Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve është mbledhur sot për diskutimin e modelit të fletës së votimit pas ankimimit të PS dhe PD.
Përfaqësuesi ligjor i demokratëve, Ivi Kaso gjatë fjalës së tij ngriti edhe shqetësimin e ngjashmërisë së logos së Bindjes Demokratike, me atë të PD-së. Sipas Kasos, logo e “Bindjes demokratike” krijon konfuzion.
“Çështja e ankesës sonë ka qenë logo e Bindjes Demokratike. Kemi vërejtur, kur na është shpërndarë akti, kemi vënë re ky subjekt nuk ka vlerësuar këtë parashikon. Logoja e tyre krijonte konfuzion, duke risjellë logon e subjektit tonë. Për këtë arsye jemi drejtuar me një kërkesë formale siç e përcakton dhe ligji, në datën 31. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e zgjidh këtë çështje, duke vendosur që një subjekt e mban dhe tjetri jo. Atë e mban ai subjekt që plotëson disa kritere siç e përcakton ligji. Ne jemi dëshmitarë që ka qenë subjekti ‘Bindja Demokratike’, që në bashkëpunim me komisionerët që kanë krijuar këtë logo.”, tha Kaso.
c r/ dita

Po fyeni votuesit tuaj duke i marre per budallenj qe nuk dine te dallojne logot nga njera-tjetra… apo nuk eshte fyerje, por konstatim?