Gjashtë orë gjumë e mbajnë zemrën të shëndetshme

anazapta

Një gjumë nga gjashtë deri në tetë orë në natë mund të jetë çelësi i eliminimit të rrezikut të problemeve të zemrës dhe goditjeve në tru, thotë një studim i ri.

Hulumtuesit kanë gjetur se, personat që flenë më pak se gjashtë orë në natë janë dyfish më të rrezikuar për të pasur probleme me zemrën ose sulme se ata që flenë gjashtë e më shumë orë.

Ata gjithashtu për 2/3 janë me rrezik më të lartë për bllokim të zemrës, që shkakton pamundësi të pompimit të gjakut me efekt të lartë negativ në organet e tjera.

Por edhe gjumi më shumë se tetë orësh në natë është i lidhur me dyfishim të rrezikut të sëmundjeve të gjendrës tiroide dhe 19 për qind rrezik më të lartë të sëmundjeve koronare.

Autorët amerikanë thanë se studimi është i pari që nxjerr në pah ndikimet e gjumit te problemet kardiovaskulare. Në studim morën pjesë 6538 vullnetarë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *