“Jo pasaportë vaksinimi për turistët”, Rama viziton sheshin Skënderbej

Rovena Cerka

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme sheshin Skënderbej, ku ka nisur procesi i vaksinimit masiv të popullsisë kundër Covid-19.

Duke folur për median nga sheshi Skënderbej, Kryeministri Rama ka deklaruar se çlirimi i të moshuarve nga stresi i pandemisë është ndoshta kënaqësia më e madhe që ai ka marrë që kur ka hyrë në politikë.

Rama ka folur dhe për data në lidhje me përmbylljen e procesit të vaksinimit të të gjithë popullsisë, që sipas kryeministrit do të përfundojë deri në pranverën e ardhshme. Ai ka shtuar se nuk do te kerkohet pasaporte vaksinimi per turistet e huaj qe do te vizitojne vendin tone kete vere.

“Besoj shumë që ky sezon turistik do të jetë shumë i lehtësuar si rezultat i goditjeve që i bëhet zinxhiri i infektimeve. Jam i bindur se deri në pranverën e ardhshme do të kemi vaksinuar të gjithë popullsinë, por besoj dhe më para. Njerëzit janë të lirë të vendosin nëse duan të vaksinohen apo jo. Sicc e patë dhe këtu, ata ndihen më të ccliruar psikologjikisht. Sidomos të moshuarit, jeta e të cilëve është shtrënguar më së shumti. Cclirimi i tyre nga ky stres është ndoshta kënaqësia më e madhe që kam marrë që kur kam hyrë në politikë,” përfundoi Rama.

 

Share This Article
4 Comments
  • Edi Rama para nje muaji – Kurre nuk do marrim vaksina ruse dhe kineze.
    Edi Rama tani tregon perralla me turiste dhe mburr vaksinimin “masiv” kinez te pensionisteve (qe ne 8 vjet ja ka rritur pensionin vetem nje here, sa nje pakete cigaresh)

    • E verteta eshte qe kurre nuk ka thene “kurre”/.Ajo qe ka thene ishte qe ka nje pengese nga BE per te mar vaksina jashte BE, dhe Shqiperia do te perdore vetem ato vaksina qe jane te miratuara nga SHBA dhe BE. Por situata eshte shume dinamike dhe vete BE tashme ka futur vaksina te tjera…

  • Vaksinat kineze nuk jane te certifikuara dhe askush nuk fut ne vendin e vet vaksina nepermjet vendeve te treta sic ben Rama me vaksina kineze sjelle nga Turqia.
    Te jete Rama me i zgjuari a me budallai se tere Europa kjo pastaj nuk do shume koment.

    • Kina e zduki kovifin , po per ju hala duhet studime nga evropa! Rusia si kina perdorinmetodrnd vaksinit sipas Institutit Pasteur… ! Vend ku veten kopiioni edhe jo per se marr!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *