Kryemnistri, Boris Johnson është zotuar të prezantojë një sistem ‘semafor’ për britanikët të cilët duan të kalojnë pushimet jashtë vendit, duke u bazuar te rastet pozitive dhe nivelet e vaksinimit të tyre.
Kryeministri gjithashtu ka informuar se do të zbulojë më shumë mbi pasaportat e vaksinave, bllokimin dhe distancimin shoqëror.
Sipas The Sun, zonat e pushimeve verore do të renditen në një sistem të ri ngjyrash, duke i lejuar britanikët të fluturojnë në vendet “e gjelbërta” me norma të ulëta të Covidit dhe shpërndarje të mëdha të numrit të vaksinave.
Për ata që planifikojnë të shkojnë jashtë vendit, rregulli i testeve para nisjes mund të shtojë të paktën 400 paund koston e një pushimi jashtë vendit për një familje me katër persona. Ndërsa testi i dytë pas mbërritjes mund të kushtojë 200 paund. Me të mbërritur, destinacionet mund të kërkojnë gjithashtu teste para pushimeve për t’u treguar në kufi për ata që nuk janë vaksinuar plotësisht, të cilat mund të shtojnë qindra paund potencialisht në koston e një udhëtimi.
Gjatë kthimit, një provë tjetër do të bëhej 72 orë para se të hipin në fluturimet e lidhura me Mbretërinë e Bashkuar, plus dy ditë të tjera pasi të mbërrinin, për t’u siguruar që udhëtarët nuk kanë marrë një variant të Covid. Natën e kaluar u pohua se njerëzit që kanë marrë dy dozat e vaksinës mund të shmangin karantinën kur kthehen nga një vend “portokalli” me rrezik të mesëm.
Kjo është krahasuar me teste të shumta dhe një karantinë dhjetë-ditore për ata që nuk janë goditur. Ajo gjithashtu ka pretenduar se pushuesit e vaksinuar mund të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar nga një qark i listës së gjelbër pa pasur nevojë të bëjnë një test të shpejtë.
c.r/ dita

Kaq per aeroportin e kukesi me ´anglezé