Në fushatë virtuale edhe fëmijët? Çfarë thotë vajza e ministrit….

Rovena Cerka

Socialistët nuk kanë dalë të vetëm në fushatë por me përforcime, dhe ato janë gjithmonë të dobishme sidomos kur kanë nota humori.

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, ka publikuar në rrjete sociale një video në dukje serioze dhe shumë formale, por edhe me nota humori.

Ajo tregon projektet që kanë përfunduar nga Rilindja Urbane duke i dhënë shkëlqim vendit në shumë qytete që tashmë duken të transformuar.

Në video ajo ka publikuar disa foto para dhe gjatë 8 viteve të fundit 2013-2021 duke filluar nga Korça, te Durrësi e Tirana, për të cilat thotë se ndryshimi është i dukshëm dhe kush dëshiron të shohë e ka të qartë, ndërsa ai që dëshiron të qendrojë në errësirë, mund të qendrojë.

“Shqipëria është një vend me bukuri të mahnitshme për të cilën kontributin e parë e ka dhënë zoti, kontributin e dytë, atë të zhvillimit të territorit e ruajtjes së mjedisit dhe trashëgimisë kulturore e historike na takon ne. Për këtë të fundit falë programeve të riilindjes urbane, urbanizimi, hapësirat publike, sipërfaqet e gjelbra, parqe infrastruktuar sportive kanë transformuar qytetet e Shqipërinë tonë. Këtë video po e bëj për të treguar qasjen time kundrejt ndryshimeve që kanë pësuar qytetet e Shqipërisë vitet e fundit, gjë që dimë ta vlerësojmë të gjithë. E bardha është e bardhë, drita është dritë, errësira le të rrijë aty ku e ka vendin”, thotë Aleksia Peleshi në video.

 

https://www.instagram.com/tv/CNDUQ-LqwOC/?igshid=1vysg6mq87i67

 

 

c.r/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Nuk po e degjoj VIDION,e ALEKSIAS,vecse sa lexova,me i lumte asaj cupe sa ka shkruar, per mendimin tim ,sa lexoj e kam perjetuar, nje jete.
    Mi lumte asaj,jo se eshte vajza e Nikoo Peleshit, sa shkruan. .-Mbrodhesi Ai -tek PS. Sa ke shkruar, .Vijo moj cupe,mos e freno mendimin ne PROGRES te kohes e shoqerise qe jetojme. Edhe kritiko,per mangesi deri BABANE tend ne se e do ATE dhe ATDHEUN,
    Guri Naimit D.

  • Qytetet ndertohen dhe fshatrat shkaterrohen..! Turp histori… “Rama ik”..! Rama ik, po kush te vije..?! Ata te tjeret jane “djaj me brire”..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *