“Ruajti gjatë sistemit komunist dritën, ky është mevlut për shpirtin e tij!” Festohet sot dita e veçantë

Rovena Cerka

Një ceremoni përkujtimore është mbajtur për nder të ish-liderit botëror të bektashinjve Dede Reshat Bardhi i cili ndërroi jetë 10 vite më parë.

Lideri aktual, Haxhi Dede Edmond Brahimaj në një prononcim për mediat ka shprehur konsideratat më të larta për Dede Reshat Bardhin.

Ai u shpreh  se Dede Reshat Bardhi mbajt gjallë gjatë sistemit komunist dritën e haxhibektashit, së bashku me besimtarët në mënyrë të fshehtë.

Baba Mondi thotë se bektashinjtë do të ecin në shinat që shtroi Dede Reshat Bardhi me shumë mun e sakrifica.

Bektashizmi  është udhë mistike islame që merret me përsosmërinë e njeriut. Është udha që e udhëheq ndjeksin dhe e shpie në objektivin e dëshiruar, në afrimin me Zotin. Është ajo vijë vetmitare mistike, e cila e mërgon ndjeksin nga të gjitha shijet e kësaj bote dhe e pais me dashurinë e Zotit.

‘’Rast i veçantë, moment i veçantë, për të përkujtuar liderin botëror të bektashinjve. Ruajti gjatë sistemit komunist dritën e haxhibektashit, e mbajti gjallë me besimtarët në mënyrë të fshehtë. Në 91 e rihapi këtë, ndërtoi teqe e tyrbe, duke u dhënë shpresë se zoti është në zemrat e tyre. Këtë mesazh ne e kujtojmë em nderim e respekt, është i vetmi që ruajti në atë furtunë këtë dritë të ndritur të fesë islame.

Ky është mevlut për shpirtin e tij. Siç e tregova më parë, na ka dhënë shumë, ruajti të pastër dritën e haxhibektashit. Ky mevlut, mundohemi t’i ngrejmë lart këto figurë.

Ne që kur ka ndërruar jetë, prandaj u bë dhe ky përkujtimore. Ne ecim në ato shina që ai shtroi me shumë mund e sakrifica. Dhe dhe jetën për bektashizmin.’’- tha Baba Mondi.

Share This Article
3 Comments
  • Eshte shume e vertete, qe edhe ky baba mondi nuk duhet te thirret me “baba mondi?, por ”baba MUNDI” fill pas ketij shkrimi arabisht me alfabetin e shqipes.
    Sa shume po mundohet baba Mundi:
    ”Ky është mevlut për shpirtin e tij…Ky mevlut, mundohemi t’i ngrejmë lart këto figurë.” – si shkruan e flet keshtu nje ”titullar”?!
    Mund te jete mbase nga mundimi i peshes se ndonje gote…

  • Bektashizmi, veç riteve fetare, ka merita të mëdha gjatë rilindjes.
    Sot, gjithashtu, paraqet motive të theksuara nacionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *