U goditën nga kamioni teksa po lëviznin me kamionçinë në autostradë, ndërron jetë shqiptari dhe kolegu i tij italian

Rovena Cerka

Dy të rinj janë viktima të një aksidenti tragjik që ndodhu pasditen e shkuar përgjatë autostradës A4 midis San Dona di Piave dhe Cessalto në Itali.

Ata janë shqiptari 34 vjeçar, Eder Shqalshi dhe  kolegu italian, Erik Galluzzo, 28 vjeç.

Të dy ishin banues në Talmassons në provincën e Udine, dhe po udhëtonin në bordin e një kamionçine që, për shkak të shkaqeve ende nën hetim, goditi një kamion.

Përplasja ishte mjaft e dhunshme, duke mos u dhënë asnjë shpresë dy të rinjve për të mbijetuar. Ata u nxorën nga pjesët metalike të mjetit nga zjarrfikësit. Ekipi mjekësor që mbërriti në vendngjarje nëpërmjet një helikopteri i shpalli ata të vdekur në vend.

 

c.r/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *