Përplasen me sende të forta të rinjtë në Elbasan, njëri prej tyre në spital, policia ende asnjë reagim

Rovena Cerka

Burime për gazeta DITA bëjnë me dije se një konflikt mes disa të rinjve ka ndodhur këtë të mërkurë në Elbasan, me pasojë plagosjen e një personi.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbej”, ku të rinjtë kanë përdorur sende të forta gjatë sherrit mes tyre.

I plagosuri është dërguar në Spitalin Rajoanl të Elbasanit, teksa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij. Policia nuk ka ende një reagim zyrtar për këtë ngjarje.

 

c.r/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *