Qeveria ka vendosur të rrisë me 2.7% të gjitha pensionet në vend, përfshirë pensionin social, atë të pleqërisë, pensionin e invaliditetit, pensionet e ushtarakëve apo minatorëve dhe naftëtarëve.
Vendimi hyn në fuqi që këtë muaj, dhe të gjithë pensionistët që do e marrin pagesën në maj do e marrin 2.7% më të lartë.
Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë projektvendim do të përfitojnë rreth 702 944 përfitues, prej të cilëve 688 944 janë përfitues aktual dhe rreth 14 000 llogaritet të jenë përfitues të ardhshëm që do të marrin pension të indeksuar deri në indeksimin e ardhshëm.
Nga totali i përfituesve 555,442 janë pensione qyteti, rreth 114002 janë pensionistë që marrin pensione fshati dhe rreth 19,500 janë pensione sociale, pensione të parakohshme të ish-ushtarakëve, policëve dhe punonjësve të Gardës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë si dhe trajtime të veçanta, të ish-punonjësve të nëntokës, të industrisë ushtarake, ish-pilotëve, ish-ushtarakëve të nëndetëseve, të industrisë së naftës dhe metalurgjisë etj. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në shumën 2,4 miliardë lekë, përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH të vitit 2021.
c.r/ dita

Po keta pensionist njelloj hane, njelloj vishen, njelloj ju eshte ngrene xhani si ata te fshatit we rrojne si skllever..?! Ore cunu I qeverise, po te ishte e mire jeta ne fshat, te gjithe do te rinin atje, “fermere” sikurse I wuani ju,” kumbaret moderne”..! Dikur qyteti kish industri, klase puntore, por ju I rrafshyst e prap fshataret e potresitur drejt qyteti u sulen, per nje jete me te mire. Ndaj mashtrrohen shpejt nga ju “kolltukaxhinjte”, per te siguruar nje vend pune si dikur qyteti I Enveri, me njerez te mbajtur qe e injorruan pas vdekjes..! C’do gje e shkaterruat or te shkaterruat it e 30 vjecarit te fundit..!
Po mashtroni per fushate elektorale se nuk deklaroni,qe shifrta 2.7% eshte INDEKSIM i INFLACIONIT dhe jo RRITJE PENSIONI!
Keni 8 vjet rresht qe NUK KENI RRITUR ASNJE LEK PENSIONET por derdellitni indeksimin duke e quajtur rritje!
Turpi ju mbulofte,se e mbani veten PARTI E MAJTE,por ne fakt jeni parti fashiste antipopullore!
o Ramut ,mos i bjere lodres se reklamave per votimet e 25 Prillit .Ti jo ja shton 2 .7 % ,por ja fut me keq pensionisteve te mjere .Sa %e ke pasur inflacionin ti o Ramut ? . Pse nuk ben trasnparence ?A e di ti se as edhe nje vend ne bote nuk shkruan e as nuk propogandon per % .Ajo shtohet automatikisht ne propocion te infalicionit dhe fare pa buje .Dhe mos haroj o uriaip ,shtimi ne % ne te gjithe boten behet qe ne find te dhjetorit e zotrote ja jep ne prill % e inflacionit ,me gjithe se e ke me shume se kjo shtese inflacionin .Skemi opozite fare ne ketu ne shqiperi dhe kendo e bjeri lodres o Ramut ,te ka ardhe dita .Tall topat .Te pakten mos u tall o skenderbe me pensionistet e mjere shqiptare .Dhe te zente haku i tyre .
Gjysma e popullit Arnaut eshte Pensionist?
Per cfare “Kombi” dhe per cfare Marreveshje te detti me Greqine e kini llafne o shoke,per kete qe i kane rene breket?
Do ta votoja ramushin me mire po te mos tallej me kete lemoshen e pensioneve tani ne zgjedhje
Mund te jesh me i miri ne trasten e karavidheve por gjithsesi karavidhe mbetesh
Ky eshte fati i ketij vendi
Vetem idealistet we nuk egzistojne me tek ne mund ta shpetoj e kete vend te viltimizuar nga vete sojsuzet e t
Kur do te na paguani Bonot e Privatizimit qe me keni dhene si shperblim per 30 vite pune ne ndertimin e industrise dhe tere pasurise te shtetit shqiptar? Perse nuk mi paguajne ata qe i privatizuan minierat, naften , kromin, fabrikat uzinat etj.