Zbardhin vitet përmbi thinja,
Nëpër mjekër, nëpër flokë,
Po me jetën dot s’u nginja,
Që kur eca përmbi tokë.
Rrodhën vitet si ujëvara,
Uji, – turbulluar krejt,
Si shkëmbit më bënë të çara,
Saqë s’eci dot më drejt.
Shumë e shumë në jetë më deshën,
Thanë se isha goxha burrë,
Shumë të tjerë më përqeshën
Dhe më qëlluan me gurë.
Po unë e kurseva lotin.
Të mërzitësh? Ç’marrëzi!…
Ka kaq shumë që s’duan Zotin,
Ç’pyet për mua, për ty?!…
Pa panik e pa potere,
Do pres fundin dhe gjyqin,
Tonat janë fllade vere,
Gjersa Krishti duroi kryqin.
1 shkurt 2009
Sipas Jorgo Bllacit
I dashur mik, para kohe zbardhur,
Nuk di pse dëm të dy i shkuam jetët,
Shiu pa rënë, vjeshta pa ardhur,
Gjer në kërcell, për dreq, na ranë fletët.
I dashur mik, para kohe zbardhur,
Poetë të mëdhenj, po prapë krejt të gjorë,
Bora pa rënë, dimri pa ardhur,
Të dy u mbuluam me dëborë.
I dashur mik, para kohe zbardhur,
Na helmoi brenga, pikëllimi,
Dielli pa rënë, maji pa ardhur,
Na u tha gjer në rrënjë lulëzimi…
I dashur mik, para kohe zbardhur,
Ç’më ishe kaq i mirë, kaq i florinjtë,
Drapri pa rënë, vera pa ardhur,
Na korrën barbarisht drapërinjtë…
5 prill 2008

Anes sime mbese…!
Ane moj, ime mbese,
Pe ty,dheu s’do me trese,
Tete vjet sivjet u mbushen,
Gjyshit ti, i shtrengon gushen.
C’te t’kendoje gjyshi me pare,.
Ti me erdhe mbese e mbare.
Qe kur linde ne tirane,
Gezove jo vec.. babane.
I dole preheri-t nga e keqia,
Per Ty cmendet gjyshia..(1)
Gjyshi ate e ngacmon
Ty nga goja s’te leshon .
Ti kur erdhe ne Tirane,
Te erdhe te gjithe mos bije,
Nun-t’u be nga Kristot -Ilia,
E bekofte perendia…(2)
U rrite prane Tashes-gjyshe,
Doje te rriteshe ndryshe,,(3)
Daja Ariani si gjithnje,
Pa peshqesh, nuk te le.
Mos harro, gjyshi po plaket,
Ne dheun e NENES,don te rritesh,
Porosi, vec ty te le….(4)
Varrin pa LULE mos me LEN.
**
I dua nga duart e TUA,
Keshtu, s”MER TRET dheu-MUA
1.Gjyshe nga nena-Natasha nga babi Meleqia.
2-Ilia Ktisto ,djali Xhaxha Ilias.ne Athine..
3- Doje te rritesh te Gjyshe Meleqia ne Tirane.
4- Ne 80 vjetorin tim i le kete amanet..(2016)
Toronto 18 Qershor 2003 Gjyshi Guri Naimit D.