Me “shpatulla pas muri” Jozefina Topalli. Akuzon Ramën, Metën dhe Bashën për korrupsion, për Berishën, as PO as JO!

Rovena Cerka

 

Jozefina Topalli është përballur mbrëmjen e sotme me analistët në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit.

Teksa akuzoi për korrupsion, Ramën, Metën dhe Bashën, analistët pyetën Topallin edhe për Berishën i cili kandidon për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Topalli u përgjigj duke thënë se “Legjislativi është i ndarë nga Ekzekutivi dhe paratë janë te Ekzekutivi, tek qeveria. Sot është kryeministër Rama”.

Pjesë nga intervista:

Topalli: Mund të ndodhin shumë shpejt zgjedhjet e tjera.

Curri: Ju e keni me Lulin?

Topalli: Unë e kam me korrupsionin. Me korrupsionin e Ramës, Bashës dhe Metës.

Curri: Pse sot është ky korrupsion?

Topalli: Po ka qenë, por tashmë është bërë më i madh.

Rakipi: Ti e ke njohur korrupsionin, por se ke thënë asnjëherë.

Topalli: Ku e di t’i çfarë kam thënë unë?

Rakipi: Publikisht nuk e keni thënë. Keni folur për Rrugën e Kombit?

Topalli: Jo nuk kam folur.

Rakipi: Ti po e thua tani?

Curri: Po të futesh sërish në PD prapë nuk do flasësh…

Topalli: Të flasim për Ndryshim?

Curri: Nuk i njohim, nxirri.

Topalli: Ata janë të pakorruptuar, ky vend nuk bëhet me të korruptuar. Ndryshimi do ndodhë kur vendin ta marrin të pakorruptuarit.

Rakipi: Ti po kandidon si parti më vete. Ju thoni është i korruptuar Rama, Basha, Meta për Berishën nuk thoni asnjë fjalë.

Topalli: Kush është sot në pushtet? Pushteti i opozitës është pushtet i madh shumë.

Curri: Berisha është kandidat për deputet, si i tillë e konsideroni të korruptuar?

Topalli: Legjislativi është i ndarë nga ekzekutivi dhe paratë janë te ekzekutivi, tek qeveria. Sot është kryeministër Rama. Ne po flasim për zgjedhje dhe kandidatë janë tre persona.

Curri: Pse deputetët mund të futen të korruptuar?

Zheji: Ju thoni ata janë të korruptuar dhe unë jo, kjo është një mënyrë e vjetër. O i fajëson të gjithë o asnjë.

Share This Article
14 Comments
  • Po si do ta thote Jozi emrin e kanibal vicidolit a jeni ne terezi….ndryshimi qe do vi nga nje bushter e vjeter…..te marresh nje prostitute 60-vjecare dhe ta cosh edukatore per brezat e ardhshem……

  • Jozi, berisha nje race e keqe politikani jane. Po e dy ishin palaço nga goja ne parlamentin e dikurshem says:

    Nuk ia mban bytha nga Berisha se ai ka kanun e sta ban te gjate, po e zgjate me të.

  • Mbas ilir metes xhozefina eshte me e pasura be bot ,,thua me pun e ka bere kete pasuri perrallore

  • Me behet qejfi qe nje analist me ne fund i beri direkt nje pyetje qe shume njerez nuk guxojne ti bejne jo vetem Xhozit,por dhe Bashes,Likes e te tjereve “flamurtare te luftes kunder korrupsionit” dhe qew permendin gjithkend por vetem emrin e padrinos nuk guxojne te zene ne goje.Per kete zoti Curri meriton respekt e falenderime nga shqiptaret e thjeshte qe duan me zemer qe politikanet e korrupttuar e kriminele ti shohin nje ore e me pare me pranga ne duar.Kjo zarbe politike dhe jo vetem qe kohet e fundit ka marrur ne dore flamurin e antikorrupsionit,natyrisht qe nuk ka bythe te permende babain e korrupsionit e te krimit ne kete vend.Permend ,kuptohet se perse, Edi Ramen,sepse dhe kjo eshte pjese e mergates se qyqeve me seli ne Shqup dhe kuptohet Ilir Meten e Bashen,por jo per aresyet e verteta,domethene se jane te korruptuar dhe kesaj me demek i vjen keq per kete fakt.Ilir Floririn e permend sepse kane qene kundershtare politike dhe dikur ai e ka rrethuar me polici qendren e vjeter te PD-se e te Xhuzit (per aresyet e tij personale sepse hahej me Berishen se kush ishte me i forte e jo per aresye se i digjej barku per ligjin e per kushtetuten) dhe ajo si shebeke e bashkepunetore e Berishes dhe si shkodrane e ka inatin me te madh se sa ka b….,kurse Lylin e rruges se kombit etj etj e urren sepse ai e beri dalje si fisheku nga pistoleta kete buce te degjeneruar deri ne gen.Kurse kriminelin e vertete dhe babain e dogmes berishiste,nga e cila rrjedhin te gjitha te keqiat e shtetit shqiptar qysh pas vitit te larget 90 nuk ka sy e faqe ta permende,sepse nen pushtetin e tij livadhisi dhe kjo e beri poasuri te madhe,shetiste boten me dieta te fryra te paguara nga parate e”kokepalareve” e vuri neper ambasada njerezit e sa jme te afert dhe bente ligjin.Keto Berisha i di,i ka te arshivuara dhe me nje postim ne FB ai e ben robe kete langaraqe,pa folur pastaj qe te vendose qe kjo te kete fatin e Olldashit,Pashkos,Trebickes,Remzi Hoxhes,Zhulalit etj etj dhe pastaj mos o zot.Kjo eshte aresyeja se pse kjo derdecke e degjeneruar nuk guxon dhe nuk do te guxoje kurre te permende emrin e banditit vicidolas.Kjo tregon dhe hipokrizine e saj per gjoja deshiren e saj te zjarrte per te larguar nga politika Ramen,Liken e Bashen.Po te ishte me te vertete kunder korrupsionit kjo do te permendte fillimisht babain shpirteror dhe padrinon e krimit e korrupsionit -Berishen e pastaj do vazhdonte me nxenesit e imituesit e tij Like-Basha,Monika,Tit Vasili apo dhe Rama,meqe ia ka qejfi shume qe te iki nga pushteti dhe te vije kjo me Berishen,pavaresisht se ky i fundit e ka dosjen carcaf me krime nga Konispoli ne Vermosh dhe e vetmja qe nuk e di kete e qe qellimisht nuk do qe ta shohe ne shqiperi e te flase per te eshte Xhuzi qe dikur urdheronte si rrugace te “kapeshin per zhelesh” deputetet soocialiste e te flakeshin nga parlamenti.Por shqiptaret e kane kujtesen te forte dhe e dine se kjo si puna e gjarperit ka ndryshuar vetem formen,sepse ne permbajtje eshte e njejta egersire e dikurshme dhe synon te shijoje perseri benefitet e dikurshme te pushtetit e te imunitetit politik.Eshte sic thote bukur Ed Rama shalqi me prove!Sa per ate qe thote se ajo synon qe ne parlamentin e ardhesem te fuse njerez me integritet,me te drejte i thote zoti Curri se kjo eshte nje fishekzjarre e saj,sepse ajo edhe per vete nuk e ka te sigurt se do e marre mandatin,pa le me te marre nje te dyte.Thjesht njerezit i genjen mendja se duke i futur kjo ne liste per kandidate,do behen dhe ata deputete.Dhe me kete menyre Xhuzi diplomatja ben lojen e saj per tu futur ne parlament,qe te vijoje ate qe ka lene pergjysem dikur,krah Berishovicit te tmerrshem!

    • Ti “Salih Rame Berisha” mos u anko se ate qe se beri dot Xhozi me Saliun e beri Rama yt qe me dashje apo pa dashje e nxorri opoziten nga parlamenti ashtu si dhe justifikoheni ju qe Rama nuk ka vrare asnje por ka çuar drejt vetvrasjes me qindra.

  • Jozi dhe Tit Patozi jane ne simbioze me Saliun dhe sulmojne Bashen.
    Shume mire se keshtu i japin te kuptojne kujtdo se Saliu eshte pas tyre jo pas Bashes.

  • Kur ishte ne maje te fikut,nuk e njihte korrupsionin dhe nuk fliste se e mbushte shporten e vet me dieta me bileta per ne dubai,per ambasadat me njerzit e vet(dhendri e dreqi) i binte shorti per pasurine ,trajtohej si e pa strehe ne Tirane etj etj.
    Sot qe ja futi luli(gjeja me mire qe ka bere) u kujtua se ka pas edhe atehere korrupsion.
    Edhe kur te vij kjo be pushtet nuk do te kete korrupsion apo do e mbyll gojen dhe nuk do flase.
    Pse do te vije kjo dhe kompania e saj ne pushtet,per popullin apo per vete..
    Keta flasin sikur ne nuk i kemi pare keta se cfare kane bere keto 30 vjete….
    Keta na marin per budallenj
    Fol nje fjale per sali komunistin se ai luli jote eshte vegla e tij,dhe ti e di kush e solli dhe kush e katapultoi aty ku eshte.

  • Akoma ne sken mortjemadhi e minahedhesi antishqiptar i ter kohrave ,lugati qe tremb “femijet” e politikes te mos hapin gojen e ta mbajn akoma neper kembet e shqiptareve ! Ky Djall qe nuk i shkulet ktij Kombi esht tregusi sa thell esht zhytur ter klasa politike ne fuqi dhe ter opozites shqiptare! Ky kriminel ,ky tradhtar, ky shkatrimtar dhe fatkeqesi 35 vjecare antikombetare ka futur ne thes dhe po i mer frymen ter klases politike e per pasoj ter popullit shqiptar e sa te jet neper kembet e tyre , kurr mos prisni dit te bardha..Esht simboli i dhunes esht turpi historik i shqiptareve, qe si majmunet e hipnotizuar shkojn drejt gojes se Pithonit …..Nese doni te shpetoni ,nese doni te shpresoni per nje dit te ndryshme per femijt tuaj mos i jepni asnje vot ktij perbindshi , perndryshe keni caktuar vet me doren tuaj te vazhdoj ky shemtim i papar ,keni hapur portat e femijve tuaj drejt arratisjes dhe skllaverimit ,keni vulosur Ferrin ku do vazhdoni te jetoni ! Mos ju bashkoni ktyre politikaneve qe skan byth te shkulin kte ciban, sepse nuk dim ku qendron frika e tyre ,por doren e sovranit nuk e thyen dot ky dhe klika e tij sepse esht e madhe e ska cfar i ben ! Skeni cfar himbisni shqiptar ,ndryshe nga politikanet , qe si duket kjo frik i ka lidhur me te kunder nesh … Perderi sa kta qe votojm nuk kan takatin ta nxjerrin ne gjygjin e madh ,jepjani ju mesimin ….e te hapet ruga per nje fytyr te re ne politiken e pabes shqiptare…..

  • TRENDAFILI ME GJEMBA I EDIT DHE AZZURRO-JA WEST-ENVERISTE E LULIT DHE SALIUT

    Edi Rama kerkon mandatin e radhes dhe qan dhe ankohet se pandemia dhe termeti nuk e la ta bente Shqypnine si nje “Kopsht te lulezuar socialist”, por harron se qe vaksinat shiten dhe blihen me leka euro apo dollaro nuk ka rendesi, Izraeli e vertetoi me se miri kete teze kapitaliste kur i pagoi Pfaizerit 3 fishin e cmimit dhe vaksinoi gjithe cifutet dhe i coi vdekjet e popullates hebre ne zero nga pandemia boterore, nderkohe qe Edi di t’i lutet Erdoganit per vaksina komuniste humapertuma kineze badiava kur i paguan Bashkim Ulajt miliona euro per 1 km rruge tek Unaza e Re. Nga ana tjeter Edi Rama qan dhe vajton per termetin e Zotit qe la shqyptaret kokpalare ne qiell te hapur, por nuk pyet administraten e tij pse u rezuan si ndertesa prej rere te gjitha ndertesat shumekateshe te Rilindjes Socialiste ne Durres dhe Thumane dhe kush eshte fajtori i viktimave qe mbeten poshte betonit socialist?

    NGA ANA TJETER:

    Lulzim Basha ka shpalosur programin e tij marksist sipas romantit bestseler te Owenit “Ferma e Kafsheve” me entusiazem per ulje TVSH-je dhe taksash dhe urra!!! per ndihma sociale, rritje pagash dhe punesime masive si ne Kohen e Qepes te Partise se Punes, pa i dhene pergjigje pyetjes thelbesore: Ku do t’i gjeje lekat apo dollarot qe do te leshoje per bamiresi marksiste kur askush nuk mendon per prodhimin apo GDP-ne? Luli me Saliun perpara se te mburren se e futen Shqypnine ne NATO harrojne po keshtu qe jane fajtore per Piramidat financiare, Gerdecin, hajnine ne Rrugen e Kombit si Edi Rama te Unaza e Madhe me Bashkim Ulajn, po keshtu harrojne per 21 janarin e Ilir Metes dhe tefterin e tij te ryshfetit pushtetar qe la te vdekur ne bulevard 4 vete te pafajshem dhe ne kete kendveshtrim situata duket me e veshtire sesa mund ta parafytyroje Jozefina Topalli megjithe imagjinaten e saj te katolikes pragmatike.

  • Mos e paragjukoni zonjen e hekurt te Shkodres per kryebanditin e maleve Sali Berisha . Xhofi ka kulture veriore .Ajo as e ve ne dyshimne hypjen e nje veriori ne majat me te larta .Ska rendesi per te nese eshte qen birqeni ,vrases ,hajdut ,tradhetar e pa shpirt njerzor. Une i japte drejt qe ajo nuk e jep Saliun.Jo vetem Xhofi por dhe shume intelektual te veriut per Saliun japin gjithcka .Kete askush nuk e ndalon. Saliu eshte i vetmi “trim” malsor qe i ka rezistuar kohes se demokjracise . Se ku qendron aftesija e tij kete duhet ta shikoni tek geni malsor .Eshte i pa ndeshkueshem edhe pse ka miljona klikime e komente per bemat e tij .Eshte nen ombrella te fuqishme si brenda dhe jashte vendit . Mund ta krahesojme nga fuqija mbeshtetse si Osman Bin ladin. Shqiptaret nuk e heqin dote qafe .As ata qe jane ne armiqsi sipas kanunit malsor . Ate ,vetem ne se e gotet rrufeja ,mund te largohet nga skena politike e shqiptarve .
    Ja pse Chofi e shume te tjere, ne kupolat e politikes, nuk bejne koment per Saliun . Kapen pas Tom Doshit qe eshte nje engjell para Saliut .

  • Ah moj Xhozi mendje lehta ,ti nuk ke fare principe .Sali Berisha eshte fajtori me kryesori i kesaj katrahure qe e ka pllakosur shqiperine .Ai ishte i pari qe mori frenat ne dore ,mbas renies se komunizmit .Ai i katranosi trojet e pronareve me ligjin me famekeq e te mbrapshte 7501.Ai e zhvilloi i pari korrupsionin ,ndones filloi me pak ryshfet se ashtu e varfer ishte vatani ne ate kohe ekonomia ,ku keta ustallaret e tjere mbas Saliut vazhduan ,si Saliu korrupsionin ,fuqizimin e mafjes dita dites ,cuarjen perpara dhe ja kaluan edhe Saliut ne shkaterimin total te drejtesise ,qe e kthyen vetem ne biznes kete palo drejtesi .Zoti ju marte hak te gjitheve ,Dhe dua ta mbyll mo Xhozi .

    Ashtu si e shkateroi Sali Berisha shqiperine , me gjithe rrenje ,nuk do e shkateronte as edhe ndonje maskara nga ishujt ZULU .Prandaj moj xhozi ,me kete intervjune e sotme ,qe nuk e kritikon Saliun ,sduhet fare te votojne partine tende te “re ” fare shqiptaret,por te votojne parti tjera te reja si e Z. Murrizi ,Vetvendosja ,Nisma ,Thurja .

  • Jozi moj jozi, moj ” burrneshe ” e shkodres ti qe i kap per zhelesh te tjeret..! Sala, idhulli yt , qe te nxorri prej zhelesh nga aty ku ishe! Cfare krimi ke kryer moj qe mpihesh perpara tij dhe jo vetem por edhe emrit tij. Kush vrau ne bulevard? Merre vene edhe ate diku ne mes rruxareve tuja dhe lutu cdo nate….!

  • Edhe ti ishe gjate vegel e Rrumpalles.Tash po mendon me perdor lakadredha per mashtrim te sovranit Populli dhe Zoti nuk mashtrohe kurre,popullin mund ta mashtrosh per ndonje raste,por jo pergjithmone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *