Zjarri në magazinën ku vdiq Arjan Sala! Mbyllen hetimet, dosja referohet për shkatërrim prone nga pakujdesia

Rovena Cerka

Kur kanë kaluar 6 ditë nga zjarri që përfshiu magazinën e një qendre tregtare pranë mbi kalimit të Kamzës, ende nuk ka një konkluzion që përcakton shkaktarin e rënies së zjarrit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë duke u pritur përgjigje të disa ekspertizave që janë mbledhur si prova në vendin e ngjarjes. Gjithashtu nga informacionet e siguruara hetuesit kanë të dhëna se magazina ka qenë e përshtatur pasi më herët ka shërbyer si parking për qendrën tregtare. Një nga përgjigjet që presin hetuesit nga ekspertët është përcaktimi nëse kanë qenë funksionale pajisjet anti-zjarr.

Dosja është referuar për veprën penale të shkatërrimit të pronës nga pakujdesia. Personat e parë që kanë konstatuar zjarrin kanë qenë dy punonjës të qendrës tregtare që po shkarkonin dhe po sistemonin mallin në magazinën, që u përfshi nga flakët. Ata kanë treguar se, fillimisht kanë parë tym që dilte nga dritaret nën tokësore dhe më pas kanë tentuar të fikin zjarrin me bombola me shkumë.

Për shkak të sasisë së madhe të tymit dhe flakëve nuk e kanë menaxhuar dot situatën dhe janë larguar. Referuar dëshmisë së tyre në këtë moment ata kanë vënë re një person i cili ka hyrë me shpejtësi në ambientet e brendshme të magazinës me një bombol zjarrfikëse në dorë. Ky person që shfaqet dhe në këtë kamer, është i ndjeri Arjan Sala, i cili nuk ka mundur dot të dalë

 

c.r / dita

Share This Article
2 Comments
  • I ndjeri eshte viktime e euforis te tij per te ndaluat flaket dhe gjestit njerzor qe ka shfaqur. Por kursesi nuk ishte detyra e tij te fikte flaket. Aty jane disa persona qe jane pergjegjes direkt per tragjedine por leket para falkteve kane perparsi dhe nuk ka interes njeri si institucioni shtetror si privati te vazhdojn te kerkojn shkaqet se i hapin telashe vetes viktimen e shpallen hero shpejt e shpejt megjiths deklarohet se ka shpetu 20 veta nuk pash nje te shpetuar prej tij te thot qe heroi ne fjale i ndimoi te dilte jasht dhe te regonte si e ndimoi. Gjithsesi gjesti tij per te fikur flaket eshte per tu vlersuar por shpallja me nxitim hero, duket qart largimin e pergjegjsis dhe larjen e duarve me ket histori nga palet pergjegjse.

    • Eshte mese e vertete kjo qe thua sepse e njejta gje ndodhi edhe me pilotet e helikopterit ushtarak qe u rrezua dhe e verteta nuk doli,pergjegjesit nuk dolen para gjyqit.Gjynah per ate djalin qe la femijen jetim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *