Ministria e Punëve të Jashtme njofton me hidhërim ndarjen e parakohshme nga jeta si rezultat i një sëmundje të rëndë të Ambasadorit të Përhershëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Poloni z.Florent Çeliku
MPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe te afërmve, si dhe ju bëjmë me dije se: Gjatë ditës së nesërme datë 5 janar 2014 ora 13:00-14:00 në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme do të kryhen homazhet në nder të Ambasador Çelikut. Më pas kortezhi do të drejtohet për në varrezat e Sharrës ku do ti jepet lamtumira e fundit.
Ambasadori Florent Celiku eshte anetar i Sherbimit te Jashtem te Shqiperise qe nga viti 1992 dhe ka graden me te larte personale
Diplomatike: Minister Fuqiplote. Ambasadori Çeliku eshte lauruar ne Akademine Diplomatike te Vjenes me konvalidimin e nivelit Master dhe
ne Foreign Service Institute (Departamenti i Shtetit-SHBA). Ai ka bashkepunim intensiv me institucione prestigjioze shkencore, kulturore,
arsimore shqiptare dhe te huaja, perfshi Akademine e Shkencave te Shqiperise, universitete shqiptare, institucione polake, austriake,
franceze. Perpara vitit 1992, ka punuar ne Akademine e Shkencave, Instituti i Gjuhesise dhe pedagog i jashtem ne UT , Fakulteti Filologjik.
Para se te emerohej Ambasador i Jashtezakonshen dhe Fuqiplote i Republikes se Shqiperise ne Poloni, Ukraine, Lituani, Estoni dhe Letoni,
Ambasadori Çeliku ka mbajtur postin e Zv. Minstrit te Puneve te Jashtme. Gjate karieres se tij te gjate diplomatike Ambasadori Florent Çeliku ka pasur rastin te kontribuoj aktivisht ne ngjarje te rendesishme te diplomacise shqiptare si ne vijim :
Anetar zyrtar i delegacionit shqiptar per zgjidhjen e ceshtjeve te mbartura Shqiperi –SHBA ( si drejtues Sektori i SHBA ne MPJ ), Kontribut ne sistemimin ne kampe, furnizime ne ushqime dhe ne literature shqip per refugjatet kosovare; dhe kujdesin per 1032 refugjate kosovare ne Poloni gjate luftes ne Kosove (si Konsull ne Ambasaden Varshave), Themelues i Zyres se OSBEse ne MPJ(bashkekoordinator
diplomatik ne shoqerimin dhe koordinimin e misionit te Z. Vranicki ne Shqiperi), Themelues dhe Koordinatori Kombetar Shqiptar i Programit te Trashegimise Kulturore per vendet e Evropes Juglindore ne Keshillin e Evropes(si Drejtues i Sektorit te KE ne MPJ), Koordinator Kombetar i Programit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO-Cikli 7, gjate cilit jane permbushur praktikisht angazhimet e Shqiperise ndaj organizates ( si ZvMinister profesionist i Puneve te Jashtme ne MPJ), Hap cilesor ne bashkepunimin ekonomik Shqiperi-Poloni:
nenshkrimi dhe implementimi vit pas viti i Programit te Bashkepunimit Ekonomik ne Varshave dhe Forume te zgjeruara
biznesi ne dy vendet, si dhe 20 000 turiste polake ne Shqiperi ne cdo vit( si Ambasador i Shqiperise ne Poloni), Me pranine e trupit diplomatik ne Varshave, i eshte akorduar Cmimi i Pare i MPJ polake per vitin 2008, si Ambasadori Njohes i Polonise dhe perseri Cmimi i Dyte per vitet 2009-2010 (Ambasador ne Varshave). Eshte anetar nderi i disa forumeve joqeveritare kulturore dhe shkencore ne Poloni, eshte mbartes i
dhjetera certifikimeve, falenderimeve “per Nderim” dhe “Merite” nga personalitete, organizata shqiptare dhe te huaja pergjate
veprimtarise se tij diplomatike. Ne cilesine e Kryetarit te Delegacionit/perfaqesuesit diplomatik te Shqiperise ka mbajtur, pergjate 21 viteve, rreth 158 fjalime kryesore dhe nje numer te madh nderhyrjesh ne forume, konferenca shumepaleshe dhe Samite diplomatike te nivelit te
larte, disa prej te cilave jane te botuara ne permbledhje jashte vendit. Gjithashtu zoteron nje arkiv te plote takimesh nderkombetare te
nivelit te larte dhe ceshtje te axhendes diplomatike, te parashtruara nga ai dhe te zgjidhura ne dobi te Shqiperise. Ka nje angazhim te madh edhe fizik, aktiv dhe te palodhur ne terren, si Ambasador i Shqiperise ne nje siperfaqe mjaft te madhe mbulimi diplomatik prej 1 milion e 91 mije km2 dhe popullsi prej 92, 5 milion banore.
Gjithashtu ka veprimtari filologjike shkencore dhe botuese. Eshte bashkeautor i nje libri te Keshillit te Evropes per Trashegimine Kulturore, disa manualeve, si dhe artikujve shkencore dhe diplomatike, te botuara jashte vendit dhe brenda vendit. Ambasadori Florent Çeliku zoteron shume mire anglishten dhe italishten; gjermanishten dhe polonishten ne nivelin – gjuhe pune.
