Fondacioni “Harpa” dhe Bashkia e Fierit kanë ndarë disa çmime për 2013-n në një aktivitet të zhvilluar fundjavën që mbylli 2013-n. Ndër çmimet e ndara për personalitete të qytetit në media, politikë, art e biznes ishin: Njeriu i Vitit 2013: Pellumb Kulla, Politikani i Vitit 2013, Ilirjan Celibashi, Editori i vitit 2013, Adrian Thano, Grupi Artistik i Vitit 2013: Ansambli Folklorik “Myzeqeja”, Sipërmarrësi i Vitit 2013: Krienko Mema, etj. Një Çertifikatë In Memoriam u është dhënë aktorit Fatos Sela, arkitektit Agron Jano dhe deputetit Sokol Olldashi.
Çmimet u ndanë nga presidentja e Fondacionit “Harpa”, Majlinda Rama. Znj.Rama tha ndër të tjera se për bordin që ka bërë përzgjedhjen. “nuk ka qenë aspak e lehtë, sepse Fieri është nga ballinat e kulturës dhe zhvillimeve social-ekonomike e politike të vendit”.

Po myslim pashanë pse e kini anashkaluar o fondacion? Po mua që jam dashamirësi me i flakte i adrian thanos e pellumb kulles pse me kini harruar? Po xhevdet shehun,gazetarin penemprehte te hekalit pse e kini harruar? Po personazheve te zinj si kac islam xhaketa pse nuk ju dhate titullin “i sterrosuri i vitit”? Kete titullin e kaçit mund t’ja kishit dhëne dhe atij tregetarit qe helmoi 50 e me shume dasmore? Të mesojmë dhe nga e mira dhe nga e keqja apo jo? Me se i shoqëroni cmimet? N.q.s do t’ja jepnit kaçit a do ta shoqëronit me nje xhaketë dhe me nje degë simbolike thane nga ato qe ka xhotë hekali në shtepinë e tij?