Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur në lidhje me premtimet që ka bërë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, ku një prej tyre është dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE.
Në një prek spoteve elektorale kryedemokrati thotë “unë hoqa vizat” dhe “unë futa Shqipërinë në NATO”.
Për këtë spot, Basha u pyet nga drejtuesi i emisionit “Opinion”, se kush e futi Shqipërinë në NATO ai apo ish-kryeminsitri Sali Berisha. Basha tha se ky spot është bërë për qytetarët të cilët duhet të kujtohen për meritat e PD.
“Spoti s’është për ty Blend”, i tha kryedemokrati, por përgjigja e Fevziut ishte “Atëherë është bërë për ata që mund ta hanë”…
Pjesë nga debati:
Fevziu: Thoni që hoqa vizat, e futa në Nato. A nuk ju duket pak më shumë e personalizuar? Të njëjtën gjë thoshte dhe Berisha, unë hoqa vizat, unë ju futa në NATO…
Basha: Ky spot nuk është bërë për ty Blend, as për gazetarët që ke këtu
Fevziu: Është bërë për ata që mund ta hanë domethënë
Basha: Ky spot është bërë për të kuptuar diferencën se ku ishim dhe ku jemi sot. Beteja brenda vetes, një nga gjërat më të rënda që ka pllakosur Shqipërinë është humbja e besimit te vetvetja, te njëri-tjetri.
Fevziu: Pse kaq i personalizuar?
Basha: Një nga arsyet kryesore është për t’i kujtuar shqiptarëve forcën që ne kemi si komb. Nuk është bërë që një gazetar ta marrë dhe të thotë e keni bërë ju Basha. Unë kam rolin tim…Ju keni qenë aty dhe e dini fare mirë, pasi u bëra ministër i Jashtëm më pyetët, “si duken punët”. Në atë moment shanset ishin 100% për Kroacinë, 60% për Maqedoninë dhe shumë të vogla për Shqipërinë
c.r/ dita

Ky eshte fare debil, po si kujton se shqiptaret jane budallenj dhe do te hane brockullat e tij. Basha kryetar bashkie me vota te vjedhura, per 4 vjet nuk beri asgje, basha minister i transporteve, pasi vodhe 130 milion euro, e la rrugen per ibret, me gjithe investimet e vazhdueshme, akoma kjo rruge nuk ka perfunduar!!! Basha minister i jashtem, shiti detin greqise dhe kur pyetet per kete nuk di cfare te thote, ky eshte krim shume i rende, i dokumentuar me vendim gjykate kushtetuese (nuk u denua, as ky e as saliu)!!! Basha minister i brendshem, vrau 4 veta ne bulevard pa asnje shkak, nuk u denua fare!!! Po ku dreqin eshte kontributi i ketij debili se pervec vrasjeve, vjedhjeve e krimeve te tjera asgje nuk dime per te. Po a mund te jete ky km e te drejtoje kete vend. Thote kam hequr vizat, kam futur shqiperine ne nato e brockulla te tjera, ku ne fakt kontributi i tij eshte negativ, nen zero. Duket qarte se cfare llogjike ka, spoti nuk qenka per gazetaret, se ato e njofin, por per te genjyer popullin (sa turp e pranon vete se po perpiqet te mashtroje qytetaret e thejshte), etj. etj. pa fund.