Spitali i ri Rajonal i Fierit hap dyert për pak ditë, 424 aplikantë për të filluar punë së shpejti

Rovena Cerka

424 persona kanë aplikuar për të qënë pjesë e spitalit rajonal të Fierit. Lajmin e bëri të ditur, kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se puna në këtë spital do të fillojë për pak ditë.

“424 APLIKANTË për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit, që hap dyert për pak ditë, me një super ekip turko-shqiptar, një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh, e cila do të jetë edhe i pari shembull i Autonomisë Spitalore që do ta shtrijmë në krejt vendin gjatë Mandatit të Tretë”

Spitali i ri do të ketë 380 të punësuar, prej të cilëve 50 do të jenë nga Turqia. Spitali i Fierit po ndërtohet me ndihmën e qeverisë turke si premtim i presidentit Erdogan gjatë vizitës së kryeministrit Rama në janar.

Share This Article
2 Comments
  • Flm turqise, i vetmi vend qe ne kete krize na u gjet prane shpejt e po na jep nje nje ndihme afatgjate me ne spital ku specialistete turqe do percjellin dijet e tyra tek brezi i ardhshmete mjekeve shqiptar!

  • Perpara Sulltan

    Je shprese per popullin

    Jo se eshte ideal, por vallahi lulushi as nuk e koncepton

    dot madje e urren miqesine e ngushte me Turqine

    dhe Sulltan Erdoan.

    Prandaj besimtaret Islam do te votojne Edin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *