Lidhi djalin 16 – vjeçar me zinxhir në makinë dhe e goditi me shufur hekuri në kokë, arrestohet 54 – vjeçari

Rovena Cerka

Policia italiane ka arrestuar, në ekzekutim të një mase sigurie, një 54-vjeçar shqiptar banues në zonën Caserta, pasi ai është akuzuar për keqtrajtim të vazhdueshëm të gruas së tij dhe djalit 16-vjeçar,  të cilin e ka lidhur gjatë muajit mars me zinxhir në makinë duke e goditur me një shufër hekuri.

Babai e kishte parë djalin me një mik që nuk i pëlqente dhe kjo ishte e mjaftueshme për një dhunë barbare.

Ai e kishte tërhequr atë zvarrë në fshat, duke e lidhur prapa makinës me një zinxhir qeni dhe e kishte goditur në kokë me një shufër metalike.

Ishte djali, 16 vjeç, ai i cili kishte ikur nga shtëpia disa ditë më parë dhe ishte strehuar në selinë e policisë Caserta për të nxitur më pas dhe nisjen e hetimeve.

Në lot, ai kishte treguar gjithçka që ishte detyruar të pësonte për shkak të babait të tij, i cili shpesh e sulmonte atë dhe gruan e tij me dhunë fizike, si dhe psikologjike. Ngacmimet, kërcënimet dhe rrahjet që kishin vazhduar me vite dhe që nuk ishin raportuar kurrë nga frika e hakmarrjes.

Hetimi i nisur nga prokuroria italiane çoi në arrestimin e babait, identiteti it ë cilit nuk bëhet me dije.

 

c.r/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *