12.916 raste pozitive me Covid – 19 dhe 417 jetë të humbura vetëm në 24 orë/ spitalet e tejmbushura

Rovena Cerka

12.916 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Itali, pas kryerjes së 156.692 tamponëve.

Ndërkohë, 417 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave në 108.350, që nga fillimi i pandemisë

19725 persona u shëruan ndërsa 462 pacientë të tjerë u shtruan në spital.

Spitalet vijojnë të jenë nën presion, ku numri i pacientëve në kujdesin intensiv ka shkuar në 3721.

Në përpjekje për të vënën nën kontroll përhapjen e COVID-19 Italia vendosi të zgjasë masat kufizuese deri në maj, ndërkohë që duke nisur nga sot, më shumë se gjysma e vendit do të jetë në zonën e kuqe, me Kalabrinë, Toskanën dhe Valle d’Aosta-n që do t’u shtohen 7 rajoneve dhe provincës autonome të Trentos në të cilën janë në fuqi kufizimet më të ashpra.

E vetmja zonë e bardhë mbetet Sardenja, ishulli që ka arritur të mbajë nën kontroll më së miri numrin e infektimeve pavarësisht varianteve të reja

 

c.r / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *