riza Malës: Arrestimi im? Berisha është kuçedër që ha “këlyshët” e vetë?

Në korrik të vitit 2008, disa muaj pas arrestimit të tij, Riza Mala jep një intervistë nga burgu për gazetaret Klodiana Lala dhe Trëndafile Visha në GSH. Gjatë intervistës ai shpreh hapur jo vetëm përkeqësimin e marrëdhënieve të tij me Berishën pas ardhjes në pushtet, madje vetëklasifikohet dhe si “këlysh” i Berishës por që Berisha më pas e ka shitur pasi e ka përdorur.  “Të dy jemi nga i njëjti vend, por Berisha, veçse tropojan nuk është. Tropojanët janë fisnikë dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me të parin e qeverisë tonë. Kuçedra e tërbuar nga uria ha dhe këlyshët e vet. Berisha ka vënë në pranga vetëm këlyshët e tij të PD-së, por nuk ka arrestuar asnjë socialist”, deklaronte i arrestuari Mala në këtë intervistë të vitit 2008.  Në të njëjtën intervistë Mala ka pretenduar se dhe trajtimi që i bëhej në burg ishte diskriminues.  “Jam shumë i mërzitur. Askush nuk të shërben këtu. Edhe ciflën që kam këtu në gjoks, infermieret refuzojnë të ma heqin”, – thoshte me zemërim i dënuari. Kërkesa e tij e vetme ishte ta lejojnë që të mbajë në dhomë ‘digitalb’, ndonëse është pothuajse i verbër e dëgjon me shumë vështirësi. “I kam kërkuar drejtorit të ma plotësojë këtë kërkesë, por ai e bën veshin të shurdhër, ndaj po iu them juve që ta bëni publike kërkesën time”, – pohon Malaj. / Intervistoi Habjon Hasani

Share This Article
48 Comments
  • A ka dhëné ndonje informacion visho ajazi i shish? Shkoni merini ndonjë interviste Nuk eshte sekret te thuash “kemi njoftuar,kemi dhene informacion,kemi identifikuar persona etj.etj”? Të pakten te marim vesh që “shërbimi informativ” punon e nuk fle?

    • Sa shkon fatura e reparimit te shtylle tensioni ???Pastaj sherbimet e huaja jane justifikimi; ne fshtara s’e kane per gje te vidhen filtra per hidrovore, shtylla dhe linja tensioni der filtra per ujin qe i shkon pallateve ku pushojne njerez , familje DUHET NDERGJEGJESIM MBAREKOMBETAR !!!! Duhen forca qe te mbrojne po ashtu fshatrat e pasurite kombetare, dhe denoni keqberesit!

      • o gazetare thuaje te verteten: Serbo greket malazezete maqedonsite qe na vrasine si te duan kur te duan dhe ketu ne token tone vine na zene rober e na masakrojne ne vendin e tyre dhe s ndihet njeri
        dhe pere kete se kane probleme te vene tritole se ska shtet shqiptar po shtete dhe sherbime sekrete antishqiptare

        se po te kishte shtet dhe sherbime sekrete nuk ja mbante armiqeve te shqiperise te benine keto pune qe rendojne ne ekonmine shqiptare dhe varferine e tejskajsheme te shqiptareve

        dhe ju gazetareve su lene te thoni te vetreten po ju thone mbulojeni me ca bandite nga laci qe para shtetit sjane gje as ekzistojne

    • Autoreve, Policia Shtetit duhet ti rezervoje “fatin” e atij qe plagosi policin ne Durres.

      Perndryshe, akte te tjera do ta pasojne kete akt. Ketu do jeni.

  • S’ka asgje te pa pritur,as dhe per t’u habitur!… Saliu ka kohe qe ka paralajmeruar,per keto e per te tjerat qe do vin me pas…

    … Pa eshte thene e sterrethene…
    Sa t’jet sala neper kembe,
    Ka vec terr,s’del me Hene,
    ka vec kuje,lot e gjeme…

    • Me thuaj nje rast te vetem kur nje shtylle tensioni eshte hedhur ne nga miloti e poshte mor drumepre. Per fat te keq te katerkembeshve si puna jote, e verteta eshte se shtyllen ne fjale e hodhen ne ere vellezerit e tu katerkembesh. E vetmja zgjidhje eshte nje mur qe tju lere vetem ju nga miloti e siper. Keshtu edhe ju do kini mundesi te hani njeri-tjetrin dhe te hidhni sa me shume shtylla ne ere,edhe jugoret dhe pjesa tjeter e sido qe i quan ti te rrine te qete. Besoj kjo eshte ajo qe doni.Vetem pastaj mos na cani trapin dhe te shkuleni me kuc e me mac e te vini ne Tirane per te shitur misra te pjekur dhe per te mbledhur kanace.Kthehuni andej nga erdhet te shpetojme njehere e mire.

    • kjo eshte tradita edhe ne 1945 -1950 keshtu vepronin bandat duke vrare edhe grate si heroinat e veriut se donin pak drite ,mos lejonin femijet e sidomos vajzat te shkonin ne shkolle e njejte si afganistan ,prishnin , shkateronin.keshtu e matin trimerine keta lloj trimash e pastaj fshihen . po ku jeni bre burra

  • Ky atentator ,mundet te kapet dhe te denohet sipas ligjeve .
    I bej pyetjen ,Edi Rames .Po sikur te ngrihen ne demostrata te gjithe ata qe te dhane votat per largimin e antishqiptarit Sali Ram Berishes, .
    Edi Rama ,nuk i more votat qe ti te ngresh taksat,per popullin e thjeshte .

    Edi Rama ,bej urgjentisht, shpronesimin e banditeve qe ke ne politike, si ne krahet e tu ,ne P .S ne,dhe si dhe tek opozita aktuale .
    Kerkoj ndihme organeve kopetente nderkombetare,qe te te japin te dhena per kapitalet financiare qe kane te depozituara neper bankat e botes, banditet e politikes shqiptare.
    Ne radhe te pare kete pune filloje dhe mirato ligjin ne parlament,per sekuestrimin e te gjitha llogarive bankare,te te gjithe udheheqesve te te gjitha qeverive te Shqiperise .

    Filloje : Ahmet Zagollin,qe i ka te mbyllura ne nje banke ne Londer,lexo ,amanetin qe ka lene ajutanti, me mbiemer Saraci ,nga SHkodra ,
    Vazhdo, me Enver Hoxhen dhe te pjellet e Tij ,se keta jane me kryesoret dhe disponojne
    shuma te konsiderueshme ne kapital financiar ar dhe valut te huaj,jo te vendit Tone .Lexo librin e AT ZEF PLLUMBIT,dhe amanetin e DASHNOR MAMAQIT,gjyshi i Sokol Olldashit.
    Vazhdo me pasardhesit e Ramiz Alise ,[djali dhe vajza], Mbas vdekjes te Enver Hoxhes
    ku ne krye te Shqiperise, ishte Ramiz Alia ,jane larguar nga Shqiperia nje sasi e madhe ari,prej 4,ton e 700,kg ,dhe eshte justifikuar se sikur ky ar ,ka humbur ne bursat nderkombetare . Keshtu qe me vendim Qeverie ,Ju Zoti ,Edvin Kristaq Rama,jeni te detyruar qe te qendroni konseguent ndaj popullit Shqiptar,qe te votoj ,per te ardhur ne krye te Shqiperise ,
    Der tani qe kane kaluar me shume se 100 ,dite po tregoheni shume hipokrite .
    Bota dhe Europa nuk te jep kredi ne valute ,se e di mire sa ,kapital financiar kane depozituar ,oligarkia financiare Shqiptare ne bankat e botes .
    Mire ta thote Sali Berisha,qe ti je i deshtuar ,e nuk udheheq dot .
    Kerko ndihmen e popullit Shqiptar, e shproneso .:
    Fatos Nanon,
    Sali Berishen
    Aleksander Meksin
    Ilir Meten
    Ylli Bufin
    Pandeli Majkon
    Kastriot Islamin ,
    Ridvan Boden
    Anastas angjelin
    Arben Malaj, dhe Geni Rulin,
    Dhe te gjithe ministrat ,qe kane qene ,mbas viteve 1991 e deri me sot .
    Bota dhe Europa e dine mire se sa para i jane vjedhur ,popullit Shqiptar .
    Ku i gjeti ai capaculi, Zamir Mane, qe vjen verdalle ,aty neper Shqiperi, sikur na beka biznes e paska fituar ,e sot disponon mbi NJe miliard EURO,kapital te mbyllura neper banka .
    Keto jane idjotesira qe vetem ne Shqiperi,mund te ndodhin,se te kishin qene ne Kine ,ishin pushkatuar me kohe dhe sot ne i kishim harruar fare, duke filluar,nga ata qe shkruajta me siper .

    • Me fal, por me kete lloj perzjerje qe ka bere zoteria juaj, eshte njelloj sikur te duash te besh sherbet bakllavaje me sheqer, limontoz dhe kripe bashke.
      Pastaj pse shkon deri ne Kine zotrote per te marre shembuj se si mund te ndeshkohen hajdutet dhe mafiozet?
      Kthe pak koken pas te shikosh se si e kane ngrene gjysmen e lekut ne balle dhe litarin ne fyt, ata qe benin ndoshta nje te mijten e ketyre halelleqeve, ne shtetin, po, ne shtetin e diktatures.
      Dhe ishte e vetmja gje qe siguronte qetesine dhe rendin, sepse krimi dhe kriminelet nuk gjenin vrime miu ku te futeshin.
      Do thuash ti se nje pjese e tyre u quajten te persekutuar dhe u nderuan nga uzurpatoret e pseudoshtetit.
      Po natyrisht se hajduti po nuk mbrojti hajdutin nuk vjedh dot. Ne shqiptaret harrojme se vete shteti eshte diktature, madje dhe vete ligji eshte pjese e diktatures.
      Pa ligj, (nenkupto pa dhune) nuk mund te kete shtet.
      Diktature, madje dhune e ashper ndaj cilitdo qe shkel ligjin, qe vjedh, kryen akte kriminale dhe terroriste.
      Dhe dhuna e vertet eshte dhe duhet te jete ajo qe krimi dhe krimneli nuk ka asnje te drejte te gezoje as ajrin, as ujin dhe as driten e diellit, veçse nentoken.

  • keta terroriste duan te vrasin gra dhe femije te pafajshem ,pasi ata e urrejne popullin shqiptar dhe njerezit e ndershem te ketij vendi.Qeveria duhet te therrase eksperte te shba te antiterrorit ne menyre qe ta eleminoje kete rrezik kafsheror .

  • E sakte,njesoj si ne kohen e qeverise se Nanos dhe pushoi si me komande sapo Berisha erdhi ne pushtet. Per 8 vjet shtyllat rane ne qetesi.Tani prap e filloi Sali “patrioti”sulmin e hakmarien ndaj nesh qe nuk e lame te mbreteronte edhe 4 vjet te tjera.

  • Domethene shqip:Saliu-Luli! Duhen hedhur me parë keta ne pranga dhe gjer me plumb kokes malokareve (respektoj malesoret e vertet) se ndryshe nuk ka Shqiperi dhe demokraci.Akteve terroriste ndaj shtetit dhe qytetareve i duhet pergjigjur me plumb!Rilindja po nuk prangosi politiken qe kelthet nga ethet e krimeve qe ka berë ti lere shume shpejt vendin SOVRANIT!

  • Pyetja pse keto lloj aktesh terroriste ndodhin vetem kur Berisha del ne opozite kerkon nje pergjigje te faktuar dhe jo hipotetike. Kjo pergjigje ju takon organeve te specializuara shteterore. Ne se nuk do te gjendet eshte nje deshtim jo i vogel.

  • Pa tjeter qe shqipetar duhet te jene nga parrullat e vendosura ne shtylle.Ketyre qe vene dinamit ju duken sikur keto shtylla te tensionit te larte nuk jane pasuri e perbashket dhe mendojne se po dobesojne apo rrezojne qeverine.
    Nuk kane faj se nuk po japin hesap akoma para drejtesise per cfare kane bere per 8-vjet rresht.Ju duket enderr qe kane humbur pushtetin dhe privilegjet ne kurriz te tjereve.
    Do t’ju vije rradha shume shpejt per te dhene llogari bashke me komandantin tuaj qe i paralajmeroi keto maskaralleqe nje jave me pare.

  • Hedhja ne ere e shtyllave te tensionitte larte eshte nje akt i rende terrorist (jo nje akt banal) qe cenon rendin kushtetues dhe demton rende ekonomine e shqiptareve.Kjo eshte nje histori qe perseritet sa here dr.krimi eshte ne opozite.
    Shkumezimet e tij ,me thirrje publike,per te nxitur revolta kunder qeverisjes legjitime,paskan gjetur jehone tek mercenaret e mamurrsit,tek ata me te cilet krenohet brekedhjeri i historise se mund ta marre kur te doje pushtetin.
    Eficenca e policise duhet te jete ne ate nivel,sikurse ne ekzekutimin e kriminelit gazmend marku,ne keneten e Durrsit.Kam besim se autoret do te kapen shpejt.

  • filloi linja sebe qe mbyti shkodrene se e gjente korentin falase kane te drejte kane gjithe shik ne dorene e tyre po ta dine mire se po don kjo qeveri e gjene se ska me te forte se shteti dhe i varni ne vendine e ngjarjese i dini ju o shtete i dini kushe jane se sjane popull hallexhi se ska byth populli po jane armiqte e shqiperis maqedone serbe greke e malazez

  • Gjithcka abusive, qe ndodh ne Shqiperi , ka prapa Sali Berishen dhe kliken e tij mafioze . Saliu eshte nje Bin Laden shqiptar , i pa konfirmuar ligjerisht . Dora e tij eshte kudo ka regres dhe krim . Kjo nuk ndodh vetem ne tranzicionon , por qe nga trashegimija e tij si sekretar partije ne fakultet . Bashkpuntoret e tij te kahershem , jane mema e krimit ne Shqiperi . Largoni ata nga detyrat shteterore dhe ato , qe rrjedhin prej veprimtarise se tij . Cezi , pati shume pak faje , kur eshte fjala , per nje mafioz si Berisha . Me te rrezikshem jane idhtaret e tij . Te eliminohen me cdo lloj kosto .Mos e mbani neper kembe kete mafioz nderkombetar Me falni , per arbritariten e te shprehurit, por Ai njeri do te mbetet modeli I arbritriteritetit i te tera niveleve . Ai e turperon rracen shqiptare. Kudo , ku ndodh nje incident ai ka doren e tij kriminale . Hiqeni qafe nje njeri , qe ben thirrje per destabilizim kombetar dhe qe ka gjysem shekulli , qe e sfilit kete popull . I kini te tera mekanizmat , qe ky njeri te flasi vetem nga qelija .A varet ligji nga Parlamenti ? Atehere c’prisni ! te jeini te pa meshirsheem ndaj idhtarve te tij aktive, me rrezikshmeri te larte . Ne cilin vend te botes , mund te ndodhi , qe te mos nifet verdikti 75 % te popullsise .Nuk mund te kete meshire , per njerez , qe flasin jasht c’do kodi llogjik . Partija demokratike eshte aset kombetar, por jo ata qe e perdoren ate mburoje per te vjedhur dhe per te vrare kete poull europjan .Ata me shume demtojne PD , pastaj kauzen popullore . I. Foto

  • Mos i shani, ata jane heronj, ne kohen e xhaxhit, kur dikush hengri plumbin, per keto marifete, Saliu sot i quan antikomuniste dhe te persekutuar, ne fakt bota i quan terroriste, por ne kohen e xhaxhit, kush beri keto deme dhe nuk jane bere pak, partija e pederave i quan te persekutuar.
    Jepi Cezarit ate qe i takon, jane terroriste dhe shteti duhet me te gjitha format, ti neutralizoje, qofte edhe me plumb ballit.

  • Eshte menyra e njohur, “e te berit opozite” nga ata qe “mbeshtetjen”, e kane marre gjithmone nga “fqinji” verior. Akte te tilla i kemi pare edhe ne te kaluaren. Destabilizimi i situates ne vend dhe mosgjetja e gjuhes se perbashket Shqiperi-Kosove, jane qellimet e kesaj “politike”.
    Qeveria shqiptare duhet te nxjerre leksionet e duhura nga fenomene te tilla. Sa me shume lojra politike me vrases dhe hajdute me imunitet, aq me shume shtylla tensioni rrezikojne te hidhen ne ere. Pastroni vendin nga vemjet qe si interes te vetem, kane destabilizimin e situates.

  • Edi Rama duhet ta kuptoj qarte dhe perfundimisht se eshte objekt sulmi jo i vandaleve te rrugeve, por i kunderveprimit qe organizojne grupet mafizoe te interesave te prekura prej vendimeve te tij te drejta ligjore e morale. Ndryshuesi i madh i pritshem i Shqiperise Edi Rama, duhet te kuptoj qarte, se mafia shqiptare eshte sherbetore e grup mafies serbe, greke, ruse, kosovare, austriake, azerbajxhanaze, ukrainase, libiane, siriane, iraniane, qipriote e turke, duke futur ne dore jeten politike ne Shqiperi dhe e kontrollon me dore te hekurt krimesh politike monopoliste ekonomin, ligjvenien dhe ligj zbatimin per interesa te trafiqeve te saj nepermjet perfaqesimit politik ne opozite e mazhorance dhe ne planin qeverises vendor e qendror nepermjet klaneve te perbashketa qe perbejne historikisht kupolat e dy partive PD-PS, te cilat kane nisur aksionin sulmues agresiv fillimisht kercenues e parlajmerues kunder Edi Rames, mbasi ky ka nisur te mbaj premtimin e dhene perpara shqiptareve per te cmontuar kete mafie qe ka marre peng Shqiperine. Shtylla e hedhur ne ere ne Milot eshte veprimi i rradhes i grupit te perbashket mafioz te klaneve PS-PD, butonet e te cileve, prej 23 vitesh vazhdojne te komandohen dhe vihen ne veprim ne mirekuptim sipas skenarit te perbashket prej dyshes kriminale Nano-Berisha, keaj dyshe qe zoteron dhe perdor Shqiperine si aset privat.

  • Filloi SALI BERISHOVICI me zakonin e tij te vjeter ,sic bente dikur kur ikte nga pushteti !
    Neutralizimi i ketij krimineli e antishqiptari eshte nje domosdoshmeri urgjente ! Ai e ka
    thene hapur se me mamurrasit e lacianet merr me dhune pushtetin , prandaj Edi Rama
    dhe Ilir Meta duhet t’i vene gishtin kokes, ndryshe dushmani do te beje te tijen !
    Mos i merrni per ”shaka ,, thirrjet e tij isterike per permbysjen e pushtetit me dhune ! Filluan
    sabotimet…….

    • “Ali”? Drejt e ke? Janë euforikë, te pavendosur dhe oportuniste me të keqen. Francezet thonë “kunder piratit një pirat e gjysëm” dhe s’e kanë keq!? Ndersa socialistet tanë oportunistë thonë “kunder piratit gjysëm pirati”. Të tillét përfundojnë në “robër të piratit”!? Nderime ali !

  • dashnor kozaj neqoftese je burre coje xhevite sulajn shokun e ngushte te olldashit ne prokurori sepse edi gjithe patosi kushe jane pastaj shaje ramen do te theme te tjere jame nga patosi dhe di shume gjera jame kurioz te di cfare pergjigje do me japesh

  • Me Urdher te Saliut po hidhen ne terren grupet paramilitare te PD, ne kete rast ato jane te drejtuara dhe te organizuara pa asnje medyshje nga Kriminelet, qe jane Shaban Memia, Pala Dajci. Sllabodani i Shqiperise kerkon destabilitet dhe eshte hedhur ne aksion me akte Terroriste, ketyre krimineleve u do prere koka.

    • Ptfuuu! Kelysh antishqiptar! Megjithese je nje cope injorant, “artin” e terrorizmit e njihke mire. Ti je nje nder antaret guerrilas terroriste qe kane kryer akte terroriste dhe kane shkaterruar kete vend, ndryshe nuk ka se si perkthehet fjalia tende mjerane ne mbeshtetje te thirrjes se kafshes se Vuçidolit per permbysje me dhune te nje pushteti legjitim.

  • Një akt i rëndë antishqiptar që kërkon impenjim të shtetit për zbulimin dhe ndëshkimin shembullor!
    Veprimi është pararojë e një plani të përpunuar mirë në skutat e errëta të ish qeverisjes.
    Bëhet me qëllim të largohet vëmendja nga krimet dhe korrupsioni ish qeverises që duket qartë ende nuk ka marrë hetim dhe ndëshkimin e duhur!
    Qeveria aktuale ka pergjegjësi para 1 milion votuesve të hartoi dosjet e korrupsionit në cdo sektor dhe tja percjellë drejtësise që edhe pse e pareformuar duhet te vihet ne provë perpara fakteve të mirkontrolluara!…
    Ky krim do kunderpergjigje të ashpër, ndryshe banda ish qeveritare dhe banditet e paguar do “frymëzohen” për atentate të tjera!…

  • Kena me ba tritol tane Shqipnin dersa te mar une karrigen teme. Une jam zoti i ksaj toke e kurrkush tjeter.Shqipnia asht e do te mbetet prona eme.2014 ka me mbet viti tritolit

  • Në një mendje me ju “Lora”? Eshtë rasti kur tërë policia dhe ekspertët më të sukseshem te saj duhet të bëjnë te pamundurën për të shkuar në “folenë” e autorëve dhe te urdheruesve. Eshte rast i pastër me prapaskenë të qartë politike. Duhen gjetur me patjetër autorët dhe të kërcasë “huri policor” n.q.s kapet ndònjëri dhe duhet medoemos të kapet. Pastaj “hu dhe dajak” që të nxjere zinxhirin e implikimit. Natyrisht saliu vepron me kode e me pseudonime dhe nuk identifikohet kollaj por ama tek ai duhet te shkohet me cdo kusht. Hallkë pas hallke. Ata qe kane vendosur eksplozivin janë bishti. Nuk duhet te lihen hetimet tek ky bisht duhet të shkohet tek kreu se s’bën!? Nuk me pëlqen qe ju eshte lënë né dorë prokurorëve te kurbinit!? Duhet hetim me vehte i policise me te specializuar shqiptare ndoshta dhe eksperte te rangut te larte nderkombetar??? Nuk dua te vetëmburrem por para 5-6 muajsh në nje nga komentet ketu tek “dita” kam thene tekstualisht se saliu “do hedhe shtylla tensioni në erë,do vrase njerez,do helmoje ujra etj.etj.”. Prandaj bëni te pamundurën të zbuloni autorët dhe kryesorja të shkoni nëpërmjet tyre tek “Koka e gjarpërit”!!? Mos e lini kete problem me prokurorët e kurbinit? Nuk janë ata në gjendje të shkojnë shumë thellë!? Duhet ta bëjë “elita policore” këtë detyrë!!? Po e drejtoni betején jo me gjeneralë por me prokurorë “llalle” dhe kjo gjë nuk bie hiç erë seriozitet. Madje ju kujtoj se po nuk zbuluat gjë kësaj radhe,deri në pranverë nuk do te kini asnjë shtyllë më këmbë? Thirrini mendjes o pacifistet e ps!? Antiligji do grusht te hekurt, jo përralla me mbret “majtist”!!! E te tjera,e te tjera…!?

  • VR!!! Në një mendje me ju “Lora”? Eshtë rasti kur tërë policia dhe ekspertët më të sukseshem te saj duhet të bëjnë te pamundurën për të shkuar në “folenë” e autorëve dhe te urdheruesve. Eshte rast i pastër me prapaskenë të qartë politike. Duhen gjetur me patjetër autorët dhe të kërcasë “huri policor” n.q.s kapet ndònjëri dhe duhet medoemos të kapet. Pastaj “hu dhe dajak” që të nxjere zinxhirin e implikimit. Natyrisht saliu vepron me kode e me pseudonime dhe nuk identifikohet kollaj por ama tek ai duhet te shkohet me cdo kusht. Hallkë pas hallke. Ata qe kane vendosur eksplozivin janë bishti. Nuk duhet te lihen hetimet tek ky bisht duhet të shkohet tek kreu se s’bën!? Nuk me pëlqen qe ju eshte lënë né dorë prokurorëve te kurbinit!? Duhet hetim me vehte i policise me te specializuar shqiptare ndoshta dhe eksperte te rangut te larte nderkombetar??? Nuk dua te vetëmburrem por para 5-6 muajsh në nje nga komentet ketu tek “dita” kam thene tekstualisht se saliu “do hedhe shtylla tensioni në erë,do vrase njerez,do helmoje ujra etj.etj.”. Prandaj bëni te pamundurën të zbuloni autorët dhe kryesorja të shkoni nëpërmjet tyre tek “Koka e gjarpërit”!!? Mos e lini kete problem me prokurorët e kurbinit? Nuk janë ata në gjendje të shkojnë shumë thellë!? Duhet ta bëjë “elita policore” këtë detyrë!!? Po e drejtoni betején jo me gjeneralë por me prokurorë “llalle” dhe kjo gjë nuk bie hiç erë seriozitet. Madje ju kujtoj se po nuk zbuluat gjë kësaj radhe,deri në pranverë nuk do te kini asnjë shtyllë më këmbë? Thirrini mendjes o pacifistet e ps!? Antiligji do grusht te hekurt, jo përralla me mbret “majtist”!!! E te tjera,e te tjera…!?

  • TE GJITHA U JANE THENE .TANI MBETET VETEM TE VEPRONI NGRIHNI POPULLIN DHE RETHONI PD,SHTEPINE E SALI BERISHES ,LUL BASHES NISHANIT DHE BODES RULIT POR MOS HARONI FALANGAT E ZEZA TE PERFAQSUARA NGA MULI,NGA DCI I ISH KOMISIONIT QENDROR,RISTAN DALLKAUKUT DHE DISA TV SI KLANI ABC DHE ORA NJEWS,ME GJITHE PSEUDO GAZETARET QE HELMOJNE NJERZIT.PASTAJ ARESTOINI DHE MERJAUNI PRONAT E KORUPTUARA.VERINI NE MENGENE DHE REGJISTOJINI ME ZE DHE FIGURE.KESHTU QETSONI GJENDJEN .

  • “S.p.” ? E bukur kjo fraze e komentit tuaj:” nuk kanë faj se nuk po japin akoma hesap para drejtesise për cfarë kanë bërë për tetë vjet rresht”. Ka domethënien e duhur për oportunizmin politik majtist me të keqen!? Nderime “S.p.”!

  • Po nuk u korigjuan deformimet qe Ali Baba Saliu dhe 40 kriminelt e hajdutet e tij bene ne Kushtetuten e RSH, pushtetin do ta marre kryekrimineli e kryehajduti Sali ram Berisha.
    Ai lufton: o merr koke o le koke! Po nuk u veprua me guxim e trimeri, Edi ramen e pret fati i Fan Nolit, ne rastin me te mire.

  • Koment per komentuesin Ty .,
    per kohen qe kam qene ne Patos mbaj mend qe nje person qe quhej ,Xhevit Sulaj ,me profesion shofer,ne filjalin e Elektrik Telefonave, me origjine nga fshati i Lapulecit te krahines se Mallakastres.
    Po qe se ju i nderuar komentues ,me nickname, e keni fjalen per kete person,une nuk kam se cfare te them , se n.q.s. Industria e Naftes Shqiptare, ka ngelur ne doren e Xhevitit ,kjo do te thote qe Ju ,atje ne qytetin e naftes paskerkeni vdekur per se gjalli.
    Po cfare mund te beje nje shofer si Xheviti ,une habitem.
    Megjithese kam shume vjet i larguar nga Patosi .
    Po habitem qe sektori i naftes ka mbritur ne doren e Xhevitit , …….?????????????

  • Shume gjera me siper jane thene mire,por mbase duhet shtuar edhe diçka e pa thene. Sumekush e ka parasyshe ate vend te Kurbinit, Milot-mal,Skuraj,Ferre-Shkopet, nje rrepire e vertete e shkrete.Aty ka edhe demosale qe sillen gjithe naten verdalle sepse jane patriote ne rrenje, qe kane mbajtur deri vone xhoke me tufa, tirqe me gajtane, opinga me gjalme.Kur vajti aty Skenderbeu u be tollavi e madhe prandaj vendit buze perroit i mbeti emri Gallate. Ketu ka fukarenj te medhenj me shpirt nder dhembe,por u duket vetja se miliarderet e pasaniket e Salistanit jane sepse Sulltan Salariun e kane diell e hene, Gjitheçka qe kane; jeten, shkurret, ferrat e perroin ai ua ka dhene.Prandaj prapa Salariut qeshin e qajne, kunder takses qe prek pasurine e tij rrezojne shtyllat dhe djegin vendin ane e mbane.Ketij i thone Salistan qe çudit gjithe dynjane.

  • Ky Art – Terorrist duhet ti terheqë vemendjen edhe qeverise se ushteria duhet te strukturohet ne forca kembesore etj , e cila te jete e gateshme per tu perballur me keta grupe teroriste , te kujdo qofshin , Te Al Qaedes , … qe veprojne ne Avganistan e gjetiu , por me pare te vigjelojne e veprojne brenda teritorit te Republikes se Shqiperise , Shteti e Qeveria duhet ta analizoje situaten e sigurise Kombetare ne kete vend ku eshte e pranishme dora e zeze e Mafja .

  • Mbase me sa duket koha, theret ne fushen e detejes , njerez atdhetare , partiote , te afet dinjitoze te bejne e vene drejtesine e ligjin ne kete vend eshte detyre imedjate , urgjente qe personalitete e shquara te ketij vendi tu behet ftese e thirje : ” Atdheu ne Rezik ” kam parasysh Zotin Spartak Ngjela duhet te emerohet ” Nen Prokuror i Pergjithshem ” me statusin edhe te ekspertit e njohesit te ligjeve , dhe e njeriut te perkushtuar per te bere drejtesi pa kompromis. I cili jam i bindur se do beje shume per permiresimin dhe shendoshjen e gjendjes , dhe se ai me punen e tij ne kete fushe mund te jete dhe nje gur prove per te kandiduare per tu zgjedhur Kryetar i nje Shteti realisht Ligjor .

  • jo shofere pore drejtore ielektrikut dhe hajduti me imadh dhe bashke me olldashin ne patos kane bere shume te keqia sa per familjen tende kam shume respekte duhet mare pasuria te gjitheve atyre qe kane vjedhur qofte edhe rames

  • O Edi Rama ! Nuk di cpo pret ma ! Hap syt mos ta fus tritolin aty ne kryeministri ndonje dit se kafsha nuk do te dij ! E do pushtetin me cdo kusht dhe filloi historin e vjeter qe ben karabam se esht dor e tij! Mir te thot Kozi por nese nuk e ke ate takat perlae e fute sa me shpejt brenda kte taleban te rrezikshem e mos prit sa te behet ndonje Volovograd ne Shqiperi, se po ndodhi do jet von per ty ma ! Mos nenvlehteso ato cka shkruhen ktu nga njerez qe jan pjes e fitores tende e te mos them pararoja se pikerisht nga ketu u duk fitorja yte absolute ! Vepro pra se ky esht zeri i se vertetes i parandjenjes ndaj se keqes qe duan te shpetojn atdheun ! Mendoj se bisha u hodh ne aksion qe te “kafshoj”dhe me siguri do i shkallezoj krimet qe te destabilizoj vendin! ……..

  • “Koco” !!!, lere Ngjelen te mbaje fjalime se nuk e bene dote ne ate vend qe thua ti.Ai ishte “PROKURORI i PARLAMENTIT” per ngjarjet e 1997 dhe beri nje vere ne uje, tani mund te jete kthjelluar, por sa pare bene.
    Ka burra te tjere mjafte te zote ky vend qe po presin t’ju vije rradha te perballen dhe t’ju tregojne vendin ketyre krimineleve.(fjalen e kam per specialiste te fushes kunder terrorit).

  • “Destabilizim” ….
    Perseri e fshehur “Dora e Ze” e Kriminelit s-Ali Bisha.
    Z.Rama, nese nuk arreston kete “Kriminel-Verior” shqipetaret do ngrihen ne kembe kunder Jush.

  • “Koço”? Në dijeninë time ushtria dhe repartet ekzistuese te saj nuk kanë ne programin e tyre stervitje te karakterit antiterrorist. As shtabet e saj. Me duket pak si e habiteshme qe duke qënë ‘pjestarë te koalicionit boteror antiterrorist” stervitje te kétij karakteri nuk parashikohen. Por mund te lindin emergjenca antiterroriste te nje shkalle kur nderhyrja e ushtrise do te behet e domosdoshme. Dhe ajo e ka ne doktrine “rivendosjen e rendit kushtetues”? Por masat konkrete nuk shkojne ne pajtim me konceptet doktrinare. Kjo ështe ceshtaj!? Nderime koco!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *