Aldo premton që do bëjë kur të vijë në pushtet ato që nuk bëri kur ishte

Rovena Cerka

Kandidati nga listat e Partisë Demokratike Aldo Bumçi, i ftuar në News 24 foli për ato që i quan abuzime të qeverisë Rama lidhur me pronat dhe ndihmën ekonomike.

Në fjalën e tij Bumçi tha se PD do të shfuqizojë të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me abuzimet mbi pronën.

Sipas ish-ministrit katër vitet e para komisioni i kthimit të pronës, nuk dha vendime lidhur me këto çështje, të cilat janë po aq shqetësuse për qytetarët.

“Po të marrim pronën, ligji i turizmit thotë, që zonat turistike s’janë vetëm zonat bregdetare, por edhe e Farkës, Petrelës, ligji thotë nëse investitori vjen dhe hyn në marrëdhënie me ju, e nuk bini dakord të çmimit me ju, vjen qeveria dhe sipas saj, ajo e shpronëson këtë. Kjo rrezikon që të gjitha pronat në bregdet, apo zonat e lakmuara si Farka e Petrela. Si të merret prona pa miratimin tënd. Është ligj që është miratuar në fund të 2018-ës. Kemi pasur ligjin e hidrocentraleve. Është tjetër energjia, e nuk rrezikohej prona. Në rastin e turizmit prek të drejtën e pronësisë, këto ligje do të shfuqizohen. Ligji i kthimit të kompensimit të pronave. Nëse prona juaj është e lirë, merr vetëm 20%, nuk e merr të gjithën. Shqipëria doli nga komunizmi në një gjendje të vështirë, prona u kthye dhe mbeti e shenjtë, por pati një proces të kthimit. Katër vitet e para komisioni i kthimit të pronës, nuk dha vendime. Ne do të shfuqizojmë të gjithë ligjet që lidhen me marrjen e pronave kundrejt 20%-it. Do të rikthejmë pronat nëse janë të lira”, u shpreh Bumçi në News24.

 

c.r/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Aldo Bumçi nje demagog i rendomte, nje injorant fodull, provincial, njeri pa vizion dhe pa kulture elementare, nje mjeran i PD-se qe genjen veten se do mbledhe ndonje vote… Eshte me te vertete e turpshme te degjosh prej ketij tipi premtime te njellojta dikur dhe te cilat po aq dikur nuk i mbajti…

    Bernard Shou do te perifrazonte per tipin e Aldo Bumçit se marrin pozat e atij duke u hiqur sikur dine gjithçka, por ne te vertete nuk dine as edhe nje lloj gjeje….

  • O zagar ,nuk ju voton me njeri ju .Ju skeni predispozite per te regulluar problemin e pronave .Keto jane vetem shashka propogandistike per vota .Eshte e thjeshte per tu rregulluar ceshtja e prones ,por nuk ka fare predispozite , nga ju pardesy berdhet e Ramiz Alise te ndare ne tre pjese te bajges se PPSH:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *