Nga Rinasi dërgohet për të kryer 14 vite burg 28 vjeçari Xhino Aliko

Rovena Cerka

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet kroate ka ekstraduar në vendin tonë shtetasin Xhino Aliço, 28 vjeç, i dënuar për vrasje e mbetur në tentativë.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në datë 11.06.2016 , kur ky shtetas së bashku me babain e tij kanë goditur me thika dhe sende të forta shtetasin J.S., duke i shkaktuar dëme të rënda në kokë dhe tru.

Gjykata e rrethit Gjyqësor Lushnje e ka dënuar shtetasin në fjalë me 13 vite e 6 muaj burg.

Njoftimi:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për evidentimin, lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Nga Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Kroacia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Xhino Aliço, 28 vjeç, lindur në Lushnjë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me vendimin e datës 10.03.2020, e ka dënuar këtë shtetas me 13 vjet e 6 muaj burg, për  veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, vendim i cili u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 29.05.2020.

Përmbledhja e ngjarjes së ndodhur:

Më datë 11.06.2016, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, shtetasi Xhino Aliço në bashkëpunim me babain e tij, shtetasin A. A., kanë  plagosur me thikë dhe sende të forta, shtetasin J. S., duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në trup dhe në kokë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *