Operacioni “Mezhgorani”/ Kërkohej prej një viti, arrestohet 52-vjeçari nga Lazarati

Rovena Cerka

Vihet në pranga një person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Mezhgorani”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Mezhgorani”, i finalizuar në muajin shkurt të vitit 2020, u ndalua një prej personave të shpallur në kërkim për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër u kap dhe u ndalua shtetasi A. A., 52 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Share This Article
1 Comment
  • Ky “Lezua”ka vajtur ne Kelcyre per te dhene pervoje ne mbjelljen,prodhimin,tregetimin dhe”perdorimin”e hashashit prandaj ju mos u tregoni kaq te ashper me te ,se ai ka zbatuar”direktiven e PD dhe te udheheqesit largpames Sali Berisha ,qe e shndruan dikur Lazaratin ne parajsen e Ballkanit,ku vinte per pervoje edhe vete “Hollanda”e Lulzim Bashes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *