I moshuari takon Ramën pas vaksinimit në Vaun e Dejës, “Ai që s’voton ty mos bëftë hajër”. Kryeministri: Mos thuaj ashtu!

Ornela

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër procesin e vaksinimit në bashkinë e Vaut të Dejës. Kreu i qeverisë teksa ka biseduar me të moshuarit, iu ka uruar atyre shëndet.

Ndërkohë që një prej pensionistëve ka befasuar me deklaratën e tij, ndërsa tha se ‘ai që nuk i voton juve, mos i bëftë hajër vaksina’.

Nga ana tjetër Rama i është përgjigjur se vota në këtë mes nuk ka lidhje. Kujtojmë se kryeministri është pritur edhe dje në Rrëshen me deklarata të tilla nga një i moshuar që tha se; “Iu thafshin duart kush thotë se ‘s’keni punuar”.

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
E moshuara-Ramës: Shumë falemners
I moshuari-Ramës: Je i nderuar. Suksese për më tej.
E moshuara: Falemners kryeministrit prej teje.
I moshuari: Shyqyr që të pash. Ai që nuk ju voton juve, mos i bëftë hajer vaksina.
Rama: Mos thuaj ashtu, vota s’ka lidhje.
Rama: Rrini ulur, duhet të rrini gjysmë ore ulur. Respekte! Mirë çdo gjë në rregull?
E moshuara: Mirë
Rama: Me shëndet të gjithëve

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • U harrofshi edhe ju te gjithe sklleverit e Rames qe e quani ate perendi,sic benit dikur me mbretin,sulltanin,kryetarin e kooperatives etj!
    Nderoje shtetin e jo Ramen,pavaresisht se ai vjen tek ju per te marre mburrjet,sepse nuk vjen kurre atje ku nuk ka bere asgje,se do marre kritika!

    • Diku tjeter, fiton nje lufte boterore, bashkon dy gjermanite, merr cmim Nobel per paqe a ben reforma qe ndryshojne ne menyre radikale per mire jeten e nje vendi; as FALEMINDERIT NUK TE THONE.

      kujtohesh e kritikohesh ne disa dokumentare e me aq mbaron. Pensinohesh. Shkruan kujtime etj. Njerezit te gjykojne ne ate qe nuk ke bere jo thjeshte ne cfare bere kur paguhesh per punen nga populli. Ne disa raste te heqin pa shkak se te ka kaluar koha ose je bere teper i fuqishem e vetem ne emer/fame e pushtet konsiderohesh rrezik per Demokracine.

      Ne Shqiperi duke qene ne varferi materiale, proceduriale e shpirterore; shume individe e marrin personalisht dhe ja atribojne Rrugren 1 e Vaksinen 2, liderit Berisha a Rama. Kjo mbajtje ne post e personalizime bajate sjellin vulgaritete te niveleve ne te uleta ne pjeset qe duhet te jene shembujt e eperm. Si psh. Presidentet hapin parti pasi lene postin, ose Kr.M kthehen e rikthehen ne pushtet si ministra pasi kapin majen me te larte te shtetit; indicje standarte ne bote qe aty e pas karriera e larte politike mbaron.

      Ka edhe dy probleme te tjera

      1. Thelbesor. Veprimet vlejne, jo fjala. Sado ta mohojne ne formen me cinike po shfrytezojne Vaksinen per fushate elektorale. Ne cdo valixhe qe presin dhe cdo foto FB me ministra e KR.M jane bere bajate dhe rutine ne qendra vaksinimi. Njesoj me Cadren ku kane pushtuar Sheshin nr.1 te Shqiperise ne Tirane si kujtese dhe kercenim konstant (a) Vaksinat ua sollem Ne e vetem Ne (b) te mos ishim/ jemi Ne – do vuani/ vdisni (na votoni)

      2. Sekondar. Media shqipe jo se nuk kritikon por shpesh humb balancen e ben punen e politikes apo fushate falas publiciteti duke pasqyruar qofte banalitetet me te vogla. E.Rama ne levizje jepet 7,8,9 here ne dite edhe ne nje fjali kazuale me kedo. Si dhe, nuk sqaron qendrimin ne rastet kur Pasqyrimi Strikt dhe Neutraliteti mund te duken si mbeshtetje. Lajme te tilla qe LAJME NUK JANE (shetitje hardallesh dhe blerje standarte votash e opinioni) nese jepen duhen analizuar nga vete media; si dhe sa jane gabim e Pse jane gabim, jo etike, imorale a te paligjshme.

      Flm Dita.

  • Nuk kane te mbaruar sahanlepiresit tek ne!!!!!!! Nuk e di ka raste me popujt e tjere evropiane qe sillen keshtu me qeveritaret e tyre!!!!?????

  • O shpellar po pse mallkoni ata qe nuk do votojne kete mashtruesine pensionisteve,sa ta ka ritur pensionin ty e I di ti 2.5% dy mije lek nje muaj.Ju duket ne regull ky kujdes per ty dhe per pensionistet e tjere qe nuk u del as per i lace pensioni?Vetem per pensionistet nuk ka bere gje,dhe ju e falenderoni dhe mallkoni ata qe nuk do ta votojne.Turp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *