Ditën e sotme është bërë testimi i procesit të votimit elektronik në Njësinë numër 10 në Tiranë, në praninë të komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Pas testimit, Celibashi foli për mediat ku ka treguar se nga ana teknike numërimi mund të dalë brenda 30 minutave por akoma nuk është vendosur se rezultati i njësisë 10 do të bëhet publik direkt apo do të pritet dhe numërimi i shumicës së votave.
Celibashi tha se nuk priste kaq shumë kundërshti dhe duhet të ketë sa më shpejt një vendim nga KAS, dhe në rast se palët sërish nuk janë dakord, Kolegji Zgjedhor ta shqyrtojë këtë çështje në kohën më të mirë të mundshme.
“Nuk prisja që të kishte kundërshti kaq të mëdha për fletën e votimit, palët duhet ta kuptojnë se e rëndësishme është që të mos humbasim në shumë kohë. Shpresoj që KAS të vendosë sot ndryshe do të humbasim dhe disa ditë të tjera, dhe nëse vendimi do të ankimohet në kolegj bëj thirrje publike që pa cenuar askënd në këtë çështje të vendosin sa më parë për ankimim”, tha Celibashi.
c.r/ dita

Nuk eshte ceshtja te humbim kohe! Ceshtja eshte qe fleta e votimit te jete e kuptueshme dhe te dale e verteta e votimit! Ju kujtohet Ristani se si e nxori Bamken,bamirin qe kishte votuar per Ramen!
Numerimi elektronik mund te dale edhe brenda 30 sekondash pas mbarimit te orarit te zgjedhjeve! Por problemi eshte qe nuk ka proces rivokimi! Mjafton qe dikush te fuse duart tek sistemi, dhe pastaj nuk eshte me e mundur te ribehet numerimi! Gjithshka pranohet, qofte edhe sikur dikush ta kete manipuluar rezultatin permes trojanve te tij! Ndersa votimi me fleta mund te rikontrollohet edhe me pas!
TRAPIN president nuk e zgjodhën rusët???!!! Po nuk numëroi pashai tespiet lala nuk beson mo byrazer. Pse “trimat,, e PD-së rrëmbejnë koshat me fiq nuk ka faj gomari që i mban në kuriz. Me votim elekronik ma bie KGB-ja ose CIA Lulushin kryeministër mu në derë të shtëpisë, ma zë gjumi tek postiqia dhe nuk dal dotë nga shtëpia ime.
Nuk kuptoj pse s’dihet te dale rezultati menjehere e duhet te pritenrezultatet tjere?! Ku eshte atehere nevoja e ketij numerimi qe kushtonpare kur rezultati dihet te prese te dalin ato rezultatet manuel?!
Mendjet e gatueme mbrapsht cka nuk shpikun! Deri te asgjesimin e perparedise te nje numerimi elektronik me turli marifeti post votime!