FOTO + VIDEO: Dita e katërt e procesit të vaksinimit masiv të të moshuarve mbi 70-vjeç. Shihni çfarë ndodh në sheshin Skënderbej

Ornela

Ministrja Ogerta Manastirliu ka nisur ditën me inspektimin në qendrën e vaksinimit masiv në Sheshin “Skëndërbej”.

Manastirliu ka deklaruar se gjatë muajit prill do të vijnë dhe 20 mijë dozat e vaksinave Covid nga Pfizer ku javën e parë do të nisë me 7 mijë për të vijuar më pas dhe me dozat e tjera.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se procesi po ecën me ritme të shpejta dhe vetëm në tre ditë në vendin tonë është bërë i mundur vaksinimi i 50 mijë personave.

“Jemi në pritje të furnizimit me vaksina, presim nga Pfizer, që gjatë prillit të kmei rreth 20 mijë doza dhe brenda javës së parë do të vijnë 7 mijë dozat e para dhe në vijim dhe dozat e tjera, Gjithashtu në bazë të kontratës presim dhe dozat e vaksinës kineze nga kompania turke. Të gjithë ekipet e vaksinorëve po bëjnë një punë të shkëlqyer, vetëm në tre ditë kemi arritur në 50 mijë vaksinimi dhe ne tregojmë se kemi kapacitete që të rrisim sa më shumë numrin e të vaksinuarve në vendin tonë”, ka thënë Manastirliu


o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • Oo mire o trima po sa vete jane vaksinuar 2 here? Po I beni pershesh kinezet me Pfizer…….kush fillon njeren me ate mbaron…Apo bjeri ti biem deri ne 25

  • Kjo eshte propaganda me e ndyre nga Edi Rama dhe “rilindasit” fashiste te PS qe mund te thuhet, vetem e vetem per vota. NeShqiperi, ne cdo lagje qyteti por edhe neper fshatra ekzistojne shtepite (ambulancat) e shendetit, ku cdo familje ka mjekun e saj dhe sherbejne dhjetra infermiere. Pse nuk shjkojne prane atyre qendrave mjekesore qytateret me radhe, pasi atje kane edhe kartelat e tyre dhe te evidentohet ne kartelen e personi nese e beri apo vaksinen?! Ja kush eshte megallomani Edi Rama i rrethuar me amorale meshkuj e femra te zgjedhur prej vete atij

  • O militantet e leshit. Cdo pacient ka nje kartele dhe smund ti jepet doza e dyte pfizer nese dozen e pare e ke marre Sinovac (kineze) . Mos dezinfomoni njerzit kot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *