HISTORI: “Më morën automatikun! Erdhën në shtëpi dy policë. I prita ngrohtë, sipas zakonit shqiptar”. Rrëfimi i Sevo Tarifës: Si u çarmatosën veteranët në vitin 1992

Ornela

Nga Sevo Tarifa

Është fjala për mbledhjen e armëve që kishin me leje kujtim nga lufta partizanët, sot veteranë! Sa erdhi në fuqi Berisha dha urdhrin e parë politik: veteranët që kanë armë lufte, t’i dorëzojnë, ndryshe dënohen “në bazë të ligjit”! Hej, dreq, o punë! Do “dënohen” ata që kishin luftuar kundër fashi-nazizmit!

Motivi: Ish partizanit, veteran i luftës, që ka shërbyer nën armë dhe tani është në lirim, “s’ka ç’i duhet arma”. Ky ishte preteksi, jo shkaku. Shkaku ishte tjetër: frika e Berishës dhe e regjimit të tij “demokratik”  se “mos veteranët e luftës ngriheshin kundër tyre”!

Në fakt, veteranët nuk ishin dhe nuk janë të tillë. Ata, ruajnë figurën e pastër të partizanit, mirësinë, ndershmërinë e cilësitë e tjera politiko-morale, atdhetare. Janë të urtë, të qetë, dashamirës, paqësorë. Asnjë prej tyre nuk e përdori armën për të vrarë njeri. Përkundrazi, tre veteranë të pafajshëm u vranë, gjë që mbeti enigmë, s’u muar vesh se kush ua mori jetën. Me siguri kundrshtarët politikë, ish ballistë ose nga ata që e quajnë veten “demokratë”! Në përfundim, veteranët dorëzuan pushkë ose automatikë që kishin me leje. Edhe unë dorëzova automatikun. Dhe shënova në ditar:

E enjte, 11 qershor 1992.

Më morën automatikun! Erdhën në shtëpi dy policë. I prita ngrohtë, sipas zakonit shqiptar. I pyeta nga ishin: njëri qe nga Dibra, tjetri nga Arbana e Tiranës. Të dy efektivë të Drejtorisë së Rendit Publik të Tiranës. Kërkuan t’u dorëzoj automatikun. Ç’të bëja? Do ta dorëzoja si gjithë të tjerët. Policët më thanë se “Tani vijmë nga Sulë Baholli, i cili na i dorëzoi”. E dorëzova dhe unë që e mbaja se punoja në një rreth kufitar… E putha dhe u ndava nga atomatiku im. Më erdhi keq edhe për faktin se më ishte dhënë personalisht nga shefi i policisë të Gjirokastrës, me të cilin ishim bashkëluftëtarë në një kompani partizane dhe bashkëfshatarë e shokë të rinisë që në vogëli, kolonel Rexhep Kalemi. Këtë automatik ai e kishte për vete, por u pajis me një të ri dhe “të vjetrin” ma dorëzoi mua bashkë me lejen përkatëse. Me këtë rast i pyeta policët:

– Po revolen do të na i merrni?.
– Jo, mbledhim pushkë e automatikë,- ishte përgjigja e tyre.

Ata u larguan dhe unë u shkrova këta pak vargje: Armën time automatike,/ E kisha kurdoherë shok,/  Nga duart e mia nuk ikte, / Dit’ e natë ne rrinim tok./ Të dy gjithmonë të zgjuar,/ Roje, së bashku në përgjim,/ Nga supi më vinte në duar,/ Që ta mbaja  në syrin tim…/Në luftë foleja me fishekë,/ Me batare qiste flakë e zjarr,/ Me gisht në këmbëz shkrepte, / Paloste varg pushtues e tradhtarë. / Në aksione u nderova ,/ I gatshëm ishte gjithnjë,/ E unë përherë e pastroja,/ Ne s’ishim dy, por  një. / Në tranzicion të dy  u ndamë, / Të rrëmbeu Berisha si delen bisha! Përherë të kujtoj, o automatik! / O shoku im i viteve me stuhi,/ Kurrë nuk të thoshja “Ik”, / Dhe më s’të pashë me sy …

Nuk kaloi shumë kohë dhe Berisha nxori urdhrin e dytë: “Të dorëzohen  revolverët”! Erdhi njoftimi. Po ku vate fjala “revolet nuk i marrim”?! Po kujt t’i ankoheshe? Me cilin të flasësh? Fola me ditarin tim, në fletët e të cilit shkrova:

E mërkurë, 12 shtator 1992.

Një ditë e mërzitshme. Plot melankoli. Të qeshurit na iku nga buza. Dita mezi po kalon… Pas gati 50 vjetësh, sot më morën dhe revolverin! M’u duk sikur m’u këput një copë mish nga trupi. Isha mësuar me të. E mbaja në xhep. Ishte revole e vogël si ato që luajnë fëmijtë. Atë që në vende kapitaliste e mbajnë gjeneralë në brez dhe zonjushe në çantën e dorës, e mbaja vite të tëra dhe unë. E kisha nikeluar në uzinën metalike të Gjirokastrës dhe ishte borë e bardhë. Në dorezën e fildishtë i kisha vënë dhe një yll të kuq partizani. Dhe shkëlqente. Kisha bërë një provë, duke gjuajtur një gur në largësi 50 metra. E pastroja gjithnjë.

E kisha kujtim nga lufta. Më ishte dhuruar para batalionit për trimëri, bashkë me një çantë meshini, që mbahej në sup. Këtë ma kërkoi skuadërkomandanti Mehmet Karabolli, duke më thënë: “Ty t’u dhanë dy dhurata, mua asnjë, të paktën ma jep mua çantën”. Dhe unë ia dhashë me gjithë zemër, kurse revolverin po e jap pa zemër, por me urdhër berishian e me kërcënimin: Kush nuk dorëzon revolverin, dënohet penalisht!

E mbaj mend atë ditë të mërkurë. Ishim 12 veteranë në rajonin e policisë. Shikonim revolet e njëri-tjetrit. Njëri nga veteranët, kur pa revolen time të vogël e të bukur, tha: “Mua s’më vjen keq që dorëzoj revolen time, se është e vjetër dhe e rëndë, s’mbahet me vete, por më vjen keq për këtë revolver të shokut Sevo, i cili  është bukurosh dhe vogëlush”. Kur e dorëzova, takova policin Gj. Th., që e njihja dhe shkuam bashkë te magazinjeri që merrte dhe regjistronte armët, të cilit ai i tha: “Këtë revolver të vogël, po deshe, vure mënjanë, se ky që e dorëzon, mund ta kërkojë prapë, mbase ia japin”! Dhe kështu u bë. Por unë s’e kërkova. Një shok më tha: “Mos e kërko kot, se s’ta japin.  Ti dhe dhe unë jemi në rreth të kuq. Do të të thonë vetëm kaq: Amerika dhe Evropa na thonë të çarmatosemi, kurse ti do që të armatosesh”! Dhe unë s’e kërkova.

Tani mendoj: Kushedi se cilit i është dhënë ai revolver i vogël dhe i bukur. Nuk dua të paragjykoj, por me siguri e ka marrë ndonjë “i besuar”, ndonjë drejtues i partisë në pushtet, ndoshta dhe ndonjë ballist! Me siguri do t’i kenë hequr edhe yllin e kuq që ka në dorezë! Ky paradoks nuk ndodh në asnjë vend të botës!

Dëshira ime ishte ta mbaja dhe ca kohë e ta dorëzoja në muzeun e fshatit tim, por këtu, si kudo, edhe muzeumi u prish nga “demokratë”! Çuditemi si i dorëzuam kaq lehtë revolverët relike, që i kishim kujtim nga lufta, si nuk dolëm në protestë e të kundërshtonim urdhrat arrogante të Berishës?! Si kaloi kështu kjo çështje e nuk ndeshi në forcën tonë si veteranë?! U ktheva në shtëpi duke thënë “Lamtumirë, armë”!, shkrova vargjet:

Revolja ime të kisha në xhep,/ Më kishe pronar, të kisha kujtim,/ Ishe e vogël, s’të mbaja në brez,/ Me mua përherë dhe në udhëtim./ Ty, më parë të shkrepte armiku,/ Ai xhandar, që u kap i gjallë,/ Iu muar atij, nga duart i iku,/ Dhe m’u dha mua si dhuratë./ Ma dhuroi komandant Sefedini,/ E buzëqeshur me zemër më tha:/ “E ke hallall, o partizan trimi,/ Pionier sulmues, të jesh krenar”!/ E mora me dorë, e vura në buzë,/ E putha në dorezë, e pashë me sy,/  Dhe i thashë:  “Mos më tradhto kurrë”./ Tani jemi tre, s’jemi vetëm dy”./ Dhe revolja “pa” varur në sup / një automatik, të zi në pamje, kur shkrepet bëhet zjarrkuq,

Dhe armiqtë porsi një vemje!/ Edhe revolet i mblodhi Berisha,

Na i mori ne, për mafiet e tij/ ,Nga veteranët, ai kot ka frikë, / Jemi paqësorë, duam liritë!/ Për liri me pushkë dolëm në mal/  Luftuam si partizanë,/ Armët që na merr Berisha tani, / në asnjë vend s’ka bërë vaki!…

 

Share This Article
60 Comments
  • Natyrisht ne antishqiptarve nuk na prishte pune mbajtja e nje revolveri te vjeter a te vogel nga veteranet, te cilve po u binin pordhet ne zemer! Por ne mendonim ne forme afatgjate per shkaterrimin e ketij vendi! Keto revolvere mund te perdoreshin nga bijte e partizanve, kur ne ta shkaterronim Shqiperine, sic gati e kemi shkaterruar! Ndaj, permes veglave tona te bindura, Sali Berishes, Fatos Nanos, Edi Rames, deri diku edhe Ilir Metes, (megjithse nuk ia kemi dhe aq besen ketij; ndersa Lulin e te tjere i kemi ne stolin rezerve), ne na duhej te mblidhnim armet tek disa idealiste te cmendur, qe na injoruan dekada me pare!

  • Lereni menjane genjeshtrat te tipit te pordhes.
    Qellove me revolver te vogel ne distance prej 50 metrash.
    Ajo lloj arme qe perhskruarn ti more truthare perdoret
    brenda distances maksimale prej 6 metrash.
    Keto debilleqe genjeshtare ju moren ne qade dhe ju cuan per lesh.

    • O Rusho cari,automatiku dhe pistoleta eshte trofe lufte,ne asnje vend te botes nuk dorezohen me lufte.Ai ka luftuar pushtuesin,ti cfare ke ber,jep mend?Pale na ben dhe teknikun e armeve,sa metra kan aftesi ne qitje.Lavdi deshmorve dhe atyre qe luftuan dhe dhane jeten qe ne ekzistojm sot Shqiperi….Tipa si puna jote rusho cari,te vi pushtuesi pare ulesh 90 grad me byth perpjet.

    • More gjithollog i fushes se armatimit,e qe i di shkencërisht armet.
      Mire veteranit i çarmatosi se ata kishin luftuar pushtuesit.
      Po ushtrime pse e çarmatosi??.Te gjithë ushtaraket(oficer e n/oficer),e dorëzuan armatimin personal!!.
      Vetem atje ku nuk ke besim te ushtria,ajo çarmatoset!!

    • Per mendimin tim berisha ka menduar, mjafton qe te sillem si enver hoxha dhe horrat e mi do t’a bejne zap kete popull.
      Per pak kohe ai pati sukses, por me pas çdo gje doli nga kontrolli, dhe pasojat po i vuajme deri sot, dhe do t’i vuajme edhe per disa kohe te tjera.

    • Rrusho qetesohu! Nuk ka lifhje se nga sa metra merrte shenjester veterani, analizo faktin. Mbledhja e armeve relike te lufetes te cilet veteramet e kane bere.

      Mbaj mend qe dhe gjyshi im, veteran dhe si, ishte i pikelluar kur u detyrua te der,onte nje revolver te vjeter me mulli. Ajo ishte thjeshte nje relike por zagari s.b do e merrte dhe ate.

      Por per njerez si ty, pa ideale e pa kujtime kjo gje i dujet e cuditeshme

    • 17 vjec ne gusht te vitit 1944, me pubertet te sapofilluar. Vec keta femijet e tipit Sevo Tarifa, u bene vrastare te shokeve te tyre e te te shkolluarve e intelektualeve te vertete shqiptare. Mire qe nuk kane kerkuar te falur, por turp nuk i vjen, edhe tani qe eshte ne prag te fund te jetes. Nuk thote populli kot: “nuk bie rrufeja ne qenef …”

  • Antishqiptari i jep pak tone Patriotike Kryengritjes Demokratike udhehequr nga Patrioti me Kafshe qe kishte pa Shqiperia deri ne ato momente te Historise

    saleh rrahmut abdurrahman mauhmut berisha .
    (me origjine Kombesi turko -arabe dhe nenshtetesi Shqiptare )

    Por karmatimi i boleve te fishkura te demoralizuara tashme nga prostata ,
    kishte nji tjeter kuptim per Demokracine e Stilit te Shpellarit Patriote brrisha .

    Ai dhe ata(Miqte tan te Medhenj )

    qe e cponin nga pase e i tregonin rrugen shpellarit primitive e dinin mire ,
    se ky lloj Shpellari do t’i bente jovetem veteranet ,por pothuaj gjithe popullin shqiptare , te vrisnin vehten dhe qe ata , ta ndjenin vertet cdo te thote Demokraci nen duart e nji Shpellari Primitive ,
    i karmatosi duke i len te tjera mundesi “pazarare” qe njerzit nga gezimi e kenaqsia e madhe qe i jepte kjo Demokraci alla shpellaresh ,

    te kercenin nga Maja e Apartamenve poshte e shijonin ne qetesi vdekjen .
    Demokracia per nji Shpellar Primitive si brrisha , ishte nji
    Sistem pak i Nderlikuar per nji idiot si brrisha i cili kishte
    disa Metoda Primitive , qe Problemet me te thjeshta te vendit , i shoqeronte me Veshtiresi e dhjimbje te medha ,

    si i ka hije nji Gomari ardhur ne kte epoke nga Lashtesia .

  • QENTE le te LEHIN KARVANI shkon PERPARA!
    PENE Atdhetari- Sevo Tarifa.

    I nderuari te nderuri *PIONIRI PARIZAN;*
    Sevo Tarifa-VETERAN-90vjecar Pene ARTE,
    Faleminderit ato kujtime brezave LENE,
    Nje JETE-shoqerise e Atdheut Kushtuar..
    Ditet NJEMIJE me Pasardhes te denje lene,
    VIJIMESI si*PASARDHES VETERANI*
    Deri perfaqesues te fenje DIPLLOMATE
    Sa Cupat me nipa e mbesa PENE ARTE.
    * Kranarire ndihemi ne *Pasuesit VETERANE*
    Mathimat tuaja ne BREZA i PASOJME,
    Ne,detyruar; ruget e BOTES MARRE,
    PO JO! Nuk e HARROJME VATANE!
    Me Ju *PERCIELLES i DiJEES*
    JETOJME !
    Me mbi 80*Pasues Veterane*
    Nga Torontua te UROJME;
    , 100 vjetorin,mes Jush,
    Ta FESTOJME!

    Toronto 03-04-2021 Pasuesi Veterane 85 vjecar;
    Guri Naimit D.

    • Ik mor plak i rrjedhur e i pjerdhur nga trute, njelloj si ky Tarifa. Si nuk ju perlan COVIDI ju mor te shuar.

  • Pasket qene te armatosur dhe nuk e vrate Berishen,qe doli nga gjiri juaj???
    Paska bere mire qe ju ka c`amatosur.

  • E po c’keni rrjedhur te gjithe ju mender veterane e bij veteranesh. Po mjaft me karlliqet e 70 – 80 vjeteve me pare. Edhe veteraneve te Skenderbeut ua mblodhen shpatat se kishin frike mos vrisnin Hamza Kastriotin dhe Moisi Golemin. Mblidhni mendjen or fosile te ngurtesuara ne nje pike te vdekur te Historise, SHifni te pini noi kafe e noi uje me sifon or tarrallaker te mbaruar se jeta vazhdon. Poshte fashizmi! Ou, me falni, paska pjerdhur me Musolinin. Rrofte Komunizmi! Ou, me falni qenka dhjere me Enverin.

  • Armet e veteraneve I mblodhi krimineli antishqiptari Sali Ram berishacic dhe I shiti shkuan jashte. Shume relike arme te vjetra te muzeve i moren dhe Po te vini ne shtepite e ish kryeminister e pas 90 I keni te varur ne mure me plot arkeologji te vjedhur.

  • Sevo ,
    shihe një çikë më gjërë problemin.
    Edhe mua më morën një pistoletë Parabel të tim eti . Atëhere mendonim siç shkruan ti në ditar se kjo është vepër e Saliut , por s’paska qënë kështu , ai “ I miri “ që erdhi pas Saliut , pse s’u ktheu armët veteranëve !?

    Nuk i kthyen se këta janë të gjithë njëllojë , biles , ky palaçua që kemi sot kryeministër , është më tradhëtar se të gjithë tradhetaret e ketyre 30 vjetëve – ky përmbysi rezultatet e Luftës Antifashiste në Shqiperi dhe ne merremi me kufomën politike Sali që po ky e mban gjallë se i duhet ta ketë përballë si gogol , për të trëmbur neve , për të marrë votat tona .

    Sevo ,
    ajo partia jote dhe imja mbajti dhe rriti në gji këta tradhëtarë , tipik është Saliu i oxhakut të Enverit dhe Hysniut ……

    Sevo , në kemi bërë gabime serioze………!

    • Katiu, cfare te kthente. U shiten o lum miku u shiten . Ishin arme te vjetra. Relike. U shiten sic shiten paisje ushtarake. A i ke bere pyetjen ku shkuan, katjushkat, artileria e rende, avionet, anijet, nendeteset, etj etj.
      Pasuria e bandes antishqiptare e Sali Ram berishacic me keto shkaterrime u pasuruan.

      • Pse ta pyesi veten kartiu.I fut nje rrene duke kujtuar se jane te gjithe trushplare si ai vete.Jane disa si ky,prandaj burrerohet krimineli I vicidolit qe shiti detin jo me armet.

  • Ku e keni paqesoren ju veteranet qe ne emer te asaj lufte na shkelet e shtypet per 47 vjet.Po qe se eshte paqesore shtypja qe na bete ne emer te diktatures se proletariatit kush mund te quhet agresive ?!

    • Nuk ju paskan shtypur sic duhet. Ju lane gjalle te mirrnit fryme, ju futen ne jeten e te gjitheve, ju gjarperinjve te helmatisur. Ju qe na katandiset sot si Shen mjerimi i Migjenit. Ju qe po na shisni vrisni si vend e popull nga te gjtha anet me gjithe cka.

  • O Ed koqja, veteranet ishin njerzii me te ndeshmem , me patriot dhe me human te ketije kombi. Armet qe ata kishin si relikje te luftes se dyte boterore, i mbaiten per 45 vjet, si kujtim i patriotizmit te tyre ne lufte me pushtuesit nazifashi dhe, nuk i perdoren per te vrare nje pule e jo me ndonje njeri apo bashkeqytetar te tyre. Po gjate ketyre 30 vjete “demokraci” a ke sy te shikosh se si po vriten sgqipetaret njeri me tjetrin dhe, eshte pak te thuash se njeriu ka me pak vlere se nje zog pule,

  • Edi ata qe ishin patriotet e vertet te kti vendi te shkelen simas menies tate se te dhan dinjitet shkoll pun te garantuar buk dhe jet te garantuar , me ate tru sa nji carac qe ke ti , kta kan 30 vjet po te perdhunojn familjarisht kte se kupton se kur te pellcet damari turpit ne ball nuk e njef mo turpin.ik futi i viz me niseshte ose bar te perzim dhe lumturou manall.

  • O Edi ata te shtypen e te shkelen,po ama nje gje nuk e bene,nuk e mbushen vendin me droge e kurva,e nuk arriten deri aty sa te shkerdhenin kusheriren si e beri djali Saliut,nuk ka shtypje me e madhe qe po i behet sot Shqiperise gjoja ne demokraci,po ti hapesh syte me shume e kupton se cdua te them.

  • I mblodhi armèt Saliu i mblodhi nga frika. Ai e dinte mjaftè mirè qè naganti i shqipètari zjarr lèshon. Im atè ishte njè si Ju zoti Tarifa, kishte njè beretè me dorezè tè fildishtè qè atè ditè qè e dorèzoi pashè pèr tè parèn herè lotèt nè sytè e tijè. Ajo Beretè ishte pjesa e fundit qè ruaja nga gjithè ajo luftè e punè nè shèrbim tè popullit e Shtetit Shqipètarè. Ajo armè mè vonè mèsoi qè e mbante e shoqja e njè ata tè pardesyve tè bardha. Tregonte njè èndèrr qè nga thellèsia e tokès dillnin gaizerè me ujè tè fèlliqur dhe thoshte: gjèra tè zeza do i vijnè Shqipèrisè! -Lum si brezi ynè qè i pamè e shijuam tè gjitha,mjerimin,luftèn, rindèrtimin, punèn, unitetin, nderin,arsimin e Shqipèrinè e LIrè, keq mè vjen pèr brezin tuaj qè ju rritèm pa halle e kushedi cila èshtè e ardhmja juaj.! Jo, mos u shqetèso jeta tè jep gjithmonè njè zgjidhje, shumica janè tè zgjuar e arsimuar e nuk do ta lènè Shqipèrinè tè rrèshqasè. Pastaj erdhèn me rradhè ata qè ndodhèn: U ulèn malet dhe u ngritèn haletè!?!

  • Sh e ndjerë,sa Sadist e i lig që është KryeAgjenti i Shkaut SerboSllav,Sali BiBerishovici &Company!..Po si nuk i ka hyrë gjemb në këmbë këtyre neo Fashistëve ?!.. Çarmatos Veteranët e Oficerët e ndershëm,dhe armatosi Gegët kundra Toskëve,hapi depot me Shishe in e Depot ushtarake,duke kallur Atdheun e vrarë bijtë e tij!!!!!!

  • Veteranet e vertete u eleminuan nga keta veterane mbas lufte te cilet i sherbyen diktatorit per qellimin e tij , eleminimin e veteraneve te vertete . Po perse ju duhen armet ketyre veterane ne ditet e tyre te fundit te jetes?
    Milado.

  • Si gjithmone ne skenaret me Tutsi e Hutu, permbysjet jane traumatike. Vijojne me periudha amullie, te cilat kane nje qetesi te rreme por nen korentet ekzistojne. Vazhdon precipitim me ndihmen e “miqve nderkombetare” qe tentojne te sjellin nje fare sjellje civile e me naivitet disa prej tyre mendojne se mund te arrihet.

    Popullata e lodhur e ka humbur shpresen e ne luften ditore per BUKE E DRITA nuk arrin te kuptoje rreqizet e te shikoje kush eshte mik/armik. Ne krye dalin 1-2 Paul Kagame, te Gjate e Premtues, qe rrine ne poste 1-2-3 dekada dhe ne hapat e pare Te Huajt I promovojne dhe u japin Boost se ndryshojne gati fare nga te gjithe Hutute e Tutsit e tjere! (sa cudi)

    Kalon koha, vete Bota fillon te botoje per bemat e korrupsionit e tyre me pas autoritarinizmin dhe krimet. Shpresa ne Kagamen paska qene e rreme por me psheretime BOTA qe gaboi edhe nje here edhe kete here, rrudh supet…te pakten me Kagamen ka STABILITET dhe palet nuk po dalin rrugeve me thika e hanxhare.

    Ne fund pas nje kohe te gjate dhe tej konsumimi te gjithe shohin se Kagame 1 & 2paskan qene edhe me Gjenocidale se te gjithe anetaret e fiseve perkatese.

    Tutsi – fermeret
    Hutu – Barinjte.

    Nejse pak rendesi ka. Nuk me mbyllet java e qete nese kjo teme ngelet me kaq. Dikush duhet te ofendohet diku e te kemi Letra e Hapur Nr. 5 titulluar:

    SI E KAM NJOHUR UNE SEVO TARIFEN!
    (ndoshta I biri mund ta shkruaje kete)

    Dhe ne prag-zgjedhje e me lak ne fyt, pa shprese e te deshperuar te hahemi per “revolet e Sevose “pardesyte e Pjerines”

    Ndersa Paul Kagamet, na shohin nga shume shume lart (trup gjatesia, dhe, POSTET E PUSHTETIT) me nje PERCMIM gati te hapur.

    Sic dhe, e meritojme.

  • Sevo Tarifa ke qene nje idealist qe besoi ne nje ideologji te gabuar (te gjithe ne bashke sot besojme ne ndonje ideologji fetare qe sigurisht jane te gabuara se sot ne bote ka 200 fe dhe sekte fetare kur nuk mund te kete me shume se nje te vertete.
    Idealizmi i profterinjve katolike shpuri ne djegjen ne turra zjarri te shkencetareve dhe inkuizicioni beri kerdine ne Europe. Fanatizmi ideologjik mund ta shnderroje ne “kriminel” edhe njeriun me te ndershem e engjellor sepse ai beson se vepron per nje kauze te drejte ose ne emer te zotit.
    Edhe pse komunist, Sevo Tarifa ka qene nje njeri i moderuar. ja nje rast qe e provon kete.
    Nje nate e lajmerojne Sevon ne telefon se dikush ne shtepine botuese kishte thene dicka te dyshimte per veprat e Enverit.
    Te nesermen ne mengjez Sevo Tarifa thirri nje mbledhje te shtepise botuese dhe te gjithe ne besuan se ai qe kishte thene ato fjale do te ndeshkohej rende. Megjithate Sevoja u mjaftua me nje vrejteje te pergjithshme per kujdesin dhe maturine qe duhet te tregojme kur flasimr

  • Vellezer e MOTRA-Bij e bija,Akualisht,eshte koha qe duhet mbeldhur armet sa izoluar armembajtesit, me cpo perjeton vendi Yne…Kete shikoni…
    Dhimbia e madhe POPULL.

    • Fole perseri ti o i rrjedhuri i Torontos. Rriji bythes siper se po te vjen ngordhja e ti akoma nuk pushon se pjerdhuri. Debil Xhoga!

  • Z.Sevo.Rehabilitimi ne pushtet i pinjolleve te nazifashizmit dhe sherbetoreve te armiqve te shqiperise nisi se pari me carmatosjen e veteraneve dhe shkaterrimit e varrezave te deshmoreve,shkaterrimit e monumenteve e pllakave perkujtimore.Nje veterani ne permet i shkoi ish pres.sali Berisha per vizite ne shtepi,ne prag fushate.veterani degjonte e saliu grinte e grinte papushim..kur pa qe veterani nuk po ia varte trasten,u ngrit me kembe per te ikur.-“prit pak ,Z.sali,te them dhe une dy fjale ,i tha veterani..Pasi saliu u ul perseri ,veterani L.D. vazhdoi-“kur te rindertoni varrezat e deshmoreve dhe lapidaret e luftes antifashiste nac.clir. atehere kerko vota nga veteranet e luftes”.Saaliu brofi ne kembe,doli me shpejtesi dhe zbriti shkallet 2 nga 2,desh u rezua dhe ne oborr iu hakerrua ish deputetit Vasil Gjika:-“Vasiiil,ku me prurje,Vasiiil.”cdo gje ishte e planifikuar.Masakra ne ushtri u parapri me 24/1,me pas me kontrolle te paligjeshme banesash,me ppresione per te mbyllur gojen ose “te te futesh ne burg”.Nje prej tyre jam une.Urdheri i ish ministri te brendeshem Bashkim kopliku”edhe nje gezhoje ti gjeni ,arestojeni”..Dhe e dinin mire qe une armatimin personal e kisha dorzuar qe diten qe do filloja lejen.A ju kujtohet :- Ne Rtsh transmetohet komunikata e qeverise Meksi “zbulohet ne ushtri grupi pucist komplotist anti PD,antireforme”.Dhe me pas historia vazhdon me “veriu kunder jugut”,me 1998 ,e me sa te tjera deri me sot.Ju ,veteranet duhet te jeni krenare per ate qe bete per shqiperine.nje vend gjysem feudal me 85 % analfabete,te rrenuar nga lufta e bete me industri e bujqesi ,me arsim kulture ,universitet dhe akademi shkencash.Kjo i verbonte antishqiptare dhe sherbetoret e tyre.Ndaj nuk ua falen,por me ardhjen ne pushtet iu goditen te paret.

  • Ju çarmatosi Saliu me PD se ju kish frike, po PS me Nanon apo Ramen pse nuk u a kthehu prape. Me ç’ kuptohet edhe ata paskan frike, pra jane nje me Saliun. Kane frike nga rrevolta e popullit dhe njerezve me te mire te tij, se llumin dhe kriminelet qe u sherbejne atyre I kane armatosur gjer ne dhembe, me qellim terrorizimin dhe mbjelljen e pasigurise per jeten. Rama llap gjithe diten per kriminel te tipit, 3+1 SALA, MONA, META + LULI. Ata duket te ishin brenda me kohe, por kush I le te bredhin larte e poshte, Rama qe populli i ka dhene voten kryesisht per kete qellim, por kjo nuk do te ndodhe kurre, pasi Rama bashke me treshen e moskultierve she Dartanjanin u sherbejne padronve te tyre ne dem dhe kunder interesave te popullit dhe kombi Shqiptar.

  • Pse duhet te mbajshin armatime veterant e luftes edhe mbas luftes?
    Kerkund ne bote nuk ndodhe kjo gja.
    Jane mesu keq keto. Done te jene gjithmone te armatosun edhe ne kohe paqe.
    Tamam KOPUKE LUFTE.

    • O Pal, kudo ne bote ndodh kjo gja, qe armet trofe nga lufta mund te mbahen me leje te posaçme. Sa per kopuke lufte, si ne kohe Pashkesh e leshove dhe ti nje veze te kuqe.

  • Une Sevo Tarifen nuk e njoh e nuk e kam takuar ndonjehere, por nga leximet dhe njohurit qe kam per atdhetarizmin, punen e ndershme, per angazhimin e vazhdueshem jo vetem ne lufte kunder armiqeve te shqiperis por edhe ne kontributin e math ne zhvillimin e perparimin e shoqerise ,gezon nje respeki te madh jo vetem ai si person por dhe si familje Tarifa, familje jo vetem patriote e te ndershme por edhe te zgjuar te ditur e te respektuar nga shumica e popullit shqiptar. Po i them z. Tarifa te mos ligshtohet se akoma jemi ne kohe trubullrash ku ligjin e bejne mafiozet,trafikantet, genjeshtaret mashtruesit, kriminelet e lloj-lloj llumrash qe dolen ne krye gjate ketyre 30 vjeteve. Po keto trubullira e llumra do vije dita te qartesohen e te pastrohen njehere e pergjithmone nga ky vend e, nderi e lavdija e veteraneve te luftes do te vihet ne vend, ashtu sic nderohen te gjithe veteranet e luftes ll boterore kudo ne bote. Respekte z. Tarifa e jete te gjate.

    • Kur thua e ndershme genjen pak. I biri i ketoj Sevos, Fatosi nuk la gje pa vjedhur kur ishte ne ambasaden shqiptare ne Amerike. Me nje fjale eshte HAJDUT.

  • Perderisa te lane gjalle ty xxx,tironcin (po qe se eshte vertet tironc ),Bujarin qe me ofendon (megjithse as se njoh e as me njeh dhe se kam ofenduar) pa dashje me la gjalle dhe mua por me sa duket ju qe ju vjen keq per ata qe megjithse injorante si puna juaj na drejtonin duke na dhene ate kafshaten e bukes per te mos vdekur. Edhe sklleverit kafshaten e bukes e kishin te siguruar por u mungonte liria njelloj si ne ne kohen e ketyre veteraneve te “nderuar”.

  • O Reply to this complet, edhe une e kam degjuar kete akuze per vjedhje ne ambasade ,por ama di (sic e di edheti) se akuza te ndersjellta pozite-opozite, ketu tek ne, gjate ketyre viteve ka patur pafundesisht, prandaj po dite gje konkrete e jo me te degjuar, thuaje se do te perkrah e do e denoje gjestin e shemtar te vjedhjes, sigurisht ne se eshte e vertete ,pavarsisht se sic thuhet se kete akuze vetem gjykata e vendos. pra une do te besoje me shume juve se gjykatavetona te cilat edhe kur kane patur fakte me figure e ze i kane shpallur te pafajshem e te ndershem.

    • Cfare do ti or zoteri, ai qe vjedh i fsheh gjurmet. Keto per kete Tarifen Junior nuk ishin llafe, e as pune pozite-opozite. E nisen pako postale ne Shqiperi po ata qe e kishin derguar atje. Une kisha nje shirit manjetofoni te vjeter me pergjimet e ketij, po se kush me hyri maten ne shtepi, e ke pare ti vetem ate shirit me mori.

    • Cfare do ti or zoteri, ai qe vjedh i fsheh gjurmet. Keto per kete Tarifen Junior nuk ishin llafe, e as pune pozite-opozite. E nisen pako postale ne Shqiperi po ata qe e kishin derguar atje. Une kisha nje shirit manjetofoni te vjeter me pergjimet e ketij, po se kush me hyri maten ne shtepi, e ke pare ti vetem ate shirit me mori…

  • Komentuesi *?*-Sa keq me vjen, sot te te permend emrin …sa poshte paske rene. Si gjithnje une i uroj familes suaj miresi…
    Me.. *Dhimbia e madhe popull*jam.

  • Kot merzitet Sevua.Armet ne ate kohe ju hoqen dhe ushtarakeve te sherbimit aktiv.Koha tergoi se Saliu e korrigjoi gabimin.Armatosi gjith popullin me armatimin e kohes deri tek minat me telekomande.Sevua nuk mori asnje kur ato ishin falas si vaksinat kovid.
    Dhe per kete e ka fajin Saliu?

  • Sala prodhimi juaj ishte i xhelil gjonit mos beni si viktima ju Na e sollet saliun o devo mavriu mos shit pordhe apo do ndoje decorate nga ilir sulo gradeci si mehdi bush kapo.
    Ju jeni tall me komunistet e thjesht dhe me popullin.
    Mashtrimi madh do quhet.

  • Le te meremi me koburen e Sevos,sepse c’do gje e kemi ne rregull.Ky Sevoja qenka pa cipe.Pse nuk na thote cili program eshte me i mire :i PS-se apo i PD-se.Apo nuk kane programe ekonomike dhe nuk di c’fare te thote.Qe Basha fle ne makine ,e morem vesh,qe Rama ngrysu gdhiu vetem Bashen ka ne goje.Mbase keto jane modele te reja fushates.Po deputetet nuk dalin ne fushate?Nuk po u shohim fytyren, te pakten si foto ,pa le llafin apo jane pa tru.

  • SEVO TARIFA, MODELI I SHQIPTARIT PATRIOT DHE TË MENÇUR.
    MODELI I BURRIT TË SHTETIT, QË ME IDEALIZMIN E TIJ, EDUKOI BREZA TË TËRË SHQIPTARËSH.

  • babai im ka mbajtur per shume kohe nje pushke Mauser, por e dorezoi ne vitet ’70 kur u mblodhen njehere armet trofe. Dmth qe edhe ne kohen e Enverit i mblodhen njehere. Persa i perket armeve trofe, ligji e lejon qe nje person mund ta mbaje, duke e pajisur me leje te posaçme. Psh, ligjerisht ne kohen e Saliut te pare po ta ndiqje sipas çeshtjen me gjyq nuk ta merrte dot. Maksimumi, do pranoje qe ta shponin ne tyte per ta nxjerre nga funksioni luftarak, por me ligj nuk ta merrte dot. Nejse, jane shume gjera qe nuk i dinim se i kishim te drejta si nenshtetas. Psh, edhe ushtaraket aktive mund ta rrezonin urdhrin e ministrit Zhulali ne gjykaten kushtetuese, dhe te mos çarmatoseshin. Ne ate çeshtje ministri nuk kishte autoritetin e Shefit te shtabit te Ushtrise, por siç e thashe, shefi i shtabit nuk e dinte se per gjerat e sigurise kishte avantazh ndaj ministrit. Persa i perket revolverit, jam kurioz te di çfare marke ishte, se kane qene te pakte revolveret. Revolveri Nagant kishte tyte standard, mund te kete qene Webly anglez me tyte te shkurter. Luger. Walther, Beretta ishin pistoleta. Per rastesi djali im ne shkolle kur ishim ne Itali shkonte shume me nje shok dhe kur shkoj nje dite per vizite ne shtepine e tyre, i ati me foli per armet. I them qe kam punuar ne ate sektor dhe me çoi siper te shihnim koleksionin e tij. Ishin arme trofe, te blera goxha shtrenjte, qe nga armet amerikane te luftes civile, biles edhe arme te Lindjes. Per çudine time shoh nje ASH 82 me shtojce ne tyte per leshim granate ose dhe fisheke mesimore me bresheri. I them qe ky eshte prodhim shqiptar, biles adoptonte shenjester optike. Me tha se e kish blere si prodhim jugosllav, por e sigurova qe eshte akoma me i mire, se automatiku shqiptar me liçence kineze ne fakt perdorte çelik suedez dhe ne provat tona nqs automatiku sovjetik deformohej nga nxehtesia aty rreth 6 mije te shtena papushim, ASH e kishte piken e deformimit ne rreth 9 mije, pra 50% me shume. Ai kish qene thjesht ushtar dhe i kishte pasion armet, kuptohet, me leje dhe ato me vlere te madhe koleksioni dhe nqs do te doja me ndhmonte te nxirrja leje per armembajtje. Por e lashe si ide, se armet ne shtepi jane te rrezikshme. U kane ndodhur oficereve dikur qe ua merrnin femijet si per te lozur dhe kane shkaktuar tragjedi. Me tha djali se i ati i shokut vdiq vjet dhe e pyeta se ç’do bente i biri me koleksionin e armeve, se ishin shume. E pyet ne telefon dhe i biri thote se po nxirrte lejen qe ti kalonin atij ne trashegim. E thashe kete te fundit. ne lidhje me shkrimin, qe z.Tarifa, i biri, ligjerisht mund te kerkoje armen trofe te babait per ta mbajtur si kujtim.

    • Po perse o derzi, o kapterr gjithnje flet si e ema e Zeqos maje Thanes. Po pse o rrote, e para meqe ligji italian lejoka kalimin e pronesise se armeve-trofe si trashegimi, kush te tha ty qe ka ligj analog shqiptar, apo Tarifa te shkoje ta beje gjyqin ne Itali. E dyta, Termat revolver – pistolete ne gjuhen shqipe nga njezit qe nuk i dine keto pune me kaq hollesi sa zotrote perdoren nderkembyeshem, madje ka edhe te tjera si patllake, livore, rrovole etj bukurirash, Eshte si puna e asaj qe edhe sot e kesaj dite juve thoni rrezuan bustin e Enverit, ku me bust kuptohet shtatorja. Populli nga ke dale ti dhe une eshte me injorant nga c’duan ta paraqisin grupi i enveristave te pjerdhur.

      • Kk, revolveri dhe pistoleta jane te ndryshme si ne konstruktim dhe ne perdorim. Sa per ligjet, kushtetuten, etj, jam i bindur qe keta tanet i kane marre te hatashme jashte duke I perkthyer dhe kaq. Po te kerkosh me vemendje mund te gjesh ligjin qe I lejon te birit te Sevos te kerkoje legalisht armen trofe te babait.

        • gjf une e di qe jane te ndryshme. Te thashe vetem qe per popullin injorant shqiptar jane njelloj. Ate punen e kerkimit me vemendje po ta le ty. Po e gjete, kur ta gjesh ma jep edhe mua emrin dhe daten, se une kam per te reklamuar nje shpate te ster-katragjyshit qe ishte oficer i Skenderbeut, atij prej verteti jo ketij koqes se sotem.

    • @gjermanifundit
      me berishen arsyetimet juridike te te drejtave nuk pine uje sepse qellimi final ai i carmatosjes ai do ta siguronte dhe lojerat me autoritetet dhe kompetencat institucionale ai jua gjente anen sic dinte vete, historia e tij ka plot prova. Flas si civil, qytetar, dhe ndoshta apriori, por aktet e berishes kurre s’kane lene hapesira per te tjeret te gjejne drejtesi.

      • Juve ju eshte mbushur mendja qe Berisha ju ka shkerdhyer para e mbrapa e po ju gjen si puna e atij “ujku, ujku, po kerdine po e ben çakalli”.

  • I nderuar, I respektuar, krenare qe te kam njohur zoti Sevo.
    Fjale pak por flori, intelektual por modest.
    Ju kam takuar me babain tim dhe vetem dhjete minuta rruge qe beme bashke me ke lene mbresa per ate qetesi dhe fjale flori.
    Ju uroj pleqeri Te bardhe.
    Respekte,
    Donika

  • I madhi zoti Sevo!
    Ju kam njohur në Elbasan ku vinit Te vizitonit vajzen tuaj qe jetonte në Elbasan prej shume vitesh. Sa shume mirenjohje ruaj qe me takuat Te shkallet e pallatit Te vajzes ku une isha komshije me te. Thjeshtesia juaj me mesoi se njerez si ju gezojne respekt dhe vetem respekt,

    Nderime,

    Valbina

  • Ah more Selfo Tarifa ,te vjen keq per armet e tua . Saliu eshte i juai o Tarife ,nuk eshte i yni .Ka dale nga vagina e juaj e PPSH ,qe e shkateruat shqiperine ,zhduket intelektualet e vertete dhe patriote dhe mbajtet derrat ,spiunet pa para ,se keshtu e donte Enveri popullin,te nenshtruar dhe te varfer ,qe ta terhiqte rehat nga hundet . .

    Po ne pronareve qe na mori Enveri florinjte ,na rrasi neper burgje ,na mori edhe tokat e dreqi me te bire Neve sna vjen keq ,kurse ty te vika keq ,per ate rovole te vjedhur te tjereve Na thuaj o Sevo ,po te jesh burre apo te ka ngele ora tek diktatori Enver .Votimet erdhen ,edhi 25 prilli ,shko voto Ramen ,por po te shkoi dora shtrember ,dhe e ve kryqin tek PD e Berishes ,prap njelloj eshte se Sala me Edi Ramen jane te njejte o Sevo .Jane pjelle e Ramiz Alise .Nuk bejne pa njeri tjetrin ,i duhen njeri tjetrit Te “forte” keni qene dhe jeni .Qe nga 45 e deri me sot ju komunistet e keni pasur dhe e kini shqiperine drejtuar,fatkeqesisht o Sevo .Shiko si e keni katandisur vatanin ,e shkateruat njeriun ,e bete fukara ,e bete shqiptarin hajdut e dembel ,ja rrembyet dinjitetin ,e keni lene fukarane lakuriq o Sevo ,besoj se me jepni te drejte ,e per kete shkruaj ,me qe tu “dhimbska ” vatani Shqiperia. .Si nuk e peshtyte njehere ate idealin e partise o Sevo ,dreqi ta mare .???

  • Mire mor Adih …po ju pronaret ?!ku i qete gjithe ato pasuri kur nje POPULL i tere -FUKARA?! ja kete me thuaj!Dashamiresi !?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *