LDK pranon Vjosa Osmanin për Presidente, VV: Është çështje ditësh!

J L

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pranuar kandidaturën e Vjosa Osmanit për Presidente.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri për Euronews Albania pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës ka vendosur të qëndrojë në sallë për t’i bërë kuorumin e nevojshëm Vjosa Osmanit për t’u zgjedhur presidente e Kosovës.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku pritet që të takohet me grupin parlamentar ku do t’u bëhet i ditur qëndrimi i kryesisë së partisë.

“Po janë sinjalet për vota pro Vjosa Osmanit”, i ka thënë një zyrtar i LDK-së Telegrafit.

Lëvizja Vetëvendosje e konsideron çështje ditësh, zgjedhjen e Osmanit presidente të vendit, ndërsa refuzon në mënyrë të prerë një kompromis të mundshëm për një emër tjetër.

Vetë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë takuar më herët edhe krerët e subjekteve politike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, të cilët  kanë deklaruar se nuk do ta përkrahin kandidaturën e zonjës Osmani.

Për zgjedhjen e presidentit të ri duhet një kourum prej 80 deputetësh të pranishëm në sallë.

Në rast se nuk arrihet zgjedhja e presidentit vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.

Ka mbetur ende me pikëpyetje lista serbe, anëtarët e të cilës janë të pakënaqur pasi kryeministri Albin Kurti iu akordoi vetëm një pozicion ministror, ndërkohë që ata pretendonin dy.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Bravo Kosova, jooooooooo association serbe ne Kosove. Ndryshoni kushtetuten per deputet serb ose pakicat, investoni me familje shqiptare ne te gjitha zonat « me shumice » jo shqiptare, jepni pare, shkolla, pune, lehtesira te cfar do forme…….. Fitoni ne popullsi, familje, femije, lindje……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *