(Vijon nga numri i kaluar -Lexo KETU)
Pyetje: Ju keni botuar një libër për 2 prillin dhe jeni prononcuar shpesh rreth kësaj ngjarjeje, megjithatë ka mbetur ende ndonjë individ që nuk beson në pafajësinë tuaj.
Përgjigje: I nderuar zotëri! Botimi i librit dhe prononcimet e mija nuk kanë asnjë lidhje me fajësinë apo pafajësinë. Fajësia apo pafajësia janë prerogativa të sistemit gjyqësor të pavarur dhe mua nuk mund të më bëjnë fajtor as gangsterët politikë me larot e tyre në drejtësi, as pijanecët e pazarit dhe as barinjtë që ndodheshin duke kullotur tufat e bagëtive kur ka ndodhur ngjarja dhe më vonë hiqen si dijetarë të gjithçkaje. Njeriu është moralisht dhe juridikisht fajtor vetëm kur shkel normat e Kodit Moral të shoqërisë dhe ligjet e shtetit. Fatmirësisht, unë nuk i kam shkelur asnjërin prej tyre dhe në këtë aspekt jam i qetë dhe në paqe me veten time. Unë kam shkruar dhe shkruaj për të bërë të njohur të vërtetën e ngjarjes dhe pasngjarjes dhe për të treguar fytyrën e vërtetë të sajuesve, manipuluesve dhe keqpërdoruesve të saj. Pra, siç thoshte At Zef Pllumbi, “Rrno për me tregue, dhe “për me kallxue” ka pasur, ka dhe do të ketë vend gjithmonë. Unë nuk shkruaj dhe nuk prononcohem as për budallenjtë dhe as për maskarenjtë. Për kategorinë e parë kam parasysh thënien e Shilerit se “Përballë budallallëkut janë të pafuqishme edhe Perënditë”, ndërsa për kategorinë e dytë mbaj parasysh këshillën e Biblës: “Mos ua hidh derrave gurët e çmuar”.
Ata që janë të interesuar për fajësinë apo pafajësinë tonë mund të lexojnë vendimet e gjykatave të të tri shkallëve, të cilat, të ndodhura para mungesës absolute të çdo prove kundër nesh, ndonëse zbatuan urdhrin presidencial për dënimin tonë, u detyruan të pohojnë se “Të akuzuarit as kanë vrarë dhe as kanë dëshiruar ardhjen e pasojave por i lejuan ato të vinin…”. Ndërsa avokati i familjeve të viktimave, i ndjeri N. Bezhani pohonte në vitin 1998 se “Pesë të dënuarit për ngjarjen e 2 prillit nuk kishin kurrfarë lidhjeje me krimin”. Militantët kokëbosh dhe kokëndezur partiakë, krahas versionit të kryetarit dhe ish-kryetarit të partisë, nuk bëjnë keq të lexojnë edhe pohimin e ish-nënkryetarit të PD-së, z. Neritan Ceka i cili në vitin 1997 thoshte se “Nuk ka asnjë dyshim që dy prilli dhe të tëra vrasjet politike të ndodhura gjatë kohëve të fundit… janë vepra direkte të provokatorëve të Sali Berishës”. Njeriu ka gjithmonë kohë për t’u kthjelluar. Të ecësh tridhjetë vjet me këmbët e tua dhe me mendjen e Sali Berishës është diçka e tepërt dhe vetëposhtëruese.
Pyetje: Edhe pse e vërteta e 2 prillit ka mbetur enigmë dhe, madje, ka ndodhur një ngjarje e ngjashme në 21 janar 2011, PD vazhdon ende ta keqpërdorë atë, apo jo?

Përgjigje: Incidenti kriminal i 2 prillit 1991 ishte sajuar si mjet njëpërdorimsh, ashtu si pjatat prej letre, por njerëzit që e kanë ngritur karrierën politike mbi krimin besojnë se mund të përdoret sa herë kanë nevojë. A e keni parë një Balash, të cilit ia lëpin lopa flokët çdo mëngjes para se të dalë nga shtëpia, i cili ka disa vjet rresht që vete në Shkodër në 2 prill dhe jep leksione mbi demokracinë dhe “luftën kundër diktaturës” dhe përcakton fajësinë e asaj ngjarjeje? Gjithkush e di për kë e kam fjalën, për atë karagjozin që na gajasi kohët e fundit me pohimin e tij se kishte menduar të rrëzonte komunizmin qysh kur ishte dhjetë vjeç. Ky është pikërisht personi që, në ngjarjen tragjike të 21 janarit 2011 në Tiranë ishte, jo vetëm Ministër i Brendshëm por edhe drejtues në vend i forcave të sigurimit të institucionit, të cilave më vonë iu vërtetua fajësia në ekzekutimin e protestuesve paqësorë. Duhet të jesh plotësisht i zhveshur nga skrupujt moralë dhe nga çdo përgjegjësi qytetare e politike të guxosh të bësh ato që bën ai, pasi në Shkodër paraqitet me maskën e humanistit dhe shpëtimtarit, ndërkohë që në Tiranë ka barrën e mëkatarit dhe përgjegjësisë së pasojave të 21 janarit.
Pyetje: Si i shini ju të dy ngjarjet dhe ngjashmëritë midis tyre?
Përgjigje: Duket sikur një dorë e mbinatyrshme ka ndërhyrë që, fatkeqësisht, të ndodhte ngjarja e 21 janarit 2011, kur në pushtet dhe në vendngjarje ndodheshin protagonistët e mashtrimit dhe keqpërdorimit të 2 prillit. Ngjarja e ndodhur dhe ato që pasuan më vonë ishin një mësim për të gjithë kopukët e këtij vendi, sepse iu tregonte atyre dhe gjithë popullit se kush ishin dhe cilët janë në fakt provokatorët dhe mashtruesit rreth ngjarjes së 2 prillit 1991, se këta janë jo vetëm vrasës, por edhe manipulues, fshehës të provave (filmimeve të godinës qeveritare) dhe tipa që për fajet e veta akuzojnë të tjerët (vetë protestuesit). Tipari më i rëndësishëm i përbashkët i dy ngjarjeve tragjike është vrasja e tetë protestuesve të pafajshëm (nga katër në secilën). Nuk ka gjykatë të ndershme dhe të pavarur në botë që mund t’i klasifikojë si të ligjshme asnjërën nga vrasjet. Ndërsa dallimi më i rëndësishëm midis tyre është fakti se, ndërsa autorësia e pasojave të 21 janarit është provuar ligjërisht, ajo e 2 prillit nuk u provua asnjëherë.
Menaxhues i të dyja proceseve gjyqësore ka qenë i njëjti njeri, me emrin Sali Berisha. Ndërsa viktimat e 2 prillit shteti i kohës i shpalli dëshmorë pas tri javësh, viktimat e 21 janarit u shpallën “kokëpalarë” pas tri ditësh nga qeverisësit. Ndërsa dy ditë pas ngjarjes së 2 prillit drejtuesit e MPB na e bënë të qartë se “Nga aq sa dimë deri tani, vrasjet janë të paligjshme, por i takon drejtësisë të zbardhë të vërtetën”, Kryeministri i vitit 2011, një orë pas ngjarjes i shpalli vrasjet si të kryera nga vetë protestuesit e pajisur me thika me helm dhe çadra-pistoletë, ndërsa më vonë e deri sot pretendojnë se “kemi zbatuar vetëm ligjin dhe personat janë vrarë brenda perimetrit…”.
Drejtuesit e forcave të policisë në ngjarjen e 2 prillit 1991, megjithëse s’u vërtetua kurrë autorësia e policisë në pasojat e ardhura, u dënuan me nga 15 vjet burg, ndërsa drejtuesi në vendngjarje i forcave të Gardës, Lulzim Basha, fajësia e të cilave u provua në ngjarjen e 21 janarit 2011, jo vetëm nuk u pyet në hetuesi dhe as gjykatë, por u shpall “yll në ngjitje”, u bë kryetar partie dhe pretendon të bëhet Kryeministër i Shqipërisë. Ndërsa kryetarin rajonal të partisë në pushtet, Xhemal Dymylen, institucioni i të cilit u sulmua në 2 prill, e dënuan me 16 vjet burg, Kryetari i gjithë partisë në pushtet dhe Kryeministër i vendit, godina e të cilit u rrethua në 21 janar, jo vetëm s’u pyet dhe as u dënua, por vazhdoi të ishte kryetar qeverie dhe sot mëton të ribëhet Kryeministër në hije. Ndërsa Zëvendësministri i Brendshëm i vitit 1991, z. Aredin Shyti ndodhej mbi 100 kilometër larg vendngjarjes së 2 prillit, u dënua me 17 vjet burg, Ministri i Brendshëm në ngjarjen e 21 janarit, Lulzim Basha, i cili ndodhej 20 metra lart (vertikalisht-në tarracë) forcave të Gardës, duke i komanduar ato, jep ende leksione për drejtësinë, demokracinë dhe moralin. Ky është standardi dhe këto janë kriteret e peshores morale dhe juridike të Sali Berishës.
Pyetje: Kohët e fundit ka botuar një libër ish-Kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme të asaj kohe, z.Qemal Lame. Aty flet edhe për 2 prillin. A e keni lexuar ende librin?
Përgjigje: Librin nuk e kam lexuar por kam lexuar disa pjesë që ka botuar shtypi. Bindja ime është se oficerët e policisë, prokurorët dhe gjykatësit duhet të jenë, figurativisht, në rolin e zagarit që nuhat, ndjek dhe kap gjahun, domethënë fajtorin në një krim, dhe jo në rolin e qenit të tërbuar që leh papushim dhe pa shkak.
Ashtu si Sali Berisha, dhe jo pak të tjerë, Q. Lame i përket kategorisë së “komunistëve” të cilët, kur e panë se anija e tyre po fundosej dhe ajo kapitaliste priste në radë për ankorim, vrapuan të vetëshpallen luftëtarë të shquar kundër atyre që kishin drejtuar anijen që po mbytej. Këtë kategori njerëzish të paskrupullt, ish-Presidenti çek Vaclav Havel, një ish i dënuar politik i sistemit komunist, i konsideronte si njerëzit më të ligj të shoqërisë. I konsideronte të tillë pasi i shihte se ata ishin njerëz pa ideale, pa karakter, por me interesa vetjake të larta e të shumta, që nuk lanë mjet e rrugë pa përdorur për t’u shitur tjetër nga ç’kishin qenë dhe për të marrë pamjen e disidentit ndaj sistemit në ikje dhe të shpëtimtarit të vendit e të popullit. Kultivuesit vullnetarë të komunizmit po shiteshin si varrmihës të tij, megjithëse sistemi politik kishte pësuar “vdekje natyrale”. Do të ishte fatkeq cilido që, qoftë edhe rastësisht, mund të ndodhej në rrugën ku ata vraponin me zhurmën e bajlozit në gojë dhe me shpatën e Don Kishotit në dorë.
Qemal Lame ka shkruar në gazetën RD qysh në korrik 1991, por nuk ka shkruar si jurist dhe as si “zagar” por si politikan dhe si “qen i tërbuar”. Për këtë arsye, i pata kërkuar gjykatës që ai dhe 4-5 laro të tjerë të thirreshin në gjyq si dëshmitarë në mënyrë që të provonin deklarimet e tyre. Synoja thjesht dhe vetëm t’i demaskoja për mashtrimet dhe trillimet e tyre. Asnjëri prej tyre nuk u pa në gjyq.
Qemal Lame, ish-prokuror ushtarak dhe Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme për një dekadë, madje edhe anëtar i KQ të PPSH-së, si atëherë edhe tani e paraqet veten e tij si një disident që, për dhjetë vjet rresht vetëm kundërshtonte udhëheqjen më të lartë të shtetit, deri tek E. Hoxha; si një superman që kishte shpëtuar nga burgu Ismail Kadarenë, gjeneralët e ushtrisë, “pesë mijë të arrestuar në ngjarjen e ambasadave” (vini re: pesë mijë ka qenë krejt numri i atyre që hynë në ambasada); që urdhëronte MPB (!) të mos përdoreshin armët kur u rrëzua shtatorja e Hoxhës (sikur ky kishte në varësi këtë ministri) dhe harron se në një libër të mëparshëm ka shkruar se rrinte në korridor si një nëpunës i rëndomtë në pritje që të takonte ministrin Hekuran Isai, kur ai të dilte nga zyra e zëvendësministrit Aredin Shyti; se ishte i pari shqiptar që kishte kërkuar lejimin e pluralizmit politik; se e kishin akuzuar si tradhtar dhe sabotator, se donin ta arrestonin dhe ta vrisnin në tre raste, por s’kishin mundur etj. etj. dhe se, megjithë këto s’i ndodhi asgjë e, madje, kërkoi edhe dorëheqjen por shteti monist nuk ia pranoi. Këto flasin shumë për personalitetin e tij dhe mungesën e dinjitetit. Po të ishin të vërteta pohimet e tij, na rezulton që ai sistem dhe udhëheqja e tij ishin njëqind herë më tolerantë se drejtuesit politikë të pas 1990 të cilët i kanë përjashtuar dhe vazhdojnë ende sot t’i largojnë figurat politikë për një kundërshtim të vogël.
Lidhur me ngjarjen e 2 prillit 1991 Lame bën tellallin politik duke folur për urdhra nga lart për përdorimin e armëve nga policia, akuzon ish-Presidentin e ish-Kryeministrin e kohës “që kanë urdhëruar policinë të qëllojë mbi demonstruesit”, se ishte ai që propozoi shpalljen dëshmorë të viktimave të ngjarjes etj. Mirëpo, megjithëse pretendon se mban katër diploma të shkollave të larta, inteligjenca e tradhton dhe bën vetëvrasje duke pohuar se “gjithë veprimtarinë time e kordinoja me Partinë Demokratike”. Nga ky moment ai tregohet i sinqertë dhe na bën me dije se nuk sillej dhe as vepronte i udhëhequr nga ligjet e shtetit dhe dëshira për drejtësi, por udhëhiqej nga interesat politike të një grupi politik, pikërisht atij që kishte sajuar dhe organizuar ngjarjen, dhe synonte përkrahjen e versionit politik dhe jo zbulimin e së vërtetës. Për juristët e mirëfilltë, trajtimi dhe lehjet e Lames për ngjarjen e 2 prillit 1991 janë një lajthitje juridike dhe një mjerim i madh moral. Ai nuk ka zënë mend as sot, mbas kaq vitesh, kur kanë ndodhur kaq shumë ngjarje dhe sidomos ngjarja e 21 janarit 2011, që tregojnë fytyrën e vërtetë të atyre me të cilët ai “koordinohej”. Lame mbetet thjesht një mitoman dhe njeri i paskrupullt që i bën me turp edhe ata që pretendon se i ka shpëtuar nga burgu se paskëshin qenë desidentë të diktaturës. Ndiej keqardhje për të që, megjithë shërbimet politike kundër së vërtetës, që i bëri Berishës, meqë s’e ftuan në asnjë post të dëshiruar prej tij pas 1992, ai u largua nga vendi në shtator 1992, kur kishte fituar “demokracia”, por atij ende “i rrezikohej” jeta”. Mjerimin e tij edhe si gënjeshtar edhe si atdhetar mund ta gjej kushdo në faqen e Presidencës së Republikës tek dekretet për marrje dhe lënie shtetësie. Qemali e ka lënë, marrë dhe përsëri lënë shtetësinë shqiptare sa askush tjetër.
Fund
——
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

2 prill 1991, 21 janar 2011, vrasesit e vertete nuk dihen! Por dihet se PD eshte e dale nga PPSh! Dihet se PS dhe PD jane nje dhe e pandare, packa filmave te rendomte te grindjeve te tyre! (Keto te thena nga vete anetare te PPSh-s, PS-s dhe PD-s, si dhe te partive te tjera!) Tani shtrojme serish pyetjen: kush nga keta i ka bere vrasjet e ’91-shit dhe 2011-es?
2 prill 1991, 21 janar 2011, vrasesit e vertete nuk dihen! Por dihet se PD eshte e dale nga PPSh! Dihet se PS dhe PD jane nje dhe e pandare, packa filmave te rendomte te grindjeve te tyre! (Keto te thena nga vete anetare te PPSh-s, PS-s dhe PD-s, si dhe te partive te tjera!) Tani shtrojme serish pyetjen: kush nga keta i ka bere vrasjet e ’91-shit dhe 2011-es?..
Qenke me te vertet kuluf , gjysme analfabet , qe edhe emrin tend nuk e shkruan dot te plote Gezim , por Gzim ! Prandaj mos u ngaterro me shqiptaret , boll e ke sojin tat !
Nuk I “di” ti por i dijn shqiptaret e ndershem.E kane ditur qysh diten kur ndodhen.
Historianet le te bejne punen e tyre edhe sot.Por mbi te gjitha,prokuroria dhe gjukata.Faktet kane dale sheshit,kane dale ne faqe te shtypit.Cdo interpretim qe behet nga politikane,qenmal lame,jane perpjekje per te fshehur te verteten qe ne fazen hetimore..kjo e ngarkon me pergjegjesi penale.po keshtu trupen gjukuese.jane dhene denime te padrejta per te fshehur vrasesit e vertete,skenaristet dhe regjizoret.Ndaj ceshtja duhet te rihapet .kete duhet ta kerkojne edhe vete familiaret,ndryshe do ti konsideroja abuzues te gjakut te bijve te tyre
Nje deshmi historike brilante. Ngjarja e 2 prillit 1991 duhet te jete deklasifikuar ne AQSH, Arkivat e Washingtonit, Londres dhe Beogradit dhe e verteta do te dale patjeter. Neser do te lindin dhe rritej historiane te vertete qe do t’i perkushtohen historiografise demokratike dhe do ta rindrtojne ngjarjen e 2 prillit me permasat e verteta te tragjedise dokumentare. Asnje pushtetar kriminel e diktator nuk i ka shpetuar gjykimit shkencor te historise.
Pra ky mut muti qenka aq i zoti saqe jo vetem per dy prillin por edhe per 21 Janarin ti dhenka arrat te qeruara. Po ti fol per cka bere vete, jo per cka bene te tjeret. Duket se Dita pasi shtrydhi mire e mire Izetin, paska gjetur nje tjeter limon.
Me qarte nuk behet ska lidhje ps pd o njerez shkurt qarte bukur salA agjent i udb po ka nje krah Te rAmizi se lame ka qene hetuesi kadri hazbiut dihet cpo bejne ne shqiperi.
DITA: Falinderoi Gj.Çelën për sqarimin e të pa-sqaruarve me qëllim dashakeq në 30 vite për 2 prillin 1991 Shkodër,në 3 shkrimet e tij.Ato unë i lexova,mësova disa gjëra të reja,shkrova dhe po dhkruaj,pasi më dhëmsen të vrarët e 2 prillit në Shkodër e në të gjithë Shqipërisë nga shpura Berishiste,si në 96,97,97,08,011,etj.
-Të 4 vrasjet u bënë me urdhër të Sb e taborrit të tij kriminal me udhëzim e armët e UDB,sipas parimit “..Vrit një nga të tut dhe hidhja fain kundërshtarit politik për të marrë pushtetin..” dhe më tej: ” vrit një mysliman dhe hidhja fain të Krishterit. “.Ky parim u ndoq me vrasjen e A. Hajdarit në 1998 i cili u nxor në pritë nga Sb për ta vrarë F.Haklaj në vet-mbrojte,që kishte ardhur për të vrarë vetë Sb se i kishte vrarë vëllanë-Shkëlqimin.
-Po kështu,në 21 janar 2011 është e njëjta dorë e ZEZË që urdhëroi vrasjen e 4 protestuesve të tjerë..dhe vet si snaiperist i 5 do vriste KryeOpozitarin e PS.Këtë version Sb e ka pohuar vetë në TV vizion +.Kjo është në vidion e çdo shqiptari që ka një celular.Vetëm DREJTËSIA JONË E TREDHUR NGA SB NUK E SHEF VIDION E ZEZË,duke i bërë karshillëk popullit dhe opinionit Kombëtar dhe nd/Kombëtar.
-Z.Çela sqaron 2 prillin,21 janarin dhe ndonjë diçka tjetër që di.Por ne që jetojmë këtu mbi 50 vite dimë mbi 80 krime të Sb që nga 1991.Dhe Ai nuk pson asgjë.Dhe dihet pse: Tek ne nuk ka drejtësi dhe Ajo nuk mund të bëhet kurrë sa të jetë Sb mbi dhe.
-Ikja nga vëndi ose dënimi rëndë i Sb është domosdoshmëri.Kjo mund të bëhet nga Ata që e vunë në pushtet në 92 për të rrëzuarë Komunizmin e vdekur,që e sulmuan 45 vite.Kjo do të sillte shëmbjen e ngrehinës Berishiste si sistem që pjell
vëtëm anarshi,konflikt,Hajdutëri familjare-Shoqërore-militante-Agresivitet-Terrorizëm të tipit ISIS.
-Nuk mund të bëhet drejtësia me kursant 6 mujor të plepave me 7,8 klasë që më von u bën jurist me diplloma fallco dhe u pasuruan në mënyrë marramëndëse si e gjithë shpura që komandonte Sb që nga 1990-2013.Në këtë periudhë u shkatërrua e përvetsua mbi 530 mild.$ pasuri e 45 viteve dhe u vranë mbi 20.000 njërz.Këto marrzi kriminale kanë ndodhur vetëm në Shqipëri dhe vëtëm me urdhërin e një njeriu me fuqi madhore si Sb,si Përbindëshi anti Shqipëtar.
-Nga tmerri Sb kan emigruar shumë Shqipëtar që nga 1990.Dhe do të largohen më shumë nëse Berishizmi vjen përsëri në pushtet në 25 prill.Pasi Sb do zbatoi nenin 24/1 për ta bërë 100 % Shqipërinë me gjak blu.Vetëm zoti e shpëton këtë vënd nga Sb.
-FLM DITA,GJ.Ç.
Rèfimi juaj Gjek èshtè rrènqethès vèrtetè pèr njè ngjarje tè hidhur pèr Ty dhe kolegèt e tu, natyrisht edhe familjet e tè rènève. Unè besoj nè tè gjitha qè keni shkruar dhe nè tè vèrtetè nga ana tjetèr mè vjen mirè pèr formimin, kulturèn, zgjuarsinè dhe aftèsisè e juaja e kèta janè njè
nga motivet e dènimit tuaj. Meritoni drejtèsi, kompensim dhe falje nga shtetidemokratik shqipètarè qoftè dhe nga Gjykata e Hagès. Ata tè tjerèt e 11Janarit vranè e u shpèrblyen, vranè dhe u graduan. Nuk mund tè di, por SPAK-u duhet tè fillojè qè nga 2 Prilli ’91. Fèmijèt e juaj duhet tè krenohen me devotèshmèrinè tuaj.
Shprehje brilante, te ecesh me kembet e tua dhe mendjen e Sali Ram berishacic eshte veteposhterim.
P9 dhe kjo eshte porta e karavidheve antishqiptare lulshit lulezime bashuqi, Mona dulja muli ruli dashi etj etj.
Flm per keto artikuj te sakte e te drejte. Zoti te rujte.
Maskarade e 2 prillit prodhoi viktima nga te dyja krahet. Qofte ata qe humbjen jeten qofte ata qe u denuan per shperdorim detyre. Shkuan ne hale te gomares edhe 3 figurat kyce te organizimit te krimit, Pjeter Toma, Hale Spahia dhe Zem Hajdari. Me siguri ne, Shkoder dine edhe ekzekutoret qe shkrepen armen, qe me gjasa do i kene cuar ne hale te gomares ata qe e organizuan per te krijuar kaos. Kafshate e madhe kjo, nuk e organizonte dot Berisha, por dijeni ka pasur. Shkodranet kane shume virtyte te mira, por jane ca matwrialiste dhe manipulohen kollaj. Te bejne kujdes kesaj here, se tutoret e Lulit e kane gjithnje opsion 2 prillat.
Një intelektual klasi, që i bën scanerin situatës kriminale të 2 Prillit 1991 dhe 21 Janarit 2011.
Autori drejtues i këtyre masakrave është i njëjti person, fshehës i fakteve, prishës i vendit të ngjarjes dhe dekorues i kriminelëve.
Nderim dhe respekt për Gjekë Çelën, për këtë intelektual të shquar, që kurrë nuk u mposht dhe as u lodh, për të treguar dhe dëshmuar të VËRTETËN!
Kuadër dhe intelektual i shquar, i kompletuar, i vendosur, i drejtë dhe … i persekutuar nga politikani më kriminel i Shqipërisë sali banda.
Dëshmitë e tij, shkrimet dhe intervistat janë një kontribut i çmuar në shërbim të çështjes shqiptare.
Nderime, shëndet dhe paqe, i nderuari Gjekë Çela! E drejta është në anën tuaj.
E per bashkta e dy vrasjeve,organizuesi dhe vrasesi jane te njejet,
Gjek Çelaj ishte nji malok qe e kishte trurin “TABULA RASA”, don me thane qe ne trurin e tij nuk ka pas kurgja kulturale, krejte bosh.
Ky “tru bosh” u mbush me mesimet e shkollave te sigurimit te partise diktatures komuniste falimentare.
Ky “tru bosh” u mbush me “Ligjeshmeni” ANTIDEMOKRATIKE te diktatures komuniste dhe i tille mbeti e do te mbese deri sa te jetoje.
Nuk ka mbete SHKODRA me u komentu nga ky “tru TABULA RASA”, qe as ia ka pase kurr haberin LIGJVE EUROPIANE TE DEMOKRACISE.
Shkodra ka qene pararoja e KULTURES SHQIPTARE si ure me KULTUREN EUROPIANE. Dhe pikrisht per kete arsy intelektualt e saje jane persekutu gjate komunizmit.
Shkodra nuk ka pase nevoje te marrin MESIME DEMOKRACIA as nga maloket komunist te jugut e as nga maloket komunist te veriut.
Pal Gjermani, me gjak italiani dhe mendje prej legeni. Se sa dinte apo di Gjeka apo te tjeret qe prononcohen ne shtyp, ti as mund ta dish dhe as ta kerkon njeri pasi dukesh nga komentet qe je nje budalla I rritur ne Shkoder. Megjithate, per ne lexuesit dukes qarte qe ti nuk di as aq sa I di bytha autorit te intervistes. Ti deshmon se je thjesht nje plak i mbushur me urrejtje qe vjell vrer dhe gjithe kultura jote eshte manifestuar ne zotesine per te fyer e goditur me gure polocet dhe ndertesat. Buona Pasqua dhe va a fanculo Paul.
Pershendetje i nderuari personalitet i ralle,i afte,trim,i zgjuar dhe me kulture,zoti Gjek Celaj!
Ju perfaqesoni plejaden me te nderuar te policise se shtet shqiptar,se pas jush policine e mori dhe e perdori politika dhe krimi i organizuar per qellimet e veta kriminale!
Kam lexuar me interes dhe respekt per gjithcka ju rrefeni me fakte dhe argumente shume te sakta,duke perdorur nje arsyetim dhe nje gjuhe letrare sio poet dhe shkrimtar,plot kulture dhe informacion te gjere,sa drejtuesit e sotem pas jush jo vetem nuk i kane,p[or as guxojne t’i perdorin se jane te shitur dhe te blere per buken e gojes!
Sot shteti shqiptar mbahet kryesisht me polici rendi apo bashkiake,me dhune dhe padrejtesi shteterore,me taksa dhe cmime skandaloze,me rroga dhe pensione qesharake ,me informalitet ne biznese,qe shumiucen e te punesuareve e kane ne te zeze,pa kontrata pune nen terrorin e vazhdueshem te pushimit nga puna dhe se fundi me nje KORRUPSION te pa shembullt ne bote ne cdo qelize te shtetit!
Personalitet si ju i duhen sot policise se shtetit,por edhe sikur ju vete te ktheheshit ne Shqiperi,do te beheshit prap i pa vlefshem,se ketu komandon ne cdo qelize te jetes vetem nje njeri,KRYEMINISTRI diktator!
Kete e vertetoi edhe rasti i shkencetares Rudina Seseri,qe u thirr nga vete Rama gjoja per te dhene kontribut ne Shqiperi,kandidoi dhe u votua si deputete ne qarkun e Durresit,por pas pak muajsh,kur e pa se ketu vendoste arroganca dhe mendjemadhesia e Rames,dorezoi mandatin dhe u largua!
Dhe sot kjo zonje e nderuar eshte shpallur si nje nder 100 femrat me te sukseseshme ne SHBA ne fushen e inteligjences artificiale!
Se Rama nuk punon per popullin,por per te mbushur Shqiperine me bangladeshash,pakistaneze,indiane etj,sepse ata nuk e dine gjuhen dhe nuk merren me thashetheme!
Shkurt,sipas Rames ai i do shqiptaret, sic i ka dashur edhe Akademia serbe se “Shqiptar i mire eshte shqiptar i vdekur!”
“Te ecesh 30 vjet me kembet e tua dhe me mendjen e Saliut—-eshte veteposhterim!”Nuk e di ku e ka gjetur ky”profesori”i arkeologjis sone dhe politikan e minister i Saliut!; Ne ndonji zbulim arkeologjik , apo ne ndonji liber!? Mund ta kete edhe nga pervoja se e ka flakur Saliu si limon te shtrydhur,por edhe e ka marre sahere i eshte dashur ,ta beje bile edhe Minister dhe jo dosido ,por Minister te brendeshem,per te ndjekur e “gjuajtur” kundershtaret!,gje qertitani eka bere me shume zell e deshire ,per tu ngjitur ne maja qe nuk i arriti kurre se Saliu majat i kishte te tijat dhe nuk linte njeri tia prekte ; Ata qe tentuan e pesuan dhe u bene mesim per te tjeret si Azem Hajdari e tjere si ai !