Zekthi: Të përfshirët në konfliktin e “Ditës së Verës” ishin të armatosur! E tall nënkryetari i bashkisë

Rovena Cerka

Një ndër koordinatorët e shumtë në Partinë Demokratike, koordinatori kombëtar për komunikimin social dhe politik, Fitim Zekthi ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me ndodhinë e 14 marsit në Elbasan.

I ftuar në emisionin “Open”, teksa flisnin për fushatë në kohë pandemie, kujtoi se edhe kryeministri Edi Rama kishte thyer rregullat e pandemisë.

Ndërsa shtoi se personat që e shoqëronin, të përfshirë në përplasje me mbështetësit e PD-së, kishin armë me vete në çantën e tyre. Deklarata e tij, u shoqëua me ironi nga ana e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.

Fitim Zekthi: Unë jam nga Elbasani, kam farë e fis atje, të gjithë i njohim kush ishin ata atje me Ramën. Nuk mbajnë në çanta as trëndafila dhe as lapsa e blloqe për të shënuar. Kishin armë.

Mazniku: Pse nuk i denoncuar atëherë?

 

c.r / dita

Share This Article
1 Comment
  • Zekthi nuk ka bere denoncim per aresyem e thjeshte:
    Eshta gagac, ka ngerc me fjalen, mezi e nxjerr dhe eshte i pakuptueshem se cfare mendimi ka kur llomotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *