Cili është momenti më i keq i legjendës Pique….”eliminimi”

Rovena Cerka

Gerard Pique është në moshën 34-vjeçare tashmë dhe fundi i karrierës për të është afër. Mbrojtësi i Barcelonës ka dhënë një intervistë së fundmi për një televizon spanjoll, ku ka zbuluar disa gjëra shumë interesante.

Një prej temave që preku Pique ishte edhe momenti më i keq i të gjithë karrierës së tij. 34-vjeçari spanjoll veçoi humbjen dhe eliminimin nga Champions League në vitin 2019 nga Liverpooli. Barcelona kishte fituar ndeshjen e parë 3-0 në “Camp Nou”, por në kthim në “Anfield”, humbi në mënyrë të pabesueshme 4-0.

Lidhur me këtë disfatë, Pique u shpreh se ishte momenti më i keq për të, ku pas ndeshjes ai kishte hedhur në tokë edhe kishte goditur çfarë i kishte dalë para në dhomat e zhveshjes. Mbrojtësi e quajti një eliminim të pabesueshëm atë që ndodhi dy vite më parë.

“Humbja më e madhe dhe momenti më i keq i karrierës sime ishte eliminimi nga Champions League në ‘Anfield’. Kishim fituar ndeshjen e parë 3-0 dhe ende nuk e kuptoj se si mun të humbnim 4-0 në Angli. Unë kurrë nuk e shfaq inatin tim dhe mërzitjen, por pas asaj ndeshjeje kam përplasur në tokë çdo gjë në dhomat e zhveshjes”, përfundoi Pique.

 

c.r/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *