“Më kritikoni mua, jo skuadrën”, Challandes e zbut humbjen ndryshe: Spanja i shënoi gjashtë gola Gjermanisë

Rovena Cerka

Kosova humbi 3-1 ndaj Spanjës, ndeshje e vlefshme për Grupin për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022. Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes foli pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:

“Nuk mund t’i them diçka skuadrës, pasi luajtëm kundër një ekipi shumë të fortë. Ata nuk ia japin topin kundërshtarit, mënyra se si lëvizin është një futboll perfekt. Kemi luajtur kundër Suedisë dhe Spanjës, dy skuadra shumë të forta. Kujtoni se do fitojmë? Ndaj këtyre skuadrave prisni progres?! Spanja i shënoi 6 gola Gjermanisë, e përsëris 6 gola. Nëse e mendoni, progresi ynë ka ndodhur prej vitit 2018. Nuk jeni në planetin e duhur nëse mendoni se duhet të fitonim ndaj Spanjës. Sot bëmë progres. Progresi është një rrugëtim i gjatë.

Mund të kritikoni trajnerin, por jo lojtarët. Ne jemi Kosova, vetëm 12 kombëtare evropiane do të shkojnë në Katar 2022, e kuptoni sa e vështirë është përballë ekipeve si Spanja.” Përfundon trajneri i Kosovës.

Share This Article
4 Comments
    • O gjakshurr mos fut percarje, dardanet jan ilir,po ste pelqeu shko sh….u nga vendet qe te pagujn me fut percarje,shyqyr qe erdhen dardanet qe kombetarja jon mori hov.
      Respekt per ter shqipet kudo ku jan.
      M….n kurvave antishqiptare .

      • Kosova lozi mire ,me aksione te rjedheshme ,dilte ne sulm shum bukur
        por ky trajner nuk di te beje mbrojtjen

        Mbrojtja ishte shum dobet , reshtohej keq ne krosime dhe nuk mbronin fare

  • Ndaj Spanjes Kosova luajti shume me mire se Kombetarja jone ndaj Anglise. U perpoq te luante si e barabarte. Me Suedine mund dhe duhej te bente me mire!
    Loni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *