Aktori i njohur Astrit Çerma i ka dalë në mbrojtje aktorit Robert Ndrenika, i cili ditët e fundit është vënë në sulme, për shkak se është përfshirë në spotin e fushatës së Partisë Socialiste.
Astrit Çerma, i ka dalë në mbrojtje, duke kujtuar kohën e largët të vitit 1997, kur ata donin të festonin 60 vjetorin e kolegut të tij, Demir Hyskies në qytetin e Elbasanit, por që atë kohë PD u kishte thënë “po festove përvjetorin e ish komunistit, e ish deputetit, ne, demokratët nuk ta falim..Festoje po..gjej brimë e futu masanej”.
“Çuditërisht, ata soj njerzish që u rënë dhembet para e pas “demokracisë” duke sharë kan mbetur po ato, por, tani kan vënë proteza. Proteza nga më të shtrenjtat e më të ndyrat me të cilat shajn, kërcënojn, kafshojn..Punë e madhe,” shkruan aktori ndër të tjera.
Postimi i plotë i aktorit:
I dashur Berti….
Të kujtohet 60 vjetori i Demirit.
U mblodhëm të gjithë, ti, Kadriu, Luftari, Vangjushi, shokë dhe kolegë..
Ishin ditët e para të muajit të parë të atij viti ogurzi.1997
Në atë kohë, me tu marr vesh se Teatri Skampa do të festoi ditlindien e Artistit të Popullit Demir Hyskia, militant të partisë e të pushtetit të asai kohe u sulën të tërbuar me shantazhe e kërcënime.
Nuk mund ta harroi dhe nuk mund të rri pa e përmendur një profesor tek “Aleksandër Xhuvani”, që, “para 90-tës” gjysma e dhëmbeve i kishte rënë duke sharë imperializmin, revizionizmin, Niçen e Dostojevskin, dhe pas 92, gjysma po i binte duke mallkuar e anatemuar, komunizmin, socializmin, Marksin e Kadaren. Më erdhi në zyrë si i tërbuar dhe duke shkumbëzuar më “këshilloi”:
“Po festove pervjetorin e ish komunistit, e ish deputetit, ne, demokratët nuk ta falim..Festoje po..gjej brimë e futu masanej”..
“Do ta festojm, ja preva. Do ta festojm sepse do të festojmë ditlindien e njeriut dhe artistit të nderuar të Elbasanit e të Shqipërisë.”..
Për ndonjë fond shtesë as nuk u bë fjalë fare. Nga ministria e nga bashkia, na erdhën vetëm dy shkresa me dy fjalë edhe një apostrof: “S’kemi fonde..”..
Problemin e zgjithëm me ndihmën e shitsave dhe tregëtarëve Elbasanas, që na dhuruan pa hezitim para edhe dhurata të ndryshme për Demirin, por, ajo që na u dhimbë për atë festim dhe na vuri në “siklet” ishte përgjigja e Ministrit Teodor Laço dhe K.Bashkisë Elbasan Engjëll Daklit..
I pari më mori në telefon dhe më sqaroi me shumë “falje” se nuk mund të merrte pjesë, sepse “ishte i ftuar në një ekspozitë”, ndërsa i dyti na solli një shkresë ku shënohej:” Të shtunën, ora 10, kam pritie populli”…
Fill pas këtyre, edhe kryetari P.D së qytetit na sjell një “kërkesë” për sallën e teatrit për një farë “konference” që do të bënte në shkallë rrethi me antarët e partisë së tij pikërishtë ditën shtunë në orën 10…
Ne, organizatorëve të ditlindies, na krijua një far bindie se ishim rrethuar kaq keq nga pushteti “blu”, sa, hothëm dhe mendimin që të mos ftonim asnjeri, por ta festonim brend për brenda teatrit.
Sidomos, për ty Berti, nuk ta kam thënë më vonë sepse më vinte zor, por, po ta them tani, ngula këmbë unë:.
“Berti ka qenë deputet i P.D kështu që…Siç po i shohim hesapet e kësai kohe, kam frikë se do ta fusim “në siklet” si këta të tjerët. Bëjmë sikur e kemi harruar ta lajmërojmë, edhe..”…
Më kundërshtoi me të madhe Et’hem Lulja: “Berti është Berti. Është shoku i jonë më tha. Ai është artist i madh por është edhe njeri i madh…
“Edhe Ministri shkrimtar i madh është, ja ktheva, edhe kryetari bashkisë inxhinjer i madh, edhe kryetari i partisë, edhe për njerës të mëdhenjë i njohim, por…A e kuptoni o shokë se po të mos pranoi dhe Berti se sa e rëndë do të jetë kjo për Demirin?!..”….
E mban mend?. Ne vendosëm të vimë edhe erdhëm dhe të takuam në Tiranë.
U gëzove pa masë dhe na qetsove pa masë: “Do ta festojmë ditlindien e Demirit. Të shokut e kolegut tonë. Aq mirë do ta festojm sa…
Dhe e festuam..
Të shtunën erdhët të gjithë, Kadriu, Luftari, Vangjushi.
U harrua “ftesa e ekspozitës” dhe së bashku me ju erdhi edhe Ministri, Teodori me kujtimet e tia të mrekullueshme. Sapo e mori vesh kryetari i Bashkisë Engjëlli ardhjen tuaj” e shtyu pritien e popullit”, mori me vete humorin e tij dhe erdhi..
Salla u mbush plot me kolegë, shokë, elbasanas…
Kan kaluar 24 vjet që at’herë…
Çuditërisht, ata soj njerzish që u rënë dhembet para e pas “demokracisë” duke sharë kan mbetur po ato, por, tani kan vënë proteza. Proteza nga më të shtrenjtat e më të ndyrat me të cilat shajn, kërcënojn, kafshojn..Punë e madhe..
Edhe ne mbetëm po ata…
Të kujtohet një batutë që ta thoshte kolegia, shkodrania, Vjollca me dukej quhej, tek komedia “Udha e Zavalinajve” e Thanas Borodanit:
– Luj more prej vendit..
– Luj ti- i përgjigjeshe. Ti luj. Se unë jam mirë e shumë mirë këtu ku jam…
Ndaj i dashur miku jonë, të uroj një gjumë të qetë për prehjen tënde. Një mëngjes të lehtë për të dashurit që të rrethojn. Një kafe të ëmbël për shokët e kolegët që të presin. Një shëtitje shlodhëse, për njerzit që të përshëndesin. Dhe një rrol të ri për skenën dhe ekranin që aq shumë i ke nderuar…
Astrit Çerma.

Po o artist i madh, se PD-ja ishte e imunizuar nga komunizmi, se e kishin kaluar te gjithe, po kishin frike për ne te tjeret, se mos na ngjitej, prandaj e ndaluan, festimin ditelindjes se aktorit legjende “komunist” DEMIR HYSKJA!!
Respekt i madhi dhe i nderuari Astrit Cerma! UIne jam nje nga te shumtet e te panumertit shqiptare qe jam detyruar te emigroj qysh ne fillimet e tranzicionit,pasi ne pushtet erdhi banda e Salih Vicidolasit dhe filloi me egersi sulmin frontal BLU kunder “komunizmit” dhe “komunisteve” apo e thene ndryshe filloi zbatimin e parimit komunist te luftes se klasave por ne sensin e kundert dhe teoria e tij berishiste u be parim mbizoterues kudo e mbi gjithcka. Edhe une ,si shumica e popullit tone, jam nga ata qe te kane njohur nepermjet roleve te tua te medha e te pavdekeshme te filmit shqiptar te kohes se socializmit dhe qe i kushtoheshin epopese se lavdishme te luftes Nac-cl.Ensarkimi i ketyre roleve ka lene mbresa te pashlyeshme per te gjithe shqiptaret dhe figura jote do te mbetet e pavdekeshme per te gjithe ne.Bashkohem dhe une me vleresimin tuaj se ne kete vend ka dhe nga ana qe u kane rene dhembet duke share imperializmin e kapitalizmin,duke marre shembull nga doktorri bandit komunist 24 karatesh dhe plot bandite te tjere rrotull tij ,te veshur me kapardina te bardha dikur qe u rreshtuan ne kampin blu si me demek shpresa e ketij vendi= shkaterrimi dhe mallkimi i i ketij populli te vuajtur e te ketij vendi krenar dhe qe sot kane vene proteza te shtrenjta,sic thoni ju me te drejte,prej floriri apo argjendi dhe u lepihen me hipokrizi deri ne ekstrem dhe bastardim amerikaneve e kapitalisteve te mbare botes.Kuptohet se sot ka dhe nje lloj tjeter bastardesh qe pasi kane bere lepirje nga poshte e nga lart te amerikaneve e aleateve te tyre europiane ,kur e shohin se ata ua terheqin shume kapistren per te ndalur turravrapin e xhvatjes se ketij populli prej tyre dalin jashte kontrollit dhe guxojne te kercenojne amerikanet se “do i kapin per veshi”.Kuptohet qe du u rruajne b…!Ne kete kuader sulmet e gjithe lumpenit shqiptar,me apo pa poste,artiste apo gjoja artiste,te rreshtuar ne banden blu kunder te madhit te artit shqiptar,emri i te cilit eshte shkruar me germa te arta ne zemrat e popullit dhe shqiptaret e kane rreshtuasr krahas emrave me te medhenj te artit shqiptar,Robert Ndrenikes, jane si sulmet e minjve blu kunder elefantit afrikan,si mizat e kalit qe e shumta qe mund te bejne eshte ta bezdisin pak atje ku…,dhe qe sado qe te perpiqen mund ti gudulisin vetem putrat dhe hallatet,por ne asnje rast e rrethane nuk mund te arrijne qe te ngjiten as ne kembet e tij te fuqishme.Dhe prova me e madhe per kete do te jete 25 prilli kur populli yne,me intuiten e zgjuarsine e tij,keto vemje te ndyra do i hedhe per te disajten here ne koshin e plehrave si karavidhe te pavlefshme,si shalqi me prove!
I nderuar Arstrit Cerma! Te falenderojme nga zemra per punen e shkelqyer qe keni bere si artist dhe qe ashtu si shumice e shqiptareve ne kete vend keni mbetur ai i pari dhe nuk e keni shitur karakterin e shqiptarit,sic kane bere jo pak artiste e lloj lloj te tjere ne kete vend per te kenaqur egon e tyre dhe per tu futur ne rresht ne banden e partise se ashtuquajtur “Demokratikase” ,detashmentin paraushtarak militant te Berishes,e cila vetem me demokracine nuk ka asnje lidhje dhe po te kishim nje shtet serioz kete “parti “do e kishte nxjerre jashte ligjit me te gjitha krimet e tragjedite qe i ka shkaktuar ketij vendi e ketij populli.Te shpresojme se do vije nje dite qe SPAKU i krijuar si nje shprese per te cuar gangstere e bandite te tipit Berisha ,Like Goldi e te tjere perpara togave te zeza ,do te zgjohet apo do e detyrojne te zgjohet nga gjumi!Mjaft eshte mjaft!
Rrespekt o Arist e njeri i madhe A.Cerma .
Ku vend ka shume nevoje ,
shume me shume se kaq edhe pse kto letershkembime ne distance nuk kane te bejne vetem me Berti e Madhe ,
por jane mjaft dometehnese per gjithe shqiptaret .
Rrofsh Artist i Mashe Astrit Cerma dhe mos harroni se ky vend ka shume nevoje per ju te gjithe ,ti thoni Miremngjes Atdhe e uroni diten e mbare …
Rrespekt o Artist e njeri i madhe A.Cerma .
Ku vend ka shume nevoje ,
shume me shume se kaq edhe pse kto letershkembime ne distance nuk kane te bejne vetem me Berti e Madhe ,
por jane mjaft dometehnese per gjithe shqiptaret .
Rrofsh Artist i Mashe Astrit Cerma dhe mos harroni se ky vend ka shume nevoje per ju te gjithe ,ti thoni Miremngjes Atdhe e uroni diten e mbare …
Astrit Cerma eshte nje nga figurat karizmatike te kinemase shqiptare, dhe Demir Hyska gjithashtu.
Astriti ne rolin e Shpetimit Ne Fillim te Veres eshte nje figure ikonike e te gjitha koherave. Me nje ndjeshmeri te jashtezakonshme, dhe natyrshmeri te paperseritshme ka dhene nje nga karakteret me te realizuara te kinematografise.
Urimet me te mira gjigand
Demir Hyskja nuk u konvertua nga komunist në demokrat si Ndrenika nga deputet demokrat ne mjet në përdorim nga PS e Ramës. Mund t’ia kursente rreshkitjen e dyte vetes pasi atij deputetllëkut te 1996 nen hyqmen e Sali Bishës.
Nuk ia mohon njeri vleren si aktor por nuk ka asgje per tu lavderuar tek ky lloj flirtimi me politiken i variantit “nga fryn era”. S’vjen fare era Moral i cili i mungon kesaj shoqerise sonë.
Ska lidhje fare. Hane shan, hane Bagdat.
n.q.se u be deputet me PD ne ,96,u be se shpresonte te demokracia si te gjithe shqiptaret.Por PD dhe demokracia jane dy gjera te ndryshme, ne mos, te kunderta.Nje njeri i arsyeshem nuk i qendron besnik se keqes.