Një statujë në bronz dedikuar aktivistes Greta Thunberg brenda universitetit britanik Winchester, ka shkaktuar zemërimin e studentëve të cilët e konsiderojnë si një shpërdorim parash.
Protestat shpërthyen pasi u bë e ditur se sa kishte kushtuar kjo vepër: 24 mijë paund.
Universiteti në jug të vendit, mbrojti këtë zgjedhje duke thënë se Greta Thunberg është një frymëzuese dhe një simbol i impenjimit të vazhdueshëm të universitetit në tema si drejtësia sociale.
Statuja është modeli i parë me përmasa natyrale të aktivistes suedeze, e cila u vu në qendër të vëmendjes për përpjekjet e saj për sensibilizimin e opinionit publik për pasojat e ndryshimeve klimatike.
Përfaqësuesit e studentëve u shprehën se admirojnë Gretën dhe betejat e saj por nuk mund ta pranojnë këtë iniciativë. Ata kërkojnë që e njëjta shumë e shpenzuar për statujën të përdoret për të financuar shërbimet shtesë dhe mbështetëse për jetën brenda kampusit.
Sipas të rinjve, viti i fundit i karakterizuar nga pandemia ka shkaktuar shumë humbje në personel, reduktim fondesh për bibliotekën si dhe kufizime të tjera. Përveç kësaj studentëve nuk iu është kthyer pagesa e bërë dhe pse nuk kane qenë prej një viti në auditore.
Universiteti i Winchester tha se skulptura ishte porositur në vitin 2019 dhe ishte parashikuar të vendosej në West Downs Center
Bronze statue of @GretaThunberg installed @_UoW as symbol of commitment to combat the climate emergency: https://t.co/K1K3FOTyeL pic.twitter.com/l6vg7wFmd7
— UoW Press Office (@_UoWNews) March 30, 2021
c. r / dita

Perse studentet e admirojne Greten !? Ne te gjithe levizjen e saj , Greta, nuk e permendi asnjehere shkaktarin kryesor te ndotjes se planetit, qe quhet Kapitalizem. Nuk u foli asnjehere per Globalizmin e diteve tona , ku punohet me pak lek, ne gjithe cepat e botes, e po realizohen tragjedi te renda ne emer te ekonomise se lire. A e meriton Greta monumentin? Ajo qe beri Greta eshte nje shou i pergatitur nga ata qe duan te fshehin te verteten, qe fitimi eshte shkaktari i shkaterimit te planetit dhe shoqerise. Firmat ,qe do marin puntore edhe nga Bankladeshi, patjeter synojne fitimin ,duke lene pas shkaterimin e ambientit. Greta kur nuk tha se kush duhet te paguaj per demtimin.