Mbërritja e dozave të para, Albin Kurti merr sot vaksinën AstraZeneca

J L

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e sotme do të marrë vaksinën kundër Covid-19.

Sipas Gazeta Express, lajmi është bërë i ditur nga një njoftim i zyrës së kryeministrisë, ku ndër të tjera thuhet se ai do të vaksinohet në orën 16:30 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

“Kryeministri Albin Kurti do të vaksinohet me vaksinën AstraZeneca – Oxford COVID-19. vendI: Salla e Sporteve “1 Tetori”, Prishtinë, koha: 16:30”, thuhet në njoftim.

Ditën e djeshmë në Kosovë, kanë mbërritur 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të marra nga mekanizimi Covax.

Këto janë vetëm dozat e para të  100.800 vaksinave AstraZeneca, që do të marrë Kosova.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Pak aritmetikë:
    Janë dy mundësi infektimi: po ose jo, dmth mundësia e infektimit është 50%=0.50.
    Meqenëse fataliteti i infektimit natyror në Shqipëri është 2192/123216 = 0.017 = 1.7% atëhere fataliteti i infektimit natyror është 1.7%×50% = 0.85%.
    Atëherë pse të ashtuquajturat “vaxina” që kanë fatalitet zyrtar nga 5% – 40% (praktikisht më të lartë) janë më të mira e mbrojtëse kundrejt situatës së infektimit natyror??????

    Një ilaç mjeksor i nevoijitet 15 vjet të kalojë nga tryeza laboratorike tek rafti i shitjes në farmaci. Atëhere si mund të quhen vaksina këto tretësira që i përgatitën-prodhuan për dy muaj?!?!?!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *