20 vite burg për vrasësit e Urim Gjabrit në Australi, u godit në kokë në vitin 2018, prishi pazaret e drogës

Rovena Cerka

Një gjykatë në Australi ka dënuar me 20 vite burg në total 4 persona, të cilët akuzohen për vrasjen e shqiptarit Urim Gjabri në tetor 2018.

Mediet e huaja raportojnë se Benjamin John Mitchell, Alfred Claude Rigney, Matt Bernard Tenhoopen dhe Aaron Donald Carver vranë Urim Gjabrin në shtëpinë e tij në Para Vista në tetor të vitit 2018.

Sipas gjykatësit të çështjes, vrasja e shqiptarit ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës.

Sipas provave mjeko-ligjore shqiptari u godit në kokë 1 ose dy herë, ç’ka i shkaktoi edhe vdekjen. Trupi i pajetë i 46 vjeçarit u gjet nga një mik i tiji, i cili lajmëroi menjëhere policinë.

4 të arrestuarit u shpallën të gjithë fajtorë pasi akuzohen se kanë hyrë në banesën e shqiptarit për të vjedhur një sasi të madhe kanabisi.

c.r/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *