12 vjet anëtare e NATO-s, Ambasada e SHBA: Shqipëria, mike e besuar dhe aleate e fortë

J L

12 vite më parë, Shqipëria u anëtarësua në Aleancën më të fuqishme ushtarake, NATO-n.

Ambasada e SHBA e ka përkujtuar këtë ditë të rëndësishme për kombin shqiptar me deklaratën e presidentit amerikan GeorgeW. Bush.

“Shqipëria është një mike e besuar dhe një aleate e fortë. Dhe shpresoj se vizita e sotme do të dërgojë tek populli shqiptar mesazhin se ju mund të mbështeteni tek Amerika, ashtu si Amerika mund të mbështetet tek ju, për të punuar fort për të përhapur lirinë dhe, si rrjedhojë, paqen,” – ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara George W. Bush gjatë vizitës së tij historike në Tiranë më 10 qershor 2007, teksa Shqipëria përgatitej të hynte në NATO”, thuhet në këtë postim.

Më tej në reagimin e ambasadës theksohet se “Sot, Shqipëria feston 12 vjet anëtarësim në NATO dhe Shqipëria mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek Shqipëria më shumë se kurrë. Gëzuar përvjetorin e 12-të, Shqipëri!”

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • …..hahaha…”mike e besuar” dheeeeee aleate e FORTE….!!!!…bravo, kjo eshte nje “medalje” ta gezoni ramazoninnnnn!!

  • Gezuar 12 vjetorin ne NATO ,por kujdes ,ju te ambasades Amerikane ,doni a sdoni ju ,me keto programe qe po bejne keta politikanet ,anti zhvillim dhe anti prone ,ku shkelet neni 181 i Kushtetutes posacerisht per pronat ,keto jane inkuadruar nga lindja ,nga RUSI . Pse zoterinje Amerikane ,me kooperativa bujqesore dhe me kolkoze ruse ,eshte dhe duhet te jete nje anetar ne NATO ,na habisni me dhimbje ju amerikanet ,ceshte ky indiferentizem ????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *